Për procesin e islamizimit të popujve të Ballkanit gjatë perudhës 500 vjeçare osmane janë shkruar një numër i madh i artikujve dhe studimeve nga autorë të huaj dhe vendas nga këndvështrime të ndryshme. Shumica e këtyre studimeve, shihetse janë me përmbajtje subjektive dhe tendencioze dhe shumë pak shkrime dhe vëshshtrime janë me përmbajtje reale dhe objektive. Popullsia sllave dhe ajo greke që i takonin fesë ortodokse nuk u islamizua, vetëm në raste individiuale dhe grupe të vogla, meqë , ajo i kishte kishat e tyre nacionale, të cilat edhe gjatë perudhës500 vjecare tësundimit osman në Ballkan ishin të mbrojtura me fermanet e sulltanëve dhe ligjet osmane. Këto dispozita ligjore osmane ndikuan që kjo popullsi e këtyre popujve të mos sllavizohet ndërsa, dy popuj të tjerë autoktonë të Ballkanit: Albanët dhe Boshnjakët në mënyra të ndryshme e përqafuan fenë islame, meqë, qysh para depërtimit osman në Ballkan kishin mbetur pa kishat e tyre, të cilat gjatë shek.13-14,sipas dokumenteve të Vatikanit ishin uzurpuar, ndërsa popullsia josllave, përdjekej dhe sipas dispozitave të Kodit të Stefan Dushanit, ndëshkohej me masa të ashpëra, dëmkosje në fytyrë e në trup me hekur të zjarrt, madje në shumë raste edhe persokutohej si here zë nga sunduesit sllavë, që me dhunë tentonin këtë popullsita sllavizojnë dhe ta konvertojnë në fenë ortodokse të ritit pravosllav. Shumica e popullsisë albane, para depërtimit sllav në Ballkan,i takonte fesë ortodokse, ritit greko-bizantin, meqë kishte jetuar nën sundimin e Bizantit më se tetë shekujdhe pjesa e saj më vogël i takonte fesë katolike të ritit romano-latine ndikuar nga Selia e Shenjtë e Vatikanit dhe sundimi i Venecisë në qytet brgdetare tëArberisë mesjetare. Pas pushtimit të territoreve të banuara në shumicë me popullsi albane nga Nemanjiqët e Rashkës dhe pas pavarsimit të Kishës serbe pravosllave nga ajo bizantino-greke,filloi mënjë intezitet edhe më të madh konvertimi i populsisë albane,që realisht kishte filluar me të madhe përhapja teologjike e ortodoksizmit tëcilin e predikonin priftnjëtQirili dhe Metodi në kohën e sundimit të mbretërisë bullgare (850-1018),edhe nepërmjet të peshkopatave të Shkupit, Ulpianes, Prizrenit dhe të Mitroplisë së Durësit , administrativisht të lidhurame Kryepeshkopatën e Ohrit nën juridikcionin e Patrikanës së Kostantinopolisit. Sipas disa të dhënave të disa autorëve, shihet se edhe në trojet albane, para depërtimit osman në Ballkan, kanë ekzistuar edhe grupe të vogla që i kanë takuar Lëvizjes së Bogumilizmit, rrymës fetare që kishte depërtuar nëpërmjet kolonistve sirian dhe armen që disa herë i kishte vendos Bizanti në Thraki në rrethinat e Filipolisit (Plovdivit), që e mohonte kultin e Shen Mërisë, kryqin dhe paraqitjen e Jezu Krishtit të martirizuar në kryq. Sipas disa studiuesve, këtë levizje fetare e kishte themeluar një prift bullgar me emrin Bogumil, me kuptim, më i dashuri te Zoti dhe sipas tij e ka marr emrin. Doktrina e kesaj lëvizjeje i përkiste Rrymësgnostiko dualiste,që ishte në kundërshtim me doktrinën e kishave mesjetare të asaj kohe lidhur me interpretimin e fesë, të cilat më tepër i jepnin rëndësi anës materiale, se sa asaj shpirtrëore dhe sociale, meqë atoishin vënë në shërbim të mbretërve dhe aristokracisë mesjetar e për shfryzimin e shtresave të varfëra popullore dhe fshatare,që ishin të shtypura në mënyrë mizore, jo humane, veprim ky që ishte vepër e djallit-satanes e jo e Zotit, se Zoti nuk e ka krijuar të keqën, por atë e ka krijuar djalli, në shërbim të cilit, sipas Lëvizjes Bogumile, ishte kisha mesjetare.
Doktrina e kësaj lëvizje bogumile, e quajtur si Lëvizje heretike fetare, nga kisha mesjetare, për shkak se ajo, sipas tyre, predikonte, besim jo të drejtë, dhe besim të rrejshëm që ishte paraqitur si rivale e kishave mesjetare. Kjo lëvizje, në esencë ka pasur, jo vetëm karakter religjioz, por edhe social me përmasa politike, meqë ajo ishte vazhdimisht e përndjekur si here zë edhe nga sundimtarët mesjetarë të shteteve ba ]llkanike, njëkohësisht edhe nga tëdy kishat e ritit ortodoks dhe të atij katolik. Këjo lëvizje fetare bogumile, që nuk arrti t’i lëshojë rrënjët e veta më thellë në vendin ku së pari u paraqit, kaloi dalngadalësi tranzit nga Bullgaria, Maqedonia, Arberia, Kosova, Rasia-Serbia, por duke i lënë gjurmët e veta tëherezësbogumileedhe te një pjesëe vogël të popullsisë së këtyre vendeve, e cila nëfund duke gjetur strehim më të sigurtë vendoset në Bosnje dhe atje me bogumilët vendas e formonKishen Boshnjake (Crkva Bosanska), e cila gjatë tërë ekzistimit të sajë është konsiderua si kishë heretike dhe pjestarët e saj bogumilët të qujtur edhe sipataren në Dalmaci, por edhe sikatarnë Itali,albizhannë Francë, kanë qenë të përndjekur nga Kisha Lindore, dhe nga ajo Romane Katolike.Këto grupe heretike për t’iu ikur ndëshkimeve`dhe persekutimeve kanëgjetur strehim në Bosnje, nën mbrojtjen e Kishes Bogumile Boshnjake. Për shkak të strehimit të tyre atje, disa herë në Bosnje janë zhvillua luftëra nëformë kryqzatash. Në mesin ekëtyre grupevetë vogla të përndjekura si herezë edhe nga mbretërit e shetit mesjetar të Rashkës, kishte edhe idhëtar të etnisë albane nga Kosova dhe Maqedonia.Si heretikë janë prndjekur edhe albanët e besimit katolik nga mbretërit e Rashkës. Me depërtimin dhe vendosjen e admiistratës osmane në territoret e Bullgarisë Lindore dhe të Greqisë Veriore, ku kishte ende edhepopullsi albane,qysh nga koha e sundimit bizantin, këto grupe të vogëla heretike për t’i ikur përndjekjeve, gradualisht, nepërmjet mësimeve dhe predikimeve të misionarëve për përhapjen e fesë islame tëAhi dervishve endacakë nga Anadolli, kanë kaluar në fenë islame dhe qysh heret, janëinkadruar në kalorsinë e akinve osmanë si edhe në sitemin e timarit-spahi-ushtarak osman.Për kalimin e popullsisë së krishterë albane në fenë islame, natyrisht se kanë ekzistuar faktorë të ndryshëm: politikë, ocialë, konomikë, psikologjikëetj.
Sipas mendimit tonë,ekzistoninedhefaktorë tjerë, që kanë quar në islamizimin eshumicës së popullsisë albane,ky ishte, konvertimi me dhunë në fenë ortodokse të ritit pravosllav,rit ky, të cilin shpirtër isht dhe vullnetarisht nuk e kishte pranue, por vetëm formalisht, për t’iu ikur ndëshkimeve drakonike dhe ndaj te cilit kishte qenë gjate tërë kohës së sundimit sllav indiferent, meqë mesha, uratat dhe ceremonit tjera fetare janë mbajtë vetëm në gjuhën kishtare sllave, e cila për ta ishte fare e pa kuptueshme.S ipas një diplome të mbretit serb Dushan thuhet: Edhe albanët që sillen rreth e rrotull kishave duhet të punojnë sikurse serblit (i Arbanasi koji se obretaju u crkve da rabotaju kao Srblji”).Që ka kuptim: Albanët duhet të sillen sipas parimeve dhe rregullave fetare serbe,esic shihet nga veprimet e tyre, ata nuk kanë deshiruar t’i ndjekin predikimet fetare të ritit pravosllav. Natyrisht se edhe antagonizmi dhe rivaliteti shekullor ne mes Kishës së Lindjes dhe të asaj të Perendimit, secila me pretendime të veta, për 3 përhapjen e doktrinës së tyre fetare, për të dominuar në tokat albane, në njëfarë mënyre,
i’a ka hap rrugën përhapjes së fesë islame. Gjithashtu mosfunksionimi dhe uzurpimi i kishave të pakta katolike në Kosovë, Mal Zi dhe në Maqedoni, që ligjërisht gjatë sundimit
mejtetar sllav, veprimtaria e së cilave ishte ndaluar. Pikërisht, kjo ndalesë ka lënë pasoja për më vonë, meqë në fillim të sundimit osman, predikimi dhe veprimtaria e Kishes
Katolike edhe pse filloi të zhvillohet pa pengesa, por në mungesë të madhe të priftnjëve të shkolluar për t’i kryer sherbesat fetare, por edhe për shkak të detyrimeve te mëdha fiskale,
ndikuan aq shumë, sa që albanët e besimit katolik, (sipas raporteve të relatorëve katolikë të Vatikanit, të fund shekullit 16 dhe fillimit të atij 17), po kalonin me të madhe në fenë
ortodokse dhe bëheshin serbë ose grekë, por një pjesë e tyre kalonin dhe në fenë islame dhe bëheshin turq sic!- myslimanë-I. R. Duhet pranuar faktin se të gjithë ata që kaluan në
fenë islame e kanë rujtur identiten etnik dhe gjuhën shqipe, ndëssa ata që kaluan në fenë ortodokse të ritit pravosllav, ukonvertuan në sllavë: bullgarë, maqedonë, serbë dhe
maleziasë, që mjerisht edhe sot e kësaj dite, ky proces në mënyrë të heshtur, po vazhdonnë Mal të Zi, Maqedoni dhenë Greqi, këtë fakt as kush nuk mund ta mohojë.
Sistemi i devshirmes, rekrutimi-grumbullimi- me dhunë i djelmoshave trë rinj nga te krishterët për yenicer, sistemi i gulamit, marrja e fëmijve si peng në shërbim tësulltanitsi
edhe sistemi icoglanve,po ashtu marrja në shërbimtë Pallatit te sulltanitnë Stamboll dhe pas edukimit dhe shkollimit te tyre në frymën islame, janë emrua në poste të larta
shtetërore, të cilët kanëlujtur një rol të rëndësishëm nëpërhapjen e islamit. Pervec faktorëve që më latrtë i përmendëm, mendojmë, se arsyen kryesore për kalimin në islam të bujarisë dhe të popullsisë albane, që ishte e shpronsuar në hapsirën e gjërë Kosovës dhe Maqedonisë Veriperidimore, gjatë sundimit mesjetar sllav, duhet kërkuar në sistemin e timarit-spahi -ushtarak, që pa dallim klasor apo fetar, ofronte lehtësira në sferën ekonomike dhe beneficione tjera për avansimin e statusit shoqëror, për ato kategori njerzish, që kalonin në fenë islame. Nuk ka dyshim se gjatë sundimit bizantin, jo vetëm në Kosovë, e Maqedoni, por edhe nëMal të Zi, sikurse në Arberinë mesjetare, ka ekzistua një klasë feudale albane në shërbim të administratës bizantine e cila gjatë kohës sundimit bullgar (850-1018), e sidomos gjatë sundimit të shtetit mesjetar serb, tëshek. 13- 14, kjo kalasë feudale albane ishte shpronsua dhe eleminue. Por kanë mbetur gjurmë të pakta në burimet shkrimore sllave për fisnikët me prejardhje albane si: Dera e fisnikëve të Muzaeqve të Prokupit, që përmendet në vitin 1318, edhe me formën e deformuar si Musiqi e Celnik Musa. Fshati i tyre Muzaq, përmendet ne defterët osmanë te shekullit 15, tëcilët e kishin pasur edhe një minierë argjenti në Bëvenikë. Fisniku Gurgje Mazarak -Gjergj-Mazreku, nga fshti Mazrek i Vranjes, ishte logofet dhe inspektor i minjerave të Rudnikut dhe Ostrovicës gjatë administratës së depotit serb.Nikolla Gjergjashi,Lesh dhe Peter Spanovic, nga qytezae Novaberdës, Gjon Gjinie kishte një galeri argjendi nëfshatin Markofc të Novëaberdës. Fisniku Rajko Krizma,( i ati Bogdan Krizmas, tregtar dhe minister i financave në administaratën e despotit serb), në shek.14, në Prizren e kishte ndërtue kishën familjare Shen Nikolla,e disa fisnikë të tjerë, që janësllavizuar dhe nuk i kanë rujtur emrat karekteristikë ,eshtë shumë vështirë të identifikohet përkatësia e tyre etnike, sepse ishin veshur me emra tipikë sllavë. Por me shemebjene klasës feudale serbe dhe me vendosjen e administratës osmane, pas vitit 1451-55, në Kosovë dhe Maqedoni, shumica e poseduesve të feudeve-timareve ishin muslimanë nga Anadolli, por edhe nga Ballkani Lindor, ku në mesin e tyre kishte edhe spahinjë muslimanë të etnisë albane, por edhe të kristerë , po ashtutë etnisë albaneme emra krishterë-sllavë.Edhe 4 historiani i njohur S. Pulaha, me plotë akribi shkencore, para 30 vjet e kishte hetuar këtë fenomen të ndryshimit të strukturës etnike të klasës feudale, për të cilin edhe ne e kemi të njëjtin mendim. Me kalimin e një pjese të albanëve të krishterë në fenë islame dhe inkuadrimin et tyre në klasën askere- ushtarake dhe administrative te pushtetit osman, e sidomos nga fillimi i shekullit të 16, pothuajse shumicën e timareve ne Kosovë e Maqedoni i kanë poseduar albanët autoktonë. Nga kjo situatë e re e krijuar, mund të konkluodjmë se elementi iklases feudale serbe si element i huaj i ardhur nga jasht Kosoves dhe Maqedonisë,gati krejtësisht ishte zhdukur,n dërsa në anen tjeter elementi i klasës feudale vendase albanekishte filluar persëri tëringjallet dhe të dalë në siperfaqe, duke qeverisur në sanxhaqetë banuara kryesisht me popullsi albane, sikurse pjesa tjetër e klasës feudale albane që më heret ishte paraqitur në Arberinë mesjetare, pas vdekjës së mbretit serb Dushan. Për këtë arsye dhe për tëdëshmuar pohimin tonë, në fund të këtij punimi e kemi dhënë regjistrin e posedusve të timareve,të spahinjëve me origjinë albane nga Kosova dhe Maqedonia. Në bazë të dhënave që na i ofrojnë defterët e shek. 15, shihet se antoponimia dhe patronimia tradicionale mesjetare e kryefamiljarëve albanë ishte shenuar në simbiozë me emra tipikë sllavë në regjistrat kadastralë osmanë, fakte këto,që dëshmojnë se shumica e popullsisë albane që banonte në territoret e Kosovës dhe në Maqedonisë së sotme, gjatë sundimit mesjetar sllav ishte konventuar me dhunë në fenë ortodokse të ritit pravosllavnga administrata sllave. Prandaj, është fakt evident dhe i pamohueshëm historik, se depërtimi osman në Ballkan dhe vendosja epushtetitdheadministratës së tij, gradualisht e nderpreu procesin e sllavizimit të popullsisë albane, që në mesjetë jetonte në hapsirën e Kosovës dhe Maqedonisë dhe greqizimin e kësaj popullsie në pjesën Jugore të Albanisë mesjetare.
/vijon/
Diskutim rreth këtij postimi