Kyetari i KKSH, Enkel Rexhepi në profilin e tij në facebok shkruan:
“Në panelin e dedikuar për Luginën e Preshevës, së bashku me deputetin popullor Shaip Kamberi dhe kryetaren e Komunës së Preshevë Ardita Sinani, theksuam sfidat e përditshme dhe diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës dhe Sanxhakut.
Diskutuam për hapa të qartë, veprime të koordinuara dhe angazhim të përbashkët nga Kosova, Shqipëria dhe partnerët ndërkombëtarë, për mbrojtjen e identitetit kombëtar, avancimin e të drejtave dhe përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve tanë.
Lugina nuk duhet të mbetet në margjina, por meriton zhvillim, dinjitet dhe barazi të plotë.
Faleminderit Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës
, si dhe ambasadorëve pjesëmarrës, për gatishmërinë dhe interesimin e treguar për çështjen e shqiptareve…”

Discussion about this post