(E plotësuar 14:21) – Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shpallur kandidaturën për kreun e partisë, për zgjedhjet që do të mbahen me 14 mars.
Haziri duket të jetë i preferuari i PDK-së, me të cilën LDK ka pasur koalicion qeverisës disa herë dhe madje e ka bërë president edhe Hashim Thaçin.
E me këtë të fundit, Haziri është pajtuar në shumë tema, më e zëshmja shkëmbimi i territoreve, për të cilin Haziri ka thënë se duhet të bëhet, në kohën kur këtë ide e dha Thaçi, e që po kundërshtohej nga të gjithë.
Haziri duket të jetë edhe i preferuari i analistëve që anojnë nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilës kanë shprehur preferencat që ai të jetë në krye të LDK-së, derisa Blerim Latifi, ish këshilltari i ish shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, ka përkrahur publikisht në një debat televiziv në T7, Haziri për kryetar të LDK-së.
Haziri po ashtu njihet për afërsinë me Thaçin, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, Elmi Reçicën.
***
Kandidati për kryetar të LDK’së, Lutfi Haziri ka ironizuar me kryetarin e Vushtrrisë Xhafer Tahiri i cili doli publikisht në mbështetje të kandidatit tjetër për kryetar Lumir Abdixhiku.
Haziri i cili zyrtarizoi kandidaturën për kreun e LDK’së sot nga Gjilani, komunë të cilën e drejton tha se atë kandidat që e mbështet Xhafer Tahiri ai humb.
“Unë jam konsultuar me të gjithë autoritetet dhe njerëzit që LDK’së i kanë dhënë kontribut. Për mu është e vlefshme që delegati me votu shlirë, sepse LDK nuk e pranon logjikën e ndarjes së brendshme, dhe secili shlirë mundet me votu. Dje një koleg i imi që ka dalur dje me tifozllëk me mbështet është pjesë e vendimi të tij, por ajo që thuhet në LDK është me kënd të bëhet Xhafa humb ai, është e vërtetë”, tha Haziri gjatë zyrtarizimit të kandidaturës.
Teksa është pyetur se a ka qenë gabim i LDK-së edhe largimi i Vjosa Osmanit, nga partia, Haziri tha se asnjëherë nuk e ka parë atë jashtë LDK-së.
Haziri u shpreh i bindur se njerëzit e LDK-së do të pajtohen dhe të kthehen të japin kontribut për partinë.
“Detyrimisht. Kurrë nuk e kam parë jashtë LDK’së. Ka qenë momenti i saj. Nuk ka mujt askush me preventu politikisht. Kemi punuar në 2019 dhe kjo është ajo që LDK-ja nuk ka ra në dekadë. Rënia e LDK-së ka ndodhur nga 6 tetori më 14 shkurt. Si rezultat duhet ta shohim këtë periudhë kohore se ku ka qenë gabimi jonë. Ka pasur humbje të besimit dhe largim nga LDK-ja për arsye të caktuar. Besoj që tash kanë me u pajtu dhe me u kthy në LDK dhe me e dhënë kontributin e tyre”, ka thënë ai
Deri më tani tre kandidatë kane zyrtarizuar kandidaturën e tyre për kryetar të LDK’së, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Lutfi Haziri.
Lutfi Haziri: Vjosa Osmanin nuk e kam parë kurrë jashtë LDK-së
Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar edhe rreth humbjes së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai tha se LDK-ja ka bërë gabime që i kanë kushtuar në zgjedhjet e fundit.
Teksa është pyetur se a ka qenë gabim i LDK-së edhe largimi i Vjosa Osmanit, nga partia, Haziri tha se asnjëherë nuk e ka parë atë jashtë LDK-së.
Haziri u shpreh i bindur se njerëzit e LDK-së do të pajtohen dhe të kthehen të japin kontribut për partinë.
“Detyrimisht. Kurrë nuk e kam parë jashtë LDK’së. Ka qenë momenti i saj. Nuk ka mujt askush me preventu politikisht. Kemi punuar në 2019 dhe kjo është ajo që LDK-ja nuk ka ra në dekadë. Rënia e LDK-së ka ndodhur nga 6 tetori më 14 shkurt. Si rezultat duhet ta shohim këtë periudhë kohore se ku ka qenë gabimi jonë. Ka pasur humbje të besimit dhe largim nga LDK-ja për arsye të caktuar. Besoj që tash kanë me u pajtu dhe me u kthy në LDK dhe me e dhënë kontributin e tyre”, ka thënë ai.
Haziri flet për kandidaturën e Qunit dhe Abdixikut për kryetar të LDK-së
Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për raportet me kundërkandidatët për kreun e partisë, Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku.
Haziri tha se me të dy ka raporte të mira dhe se kanë qëllime që ta rikthejnë LDK-në.
Sipas tij kjo është rruga që do ta ndjekin që të tre kandidatët.
“Janë kolegë të respektuar dhe i kam miq. Kemi bashkëpunuar në formë, struktura dhe angazhime tona në rrethana të ndryshme. I vlerësoj dhe kjo është njëra ndër arsyet që ne tre që kemi kandiduar deri sot kemi bërë zotim që LDK-në ta rikthejmë, dhe ti gjejmë shkaktarët në strukturë. Kjo është rruga në të cilën ne do të detyrohemi që të kalojmë, duke filluar nga zgjedhjet lokale në tetor. Kjo do të ndërtohet me konsensus duke i konsultuar të gjithë ata që kanë peshë në LDK, ata që do të bashkohen të ri në LDK dhe me qytetarët”, ka thënë Haziri.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë konferencë ku shpalli kandidaturën zyrtare për kryetar të LDK-së.
***
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, njëherësh edhe kryetari i komës së Gjilanit, ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së.
Haziri u zotua se do të punojë që ta rikthej LDK-në sërish në skenën politike pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Jam i nderuar që sot para jush po ju njoftojë se kanë përfunduar konsultimet e fundit me strukturat e LDK’së në Gjilan, poashtu edhe me autoritetet që LDK’së i kanë dhënë shpresë. Tri konsullatet e shenjta të LDK-së, liria e saj e arritur me sakrificë dhe kryengritja e saj e armatosur, pavarësisë e shpallur de juro me 17 shkurt dhe demokracia e Kosovës mbesin konsullate që do të punojë që ta rikthej LDK-në atu ku e ka vendin.
Ai e pranoi se LDK’ja ka dal keq në zgjedhjet e fundit të përgjithshme.
“Pa LDK-në nuk ka zgjedhje as zgjidhje. Kësaj here LDK’ja doli keq. Rezultati i saj tregon për humbje besimi”, ka thënë ai.
/Bota sot/
Diskutim rreth këtij postimi