Dardania Press
E premte, 19 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

Abidxhiku: LDK qëndron në sallë për votimin e Vjosa Osmanit presidente

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se do të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet presidenti i ri i Kosovës, shkruan Reporteri.net.

30 Mars, 2021
in Kosova
18 1
0
Abidxhiku: LDK qëndron në sallë për votimin e Vjosa Osmanit presidente
21
SHARES
267
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Abdixhiku ka thënë se kanë vendosur që të respektojnë nevojën e qytetarëve për stabilitet politik.

Ai është shprehur se Kryesia e LDK-së ka marrë vendim me shumicë votash që kjo parti të qëndrojë në sallë ditën kur Osmani të votohet për presidente.

Kreu i LDK-së ka thënë se pret nga deputetët e tij që ta respektojnë këtë vendim.

“Po bëhen një muaj e gjysmë që nga përfundimi i zgjedhjeve e nga procesi ku kam marrë detyrën e udhëheqjes së LDK-së. Sot jam përfshirë në procesin diskutues të zgjedhjes së presidentes. Jam përfshirë me vetëdije me qëllime të mira dhe kam dashur që LDK të ketë zërin e vet. Në këtë kohë kam dëgjuar zëra se LDK duhet të qëndroj anash e në indiferencë. Në politikë as unë e as kolegët e mi nuk jemi për të marrë vendime të lehta. Jemi për të dhënë zgjidhje edhe kur ato duken të paarritshme. Me forcën politike që kemi kam pasur dy mundësi. Të zgjedh obstruksionin dhe të pengojmë shumicën të marrë vendim ose të jemi pjesë e zhvillimeve duke respektuar nevojën e qytetarëve për stabilitet politik. Kemi zgjedhur të dytën.

Është njeriu që e bën presidentin jo një letër. E shkuara na ka mësuar ndryshe. Këto biseda ua kam treguar anëtarëve të Kryesisë. Të gjithë bashkërisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione, që LDK do të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit. Ky është vendim i Kryesisë. Ua kam kumtuar këtë vendim deputetëve të VV-së, dhe pres që secili ta respektojë këtë vendim”, është shprehur ai.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
BE, USA, NATO bashkë që KOSOVËN mos ta mbajë peng as dhe Lista Serbe

BE, USA, NATO bashkë që KOSOVËN mos ta mbajë peng as dhe Lista Serbe

19 Shtator, 2025
Shaip Kamberi: Të drejtat janë univerzale, ato nuk janë mëshirë e shtetit

Kamberi bën thirrje për krijimin e një komisioni hetimor në Serbi për vdekjen e ushtarëve shqiptarë në ushtrinë jugosllave në vitet ’80

18 Shtator, 2025
“Xhandarmëria bullgare i arrestoi në Çarshinë e Shkupit, dy vëllezërit tregtarë të qelesheve, Mahmutin dhe Hakiun, pasi kishin furnizuar shqiptarët…”/ Historia e panjohur e demonstratës së 10 majit ‘41

Çështja kombëtare në Kosovë sipas një dokumenti të panjohur të Partisë Komuniste të Jugosllavisë

Çështja kombëtare në Kosovë sipas një dokumenti të panjohur të Partisë Komuniste të Jugosllavisë

17 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In