Dardania Press
E diel, 17 Gusht, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Histori

“Shqipnija e së nesërmes mundet me jetue miqësisht me nji Serbi me mëndë në krye”

Nga: Bedri Pejani (pikëpamjet e shprehura më 1941, për çështjen e Kollashinit dhe mbrojtjen e Pazarit të Ri) Përgatiti për publikim: Ismet Azizi

24 Shtator, 2020
in Histori, Kultura
17 0
0
“Shqipnija e së nesërmes mundet me jetue miqësisht me nji Serbi me mëndë në krye”
19
SHARES
242
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Po të hudhim nji sy mbi kartën gjeografike të këtyre katrë krahinave (Mitrovicën, Pejën e Istogun, Kollashin dhe Pazarin e Ri – v. I. A.), konstatojmë, pa u lodhë, nji anomali ethnike fare në shesh për sa i përket Kollashinit dhe Mitrovicës i cili asht futë si nji thikë tradhtare shumë e rrezikshme ndërmjet Mitovicës, Drenicës, Istogut dhe Rozhajës. Tutinës e Pazarit të Ri. Kjo anomali ethnike mundet me pasë një forcë kërcnimi shumë të madhe në nji ditë kritike tuj na pre të gjitha komunikimet me Tutinën e me Pazarin e Ri e tuj provokue shkatrrimin e popullatave t’ona në Sanxhak. Ndër ditët e ngjarjeve të vjeshtës 1941, 19 katunde të kësaj krahine u rrafshuan plotësisht apo seriozisht bash me 10 katundet e malit të Rogoznës. Popullatat serbe të këtyre katundeve u shtrenguan me kërkua buk e strehë në Rashkë, Kralevë e Kurshumli, për të vetëm arësye pse deshtë të lozin rolin që iu asht caktue prej pozitës së tyre gjeografike, rolin e thikës tradhtare. Sot për sot nuk ekziston as nji element anmik në mes Tutinës, Pazarit të Ri dhe Mitrovicës: rrugët janë pastrues radikalisht.

Mirëpo, situate e krijueme në Kollashin do të mund të quhet definitive kur veprimtaria e jonë ndërtuese në këtë krahinë të Mitrovicës do t’a ndalojë, një herë e mirë, riinstalimin e elementit serb. Pra, Kollashini bashk me malin e Rogoznës duhet të fitojnë, sa më parë, nji fizionomi ethnike shqiptare. Në Drenicë kemi, s’paku 300-500 e në Shalë të Mitrovicës 300 familje shqiptare që jetojnë pa tokë apo pa tokë të mjaftueshme. Këto familje mund t’instalohen gjatë viti 1942, pse do të nxitojnë ato vet me i nxanë tokat e Kollashinit me t’u ndal leja prej Qeverisë s’onë. Po as mundim apo sakrificë tjetër. Me këtë veprim ma se gjysma e punës mund të njihet si e kryeme. Sa për pjesën e punës jo të kryeme shohim e bajmë, pak ma vonë. Nji fillesë e mirë asht gjysma e fitimit.

Ngjarjet e vjeshtës 1941 rreth Pazarit të Ri i kan dy kuptime: a) Pazari i Ri mundet m’u mbrojtë prej rrezikut serb; b) Popullatat t’ona në Sanxhak mundet me luftue për Shqipninë si nji element ma trim e ma shqiptar të Shqipnisë s’onë të smoçme. Provat e dhanuna janë shumë të gjalla për me shkue n’argumentimin e këtyre dy kuptimeve.
Megjithkëttë… për të sigurue definitivisht dhe radikalisht mbrojtjen e Pazarit të Ri prej rrezikut serb po i parashtrojmë këto dy masa kryesore, të cilat duhet të mirën me të hye marsi i 1942: 1) Me instalue në kazermen e Tutinës, Rozhajës e të Sjenicës tre bataliona shqiptare: 2) Me fillue qysh sot, me i armato]tue popullatën e këtyre tri nënprefekturave t’ona.

Nga armatimi i popullatave t’ona të Sanxhakut nuk mund të kemi as nji dam, pse, traditat e tyne shekullore kërkojnë që këto popullata mos t’i përdorin armët veç se kundra Malit të Zi dhe Serbisë.

Ka pas shqiptarë dje, ka shqiptarë qysh sot që beson se nji miqësi shqiptaro-serbe asht gja e realizushme. Komiteti i Kosovës, themelisht nuk asht kundrë këtij besimi. Mirëpo, kjo organizatë nuk është naive. Për te nji realizim i tillë mvaret nga përmbushja e nji konditës “sinecua non” e cila shkurtohet si pason: “Shqipnija e së nesërmes mundet me jetue miqësisht me nji Serbi me mëndë në krye.”

Për me pas nji Serbi me mëndë e me krye, aspak agresive apo imperialiste, duhet të mirren masa serioze nga ana e Shqiptarëve qysh sot. Ndër këto masa mund të njihet si kryesore kjo që pason: tokat e Sanxhakut të Pazarit të Ri mund të ndahen në mes Shqipnisë dhe Kroacisë. Kjo ndarje nuk cenon aspak drejtësinë, mbasi këto toka banohen me shqiptarëve dhe Boshnjakëve. Vetëm nji Serbi deri te kufijt e saj të para luftrave ballkanike, e çarmatueme mirë mund të konsiderohet si nji “Serbi me mend në krye”.

Tags: Kolashini.MitrovicaSanxhaku

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

16 Gusht, 2025
Shqiptari të falë çdo gjë por jo SUKSESIN!!!

Shqiptari të falë çdo gjë por jo SUKSESIN!!!

16 Gusht, 2025
NATO dhe Kosova: Aleanca që lindi nga nevoja për liri dhe u forcua nga përkushtimi për paqe

NATO dhe Kosova: Aleanca që lindi nga nevoja për liri dhe u forcua nga përkushtimi për paqe

14 Gusht, 2025
𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

13 Gusht, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In