Dardania Press
E martë, 13 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Histori

PRITA NË BISTRICË (III)

Këtë vit bëhen 70 vite të rënies së mësuesit Mustafë Koka, Hasan Alis-Remnikut dhe Agush Mehmetit po fillojmë të botojmë shkrimin e shtypit zyrtar të Rilindjes së atëhershme.

1 Janar, 2021
in Histori
45 2
0
PRITA NË BISTRICË (III)
53
SHARES
665
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sylë Arifi ishte nji ndër jatakët e parë, me të cilin u lidh Hasani. Ishte gjithashtu prej Ribniku dhe kusheri i afërt i Hasanit. Syla u ba shum shpejt dorë e djathtë e tij. Bashkëpunimi i tyre filloi në vjetin 1945 dhe vazhdoi gjatë, tue mos llogaritë periodën prej vjetit 1947 deri më 1949, që Syla e kaloi në shërbim ushtarak.

Mësuesi Mustafë Koka

         

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E enjte, 11-VI-1965

 

Lidhja me bandat tjera balliste

Për shkak të numrit  të vogël t’anëtarëve , kur banda nisej n’akcione  sadopak të rrezikshme, Hasani e forconte këte  me jatakët. Prej kësaj kishte dobi të dyfisht. Nji pse  banda ma në numër  ma e fuqishme , e dyta se Hasani i inkuadronte  jatakët në plaçkitjet e ndryshme dhe akcionet, kështuqë  e siguronte vendin prej tradhëtisë. E dinte se nëqoftëse edhe vetë jatakët i përlyejnë duert, ata nuk do të  guxojnë me ndihmue për ndonji tradhti.

Megjithse banda nuk ndërrmerrte akcione të mëdha, ai insistoi që në to të marrin pjesë medeomos nga disa jatakë. Në fillim, akcionet u kufizuen vetëm në plaçkitjen e ndonji shitorje të kooperativës, ndonji shtëpije ma të pasun, e tjera.

Mirëpo, tue qenë ngapak i vetmuem dhe i ndamë, Hasani u përpoq me ra në kontakt me udhëheqësit tjerë ballistë në Kosovë e Metohi, çka i erdhe për dore.

 

Kush ka qenë Qerim Uka?

Njani prej miqëve  ma t’afërm të Hasanit ndër udhëheqsit ballistë qe Qerim Uka, i lindun në katundin Ozrim të rrethit të Pejës. Në vjetin 1923 ai pat vra nji Sërb të këtij katundi dhe për këtë arsye iku e kaloi në Shqipni. Gjatë okupacionit u kthye  në katundin  e vet, ku mbeti deri në çlirimin e vendit.  Gjatë kësaj kohe bashkëpuntor me okupatorin ( muer pjesë në djegjen e katundit Vitomiricë afër Pejës dhe në shum krime tjera). Mbas çlirimit  duel në mal dhe u ba udhëheqës bande.

Mbas rezolutës s’Inforbyrosë u rekrutue nga Shërbimi informative i Shqipnisë  dhe si i tillë në vjetin  1949 kaloi në Shqipni. Për “ meritat “ e veta  atje muer  gradën e nënkolonelit. Mbas kësaj ai tuboi dhe organizoi në Shqipni emigrantët tjerë e kaloi në vendin tonë si diverzant. Disa herë kaloi kufirin. Ma nji rasë ai erdhi dhe në katundin e vet dhe mbajti nji lloj tubimi.

Në gjurmë të Hasanit?!

Diku në largësi, qeni lehte pikllueshëm. Shiu binte vazhdimisht, thuese nuk mendonte të pushojë kurr. Mbas kësaj u dëgjue nji bumbullimë e fuqishme dhe Mirku këceu në këmbë e u nis kah automati, që ishte mbështetë për shtrat. Dora u ndal në gjysmë të rrugës, e Mirku shqiptoi nji të shame të përshtatshme për çdo rasë.

-Çka asht, shok mos e ke andërr Hasanin, kur këceve kaq shpejt kah arma?- i tha Ismeti, tue buzëqeshë me përzemër si shokut të përgjumt.

-Le ta marri dreqi- murmuroi Mirku dhe u shtri. – Nuk dij as vetë çka pash andërr. Po mendoj vazhdimisht se a do të mundet me ba gja Shabani

Ismeti  e përcillte me shikim dhe simpati. Në sytë e tij gjindej njifarë pikllimi i çuditshëm, ndërsa shikonte shokun, të cilit posa kishte fillue t’i rritej mjekrra. Të dy ishin  shumë të rij, e atij i dukej vehtja në mënyrë të çuditshme i vjetër dhe i lodhun. Atëherë Mirku filloi t’i humbi prej pamjes në njifarë mjegulle. Në vesh i ushtonte çdo gja. U përpoq edhe njiherë që të kthehet në listën e gjatë t’udhëheqësëve ballistë, po ajo thuase luhatej para tij. Lëshoi kryet mbi duer. Me fjetë! … Me fjetë!… Thuase u shtonte çdo gja  rreth tij. Ai çoi me të shpejtë kryet përpjetë, tue luftue kundër gjumit, por kot.

-Bjer pak, kotu të paktën nji orë, – tha Mirku, gati tue e bajtë kah banka e fortë.-nuk ke hangër as darkë. I ke hapë sytë  n’ato letra tanë natën e zotit.

-Due me pritë Shabanin i zgjuet – luftonte edhe më tutje Ismeti, por mbas disa minutash gjumi bani të veten. Mirku çoi kapotën, që i kishte ra në dysheme, dhe e mbuloi shokun. Qendroi pak mbi te, tue e shikue se si mirrte frymë i qetë dhe pyette vetëvedin  se si asht e mundshme  që njeriu të flejë për nji moment, pa qenë i vetëdijshëm për këtë.

Filloi t’agojë edhe  mëngjesi, e shiu kurrsesi nuk pushonte. Mirku qendronte pran dritares tue pi duhan dhe mbështetej herë në njanen e herë në tjetrën kambë. Ismeti flente ende i shtrimë në bankën e fortë tue marrë frymë në mënyrë të qetë.

Sëpari u dëgjuen hapat e ngutshëm nëpër shkallë, e mandej hyni Shabani.

-Çka i kishte pasë ngja atij njeriu tonë?… Pse  nuk u lajmue kaq gjatë?….

-Duhet të punojmë shpejt sepse duket se po përgaditet diçka, e frigohem se mos na shpëton përsëri.

– kësaj radhe nuk do të mundet me na ikë, tha Ismeti me za pak të marrun, por ende të fuqishëm.

-Le të marri dreqi, të quem prej gjumi – tha Mirku.

Rrethuem stufën, tash të ndezun, dhe ngadalë raportin e vet prej tereni.

-Së pari, nji gja e pakëndshme, – tha ai.  Njeriu që shërbente si lidhje na ka trathtue. Ka ikë në Shqipni.

Heshtje e pakandshme. Ismeti muer prej stufe nji gacë dhe ndezi cigaren. Shabani vazhdoi përsëri mbas nji heshtje të shkurtë:

-Për ne kjo nuk asht befasi e madhe, sepse kemi dyshue ngapak në te, por nuk e kemi pritë ketë në kët moment. Kemi mendue se ketë detyrë do ta kryej me koshiencë për të zhdukë dyshimin tonë.

– E çka me ba tash, – pyeti ngadal Ismeti? – Kemi lidhje të mirë, e ajo u ka ra deri-diku në gjurmë. Këto gjurma mundë të jenë të rëndësishme, por jo edhe doemos. – Trego, pra- tha Mirku me padurim.

Shabani buzëqeshi në mënyrë miqësore, sepse e njihte shokun e vet dhe vazhdoi rrrëfimin pak ma shpejt.

-Gjurma asht shum e thjeshtë. Asht fjala për shtëpinë e Hasan Ribnikut. Për fat të keq, kjo deri më tash nuk i ka ra ndërmend askujt. Njani prej tonëve ka marrë shënime shum të vlefshme. Hasan Ribniku asht tash sa e sa vjet në mal, e grueja e tij po i rreshton ende fëmijt!…

-Le të marri dreqi!… tha me za Mirku. – Sikur të kisha jetue 100 vjet, nuk do të më bindte kjo ndërmend.

– Vazhdoi, – tha Ismeti i interesuem.

– Konkluzioni imponohet vetëvetiu, – vazhdoi Shabani.

– Ekzistojnë vetëm dy mundësi. Ose Hasanin po e mashtron grueja e tij, çka nuk asht aspak e besueshme, ose ai vjen në shtëpi të vet i papenguem.

Ismeti shkoi me të shpejtë deri te tryeza dheu krrus mbi hartën gjeografike. Shabani e Mirku shkuen t’interesuem mbas tij dhe përsëri këta tre të rinj seriozë u gjinden së bashku mbi tryezë.

 

Akcioni fillon

-Nisuni menjiherë e merrni me vedi edhe disa njerëz për t’organizue pritën. \ne qoftëse vjen, atëherë kjo ngjet sigurisht në netët si kjo, pa hanë, kur nuk ekziston ndonji rrezik i madh se do ta shohi ndokush.

Ismeti qe shum i qartë e i shkurtë. Thuese për nji moment u zhdukën marrëdhëniet e ngushta miqësore. Tash gjindeshin aty fytyra serioze të luftarëve të kalitun në ditët e vështira të Revulucionit.

Plani u hartue shum shpejt dhe mbas diskutimit të shpejt dhe të shkurtë e précis Mirku tha:

(Vijon)

 

Përgaditi : Ismet Azizi

Tags: Hasan Remniku. KokajKaradakuMustafë Koka

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
THIRRJE PUBLIKE!!!???

THIRRJE PUBLIKE!!!???

12 Maj, 2025
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (VI)

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (VI)

12 Maj, 2025
SHËNIME NGA HISTORIKU I ARSIMIT NË LUGINËN E PRESHEVËS

SHËNIME NGA HISTORIKU I ARSIMIT NË LUGINËN E PRESHEVËS

13 Maj, 2025
BEL02 - 20010709 - BATAJNICA, SERBI, JUGOSLLAVI: Gazetarët fotografojnë një varr masiv në Batajnicë pranë Beogradit të hënën, më 9 korrik 2001. Në fund të një shtegu të dheut të mbuluar me bimësi që gjarpëron përmes një baze të policisë speciale në periferi të Beogradit, një gropë e hapur shënon vendin ku agjentët e ish-regjimit të Slobodan Millosheviqit fshehën trupat e rreth 36 shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dy vjet më parë. EPA PHOTO EPA/SASA STANKOVIC/AS-ms

Batajnica: 26 vite nga Masakra e Mejës, 23 vite nga heshtja mbi varrezën masive dhe 2 pyetjet që djegin ende

10 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In