Sipas komunikatës zyrtare, ky emërim vjen në kuadër të një procesi më të gjerë reformash në këtë institucion, i cili konsiderohet një nga prioritetet kryesore të mandatit qeverisës në fushën e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.
Ministri theksoi se Inspektorati i Punës nuk mund të funksionojë me kapacitete të kufizuara, duke nënvizuar se respektimi i të drejtave të punëtorëve është detyrim ligjor dhe kërkon reagim të shpejtë dhe efikas nga institucionet përgjegjëse.
“Do të ndërmarrim hapa konkretë për rritjen e ndjeshme të numrit të inspektorëve, forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes, digjitalizimin e plotë dhe garantimin e zbatimit të ligjit në çdo rast”, thuhet në deklaratë.
Ministri i ka shprehur mbështetje të plotë z. Jashari në realizimin e këtij procesi reformues, duke theksuar pritjet për rezultate konkrete në terren.
Në të njëjtën kohë, ai ka falënderuar ish-drejtorin, z. Vesel Zhinipotoku, për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë periudhës së kaluar.
Në fund të komunikatës theksohet se transparenca, llogaridhënia dhe rezultatet mbeten standarde të panegociueshme për çdo institucion dhe zyrtar publik.
Ky emërim shihet si pjesë e përpjekjeve për forcimin e shtetit ligjor dhe rritjen e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në Kosovë, në një kohë kur kërkohet më shumë efikasitet dhe përgjegjësi institucionale.










Discussion about this post