Monarkitë sebo-malazeze, ndonëse kishin proklamuar se myslimanëve ( pra shqiptarëve, boshnjakëvee turqëve) do t’u garantonte të drejtat dhe pronat e tyre, nuk zbatuan sa deklaratën e Konferencës së Ambasadorëve për të respektuar të drejtat e minoriteteve.
Sipas qëndrimit të qeverive serbo-malazeze, shqiptarët nuk përbënin kurfarë elementi me rëndëei kulturore, historike e kombëtare. Ata konsideroheshin të egër, gkapirës, mashtrues, dinakë, të pa besë, konservator, regressive, kusarë etj.
Administrata ushtarake policore dhe shtetërore, madje edhe elementi serb në Kosovë, i kishte duart të lira të vepronin ndaj shqiptarëve, për t’i torturuar dhe rrahur ata deri në vdekje. Rrjedhimisht, ky qëndrim solli tensionimin e raporteve ndëretnike dhe nxitjen e konflikteve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.
Këto rexhime zbatuan një politikë shfarosëse e hegjemoniste ndaj shqiptarëve, dogjën fshatrat, masakruan banorët, plaçkitën pasurinë dhe grabitën pronat e tyre. Në platformën e tyre për Kosovësn dhe shqiptarët, e cila bazën e kishte te “ Projekti” (“Naçertanija”) shovinist i Ilija Garashaninit, zbatohej me përpikëri parimi bosht: “ Serbizimi me çdo çmim”. Inspektori i Policisë serbe në Shkup, Mihailo Ceroviq, i cili këcnonte e shantazhonte shqiptarët, duke u vërsulur ndaj tyre se “ do t’ua shkurtojmë këmbët e kryet po të mos bëhen serb”. Në këtë kontekst, synimi i politikës serbo-malazeze në Kosovë ishte shtypja politike dhe ekonomike e shqiptarëve, për t’i dëbuar ata nga atdheu i tyre, Kosova , dhe për të vendosur kolonë serbë. Me qëllim realizimin e kësaj platforme.
Rexhimi ushtark serbo-malazez u përpoq t’i armiqësonte shqiptarët, duke nxitur përçarje mbi baza fetare ndërmjet tyre. Shqiptarët katolik në Kosovë u përballën me pretendimet për t’i rreshtuar në kuadër të kornizave dhe intersave të politikës serbe e malazeze dhe për t’i futur në konflikt me shqiptarët mysliman. Masë tjetër ishte e marrë ishte nga pushteti serb e malazez ndaj shqiptarëve ishte edhe shërbimi i detyruseshëlëm ushtarak.(…) Krejt këto masa edhe shumë të tjera ishin në kundërshtim me vendimet e Konf. së Ambasadorve në Londër dhe ato të Marrëveshjes Osmane -Serbe, të nëshrkkruar në Stamboll, më 14 mars të viti 1914.
Marrveshja në fjalë i siguronte të drejtat qytetare dhe politike popullsisë myslimane nën Mbretërinë e Serbisë. Në këtë marrveshje, popullsia shqiptare nuk u trajtua mbi bazat të kombësisë, por sipas përkatësisë fetare. Marrveshja i garantonte popullsisë myslimane nështetësinë osmane për tre vite pas nënshkrimit të saj, nuk u detyronte atë të paguante asnjë lloj takse, nuk e detyronte t’i nënshtrohej pushtetit ushtarak, i garantonte të drejtën e paprekshmërisë së pronës, i premtonte vetëçeverisje lokale, respektim të besimit, zakoneve, shkollimit etj. Kjo marrvehsje ishte një lloje presioni ndaj Mbretërisë së Serbisë për të ruajtur popullsinë myslmane ne Kosovë, por nuk u jetësua në praktikë dhe në përspekttivë rrezikonte shqiptarëet nga shkombtarizimi dhe emigrimi.
Diskutim rreth këtij postimi