Dardania Press
E martë, 3 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Histori

Prita në Bistricë (VII)

Me rastin e  70 vjetorit  të rënies së mësuesit Mustafë Koka, Hasan Alia-Remnikut dhe  Agush Mehmetit po  botojmë shkrimin e shtypit zyrtar të Rilindjes së atëhershme.

17 Shtator, 2021
in Histori
35 1
0
Prita në Bistricë (4)
42
SHARES
520
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jovan Bullajiqi

Rilindja, 1965

Ky felton i  asht kushtue kujtimit t’oficereve t’UDB-se, Xhafer Liles e Vojisllav Taliqit – Vojes, që dhanë jetën e tyne me 6 qershor 1951 me rasën e likuidimit të nji prej bandave të fundit të ballistëve në Kosovë e Metohi, tue mbrojtë fitoret e revolucionit.

                                                 

Ai u kthye n’atdhe, e mandej prej katundit  të tij e derguen në kursin  pedagogjik në Prizren. Këtu organet  e sigurimit  i hynë në gjurmë bashkëpunimit  të tij me shërbimin  informative të Shqipnisë.

Mbas kthimit në Prizren,Mustafa muer si detyrë prej Shqipnije që të lidhet me Hasan Ribnikun nëpërmjet të jatakëve ose të afërmëve të tij.

Shërbimi informative i Shqipnisë shfrytëzonte n’at kohë mbeturinat e bandave të shkatërrueme në Kosovë e Metohi për veprimtarinë e vet diverzante dhe suberzive.

Përndryshe,Mustafa ka qenë  i njohtun shum mirë me veprimtarinë e Hasan Ribnikut gjatë kohës së luftës dhe mbas saj.

Takimi i Hasan Ribnikut me spiunin e Shqinisë

Sylë Arifi iu përvesh menjiherë punës.Nuk qe vështirë me u vu në kontak me Mustafën,sepse ky ishte përgatitë për këtë qysh ma parë.

Takimi qe caktue të mbahet nji natë të ftohtë vjeshte,prandaj Hasani i primë prej Sylës, u nis për tu takue me mësuesin Mustafa Rushitin.

Gjatë rrugës, Hasani i spjegoi Sylës planin e vet.Syla,si sekretar i Këshillit  të vendit,duhej të rregullonte që Mustafa të transferohet në Ribnik.Përparsitë e këtij kombinimi ishin të qarta.Mësuesi duhej të gjindej afër,e nevojitej edhe për lidhjen me Galuj Bejin prej Shkupit.

Kur mbërrijtën afër vendit të takimit, Hasani  u ndal me pritë derisa Syla të sjell Mustafën.

Takimi midis spiunit të Shqipnisë dhe Hasan Ribnikut qe shum i përzemert.Hasani nuk la pa i ba menjiherë me dije se ai e qmon punen balliste të babës së tij,por se vetem ia sheh për të madhe që nuk qëndroi deri në fund por u dorzue.Mandej i shprehu knaqsinë që djali i babës së tillë ka marr ‘’rrugë të drejt’’dhe bindjen se ky do të qëndroj deri në fund.

Mandej Hasani paraqiti planin: Mustafa,me ndihmën e Sylës duhet t’emnohet mësues në Ribnik,gja që ky e punoi me knaqsi.

Mustafa pyet se kush asht tjetër prej mësuesëve në shkollë, e Syla iu përgjegj se aty gjindet edhe nji mësues dhe nji mësuese e re.

Hasanit i shëndritën sytë në mënyrë shtazarake,kur u përmend mësuesja.Syla buzëqeshi me përzemërsi.Shikimi i  kujdesshem i Mustafës tregonte se ai nuk kuptoi për qka po flet.Hasani i spjegoi shpejtë se për qka asht fjala dhe i shprehu dëshirën që atë natë të grabisin mësuesen,sepse ka ndërmend me kalue me të të paktën nji natë.

Mustafës kjo nuk i pëlqeu dhe shprehu frigën e vet se kjo mund të damtojë krejt atë që po planifikojnë.Hasani muer nji pamje serioze,u pajtue shpejt me Mustafën dhe në atë qast mund  të fitohej përshtypja se i dha të drejtë.

Mandej  u ndanë, tue i dëshirue njani tjetrit qdo të mirë deri në takimin e ri në Ribnik.

Tentativa për grabitje

Kur Mustafa u largue,banditët iu kthyen përsëri planit të vet, Hasani flite me padurim gjatë rrugës për mësuesen për të cilen nik mndi të gjejë kurrsesi kohë për shkakë të ndjenjave të vazhdueshme.

Ky ishte moment i duhun. U përvodhën deri afër shkollës ngadalë në gishta,tue frigue se mos e zgjojn ndonji para kohe.

Shkolla ishte krejtsisht n’errsinë. Mësuesi e mësuesja flejshin në dhomat e veta,të qeë,tue mos parandie asgja. Kur iu afruen dritarës  së saj,trokitën me shpejti dhe e thirrën ta hapi derën menjiherë. Për fat,mësuesja e re qe aq gjakftohtë saqë kerceu në  menjiherë dhe në dhomën fqinjë zgjoi kolegunë e vet, i cili kapi menjiherë pushkën,që e mbantë pranë shtratit.

Të shtimet qenë të papritura edhe për Hasanin edhe për Sylën.Për nji moment mbetën të shtangun,e mandej ua dhanë këmbëve. Menjiherë u alarmue tanë katundi , u organizue ndjekja ,por edhe kësaj radhe pa sukses. Banditët thuese kishin hy në dhe.

Përgaditi: Ismet Azizi

-vijon-

 

Tags: Hasan RemnikuMustafë Koka

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Lavdi për jetë e mot heroit kapiten Adem Ukëhaxhaj – “GURI”!

Lavdi për jetë e mot heroit kapiten Adem Ukëhaxhaj – “GURI”!

2 Qershor, 2025
Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha

TA DUASH KOSOVËN DO TË THOTË TË JETOSH DHE TË VEPROSH PËR TË

30 Maj, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

29 Maj, 2025
Një nder i madh për Kosovën

Një nder i madh për Kosovën

28 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In