Dardania Press
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Histori

Shtegtime nëpër Atdhe (CDVI)

Berat Luzha: GRUDA – KRAHINA QË I DHA EMËR HISTORISË KOMBËTARE

12 Gusht, 2025
in Histori
13 1
0
Shtegtime nëpër Atdhe (CDVI)
16
SHARES
198
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Gruda është një krahinë apo një rajon historik shqiptar në Malësinë e Madhe, një rajon malor që gjendet në veri të Liqenit të Shkodrës. Kjo krahinë bën pjesë në komunën e Tuzit (e formuar në vitin 2018), që përfshin fshatrat e gjendura kryesisht përgjatë rrugës Tuz – Podgoricë dhe në dy anët e lumit Cem, siç janë: Vuksanlekaj, Dinosha, Skoraçi, Helmësi, Lajthiza, Stjepoja, Karahoxha, Berikela, Priftaj, Llofka, Pikala, Selishta e Epërme, Selishta e Poshtme, Gurreci, Kalaj, Ksheva, Mileshi i Epërm, Mileshi i Poshtëm, Pashkalla, Vulaj i Epërm. Kufizohet me Hotin dhe Kelmendin, si dhe me zonat malazeze, në veri të saj.
Që nga fillimi i shek. XIV, Gruda është përmendur në dokumente evropiane, ndërsa në dokumentet osmane që nga shek. XV, si krahinë shqiptare me strukturë fisnore. Gjatë sundimit Osman Gruda ishte një nahije (krahinë) në përbërje të Sanxhakut të Shkodrës. Në saje të luftërave që bëri, Kongresi i Berlinit (1878) dështoi t’ia dhuronte Grudën Malit të Zi. Mirëpo, fuqitë e mëdha të kohës, në Konferencën e Londrës, në vitin 1913, edhe krahinën shqiptare të Grudës ia njohën Malit të Zi.
Gruda është një zonë me histori të pasur, me kulturë dhe identitet të fortë shqiptar. Është e banuar që nga kohët më të hershme. Këtu kanë banuar ilirët e fisit Labeat, ndërsa sot banojnë shqiptarët, pak malazezë dhe një numër i të deklaruarve boshnjakë.
Në vitin 1614 në Grudë ishin të regjistruara 40 shtëpi, në vitin 1881 kishte shtatë fshatra me 351 shtëpi dhe 2200 banorë, në vitin 1897 kishte 400 shtëpi e në vitet 1901-1902 kishte 230 shtëpi.
Krahinat e Grudës dhe Hotit të Malësisë së Madhe janë krahina fqinje. Gjatë historisë këto dy krahina shënohen si një binom, sepse në shumë dokumente e materiale historike shënohen së bashku, si Hot e Grudë. Aty ku është Hoti, aty gjendet edhe Gruda. Hoti dhe Gruda i kanë bërë nderë e lavdi historisë sonë kombëtare. “Pushka e Hotit dhe shpata e Grudës”, kanë thënë dikur, ngase grudasit ishin të njohur për përdorimin e shpatës, ndërsa Hoti është përmendur për përdorimin e mirë të pushkës.
Si krahinat tjera, edhe Gruda e Hoti kanë qenë pjesë e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke kontribuar në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtimi dhe copëtimi. Pas 500 vjet të robërisë osmane, grudjanët, në vitin 1911, nën udhëheqjen e Dedë Gjo Lulit, ngritën në malin Deçiq flamurin kombëtar. Në vitin 1913 fuqitë e mëdha në Konferencën e Londrës, Grudën ia njohën Malit të Zi.
Njëra ndër simbolet e trimërisë së gruas shqiptare është Tringa Smajlja (1870-1917) nga Kësheva, vajza e bajraktarit të Grudës, Smajl Martini Ivezaj. Gjatë luftës kundër ushtrisë osmane, në vitin 1880, Tringës iu kishin vrarë dy vëllezërit e vetëm të saj. Kështu Smajli mbeti pa djalë dhe Tringa pa vëllezër. Atëherë Tringa vendosi të mos martohej, të bëjë jetën e djalit dhe jetën e saj t’ia kushtojë çlirimit të Atdheut. Në vitin 1911 ajo i bashkohet kryengritjes së Malësisë së Madhe, që udhëhiqej nga Dedë Gjo Luli. Tringa ishte edhe pjesëmarrëse dhe folëse në Kuvendin historik të Greçes, mbajtur nga 10 deri 23 qershor 1911. I ati i Tringës, Smajl Martini, u rrëmbye nga osmanët në vitin 1911 dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë. Gjatë viteve 1914 / 1915 Tringa e kishte shitur tërë pasurinë e saj, të trashëguar nga i ati, për t’i hapur shkollat e para shqipe në fshatrat Dinoshë dhe Priftën të Grudës. Varrin e saj, dy vjet pas vdekjes, ia shkatërroi ushtria e shtetit Serbo-Kroato-Sllovene. Për famën e saj gazeta amerikane “New York Times” Tringë Smajljan e përshkroi si një Zhan D’Ark shqiptare.
Pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarët e Grudës janë përballur me represion sistematik shtetëror dhe me përpjekjen e regjimit për asimilimin e tyre. Shumë grudas janë detyruar të emigrojnë jashtë shtetit, kryesisht në SHBA.
Gruda është e njohur për ruajtjen e traditave folklorike, veçanërisht për vallet e vendit, për këngët epike dhe për veshjen origjinale të kësaj krahine. Këngët e vjetra malësore të Grudës, që lidhen me trimërinë, dasmat, vajtimet etj., siç është kënga për Dedë Gjo Lulin, janë pasuri e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore. Këto këngë, me stil të të kënduarit epiko – lirik, zakonisht përcillen me çifteli ose me lahutë, por edhe pa instrument.
Si njëra ndër krahinat më të bukura dhe më epike, Gruda i bënë nderë gjeografisë kombëtare dhe historisë së lavdishme të popullit tonë.

Tags: Berat LuzhaGruda

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Me shumë krenari dua të ndaj momentin deri te medalja në Evropian! 

Me shumë krenari dua të ndaj momentin deri te medalja në Evropian! 

13 Gusht, 2025
E konfirmuar, fshati Lin është vendbanimi më i vjetër në Europë i njohur deri me sot! 

E konfirmuar, fshati Lin është vendbanimi më i vjetër në Europë i njohur deri me sot! 

13 Gusht, 2025
RRZHANA, ATJE KU SOT KULLOSIN RRUFETË

RRZHANA, ATJE KU SOT KULLOSIN RRUFETË

12 Gusht, 2025
Çmimi i Lartë “Mikpritja Shqiptare” për “Valbona Resort & SPA”

Çmimi i Lartë “Mikpritja Shqiptare” për “Valbona Resort & SPA”

12 Gusht, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In