Vitin e ardhshëm bëhen 70 vite të rënies së mësuesit Mustafë Koka, Hasan Alis-Remnikut dhe Agush Mehmetit po fillojmë të botojmë shkrimin e shtypit zyrtar të Rilindjes së atëhershme.
Jovan Bullajiqi
Rilindja E merkure, 9-VI-1965
Ky felton i asht kushtue kujtimit t’oficereve t’UDB-se, Xhafer Liles e Vojisllav Taliqit – Vojes, që dhanë jetën e tyne me 6 qershor 1951 me rasën e likuidimit të nji prej bandave të fundit të ballistëve në Kosovë e Metohi, tue mbrojtë fitoret e revolucionit.
Orët e von atë natës së vjeshtës së vjetit 1951 kishin përfshi më të madhe qytetzen. Ishte vjeshta e pestë e mbasluftes, plot shi dhe monotone. Në dukje qdo gja ishte e qetë. Vetëm vende-vende dukej nga ndonjë dritare e ndriqueme. Nji ndër to, në qendër të qytetzës, paralajmeronte diqka. Vërtet, në dhomën e palyeme, të ndriqueme me qirij, tre të rij ishin krrusë mbi nji hartë gjeografike.
Asnjani prej tyne nuk ishte ma shum se njizet e pesë vjeq. Ishin këta tre oficere të rij t’UDB-së. Pa fjetë, seriozë, tue mëshehë nervozitetin prej njani tjetrit, as që vëjshin re orët që kalojshin. Brengat e tyne ishin të shumta. Hartojshin planin e fundit operativ.
– E pamundun…Nuk mundem me kuptue se si mbas aq ndjekjeve, pritave e gjurmimeve nëpër teren nuk ra në dorë.
Mirku bante disa shenja nëpër hartën gjeografike. U pergjegj, me za të qetë:
– Qka e shpetoi në momentin e fundit, kur thueja e patëm në dorë? Kah dreqin po përvidhet gjithmonë?
– Pse po krijoni rebuse? Ai ka numer të madh jatakesh.
Këtë e dini edhe vetë. Të gjithë i mban nëe dorë prej frige.
I frigohen, sepse asht tmerisht mizor. Disa herë shpëtoi para pritëve te përgatituna me shum kujdes. Katundarët e mbrapambetun filluen të besojnë se nuk e merr plumbi – iu pergjigj Shabani stabil.
Ismeti e shikoi shokun e vet në sy. Nëpër dhambë të shtrenguem, i zemëruem, por energjik, shqiptoi emrin:
– Hasan Ribniku !
Tue shqiptue kët emën t’urrejtun, thuese shfryni mllefin. Atëherë u kthye dhe, si për vedi, tha:
– Sa njerez i ka vra ai !
Te habitun, Shabani dhe Mirku shikuen njani tjetrin.
E dijshin se qka dhe se qka dhe për kend mendonte Ismeti.
Për Xhafer Lilen dhe Voja Taliqin, që u vranë asaj vere.
Kush asht Hasan Ali Ribniku? Dosja në gisht të vogel.
Qe te tre i dijshin në gishta detalet nga dosja e Hasan Ali Ribnikut. Qdo raport, leter sado të vogel, e paten në duer sa e sa here. Qenë kushedi sa herë në katundin Ribnik, afër Gjilanit prej kah ishte ky Hasan Aliu, apo Hasan Ribniku, si e quejshin.
Rbnikasit nuk munden të lirohen gjatë prej ankthit – pasojave të politikës serbomadhe e të dhunës dhe kohës së tmerrshme të luftës.
Megjithese ky territor ishte në pjesën ma të madhe ë banuem prej popullsisë shqiptare, pushteti i atëhershëm ndaloi perdorimin e gjuhës shqipe madje jo vetëm nëpër shkolla e në jetën publike, por edhe në biseda private. Me të gjiha mjetet u pengua përhapja e kulturës kombetare të Shqiptarëve.
Reforma agrare, që u përsërit shum herë në kët krah, nuk u ba për likuidimin e marrdhënive feudale , por për realizimin e politikës së “sërbizimit” të kësaj krahine.
Ndërsa në njanën anë komunistët e Kosovës e Metohisë, me të gjitha fuqitë që kishin disponim, luftuen kundër dhunës e padrejtësisë, n’anën tjeter armiqt e popullit të ndreshëm shqipëtarë tue organizue banda plaqkitëse ; tue shfrytëzue situatën e randë, në të cilën gjindej katundari i ndershëm e i varfun, hyjshin papritmas natën në shtëpijat e qeta të bujqëve dhe merrshin me vedi shpeshherë edhe koren e fundit të bukës, aq të nevojshme për të mbetë gjallë.
Ribniku nuk ndryshonte prej katundeve tjera në kët krahinë.
Herët ne muzg, kur bujku shkonte në pushimin e vet të merituem, kur njeriut i paraqitet nevoja e madhe për ngrohtësinë familjare, për siguri e qetsi, kur zhurma e fëmijëve mbush me gëzim zemrën e prindërve, banorëve te vegjël te Ribnikut e të katundeve t’afërme iu desht të rrokin pushkën e të qëndrojnë roje pranë dritares s’errsueme, plot frigë e pasiguri, për të ruejtë at pak pasuni të fitueme me mund prej bandave të ndryshme plaqkitëse.
Emni i Hasan Ribnikut njanit prej bujqëvema të “shquem” në këtë anë, shqiptohej me pëshpëritje sepse ky bandit ishte i gatshëm për qdo gja
Hasan Ali – Ribniku
Hasan Ali Ribniku lindi në vjetin 1910 në katundin Ribnik të rrethinës së Gilanit në nji familje të mesme katundare.
Ismeti qoi i lodhun kokën, shikoi rreth e rrotull dhomës thuese kërkonte diqka. Atëherë pa shokët e vet, që kishte zanë gjumi. Ishte natë e ftohtë.
Të lagështit thuese futj ngadalë n’eshtnat e mërdhimë. Për nji moment ai u que, hoqi prej varses së vjetër dy kapota ushtarake dhe ngadalë, thuese frigohej me cenue qetësinë e quditshme të natës, mbuloi shokët e shtrimë. Atëherë u kthye ngadalë deri te tryeza dhe u thellue përsëri me raportet e quditshme, të vogla, të shpërndame pa kurrfarë rendi nëpër tryezë.
…Rrjedh prej nji familje të mesme katundare. U ka ba organeve shtetnore shërbime të ndryshme dhe asht përpjekë në të gjitha mënyrët me u ba lajka, tue denonsue katundarët e pafajshëm.
Në katund e dijshin të gjithë se Hasani asht udhëheqës i nji bande plaqkitëse, por askush nuk guxonte me thanë asgjë. Plaqkitte me njerzit e vet bagti e duhan prej bujqëve, e mandej njerzit e tij i shitshin mallnat ne vendet fqinjë.
Në prag të luftës Hasan Ribniku u burgos prej pushtetit t’atëhershëm për shkak të shtatë teneqeve tlyn, që i vodhi prej nji bujku në Viti.
Megjithëse tlynin e mëshefi në duejt e grunit, gjindarmerija e gjeti mbas gjurmimeve disa ditësh.
Si katundar i pasun, ai shpëtoi shum shpejt. Shiti nji pjesë të pasunisë së vet dhe me këto të holla bani për vedi avokatit e gjyqtarët, gja që atëherë nuk ka qenë vështirë, doli prej burgut, e në vend të tij shkoji të mbajë dënimin nji katundar tjetër.
Deri në fillim të luftës jeta e Hasan Ribnikut kaloi kështu. i papenguem prej pushtetit, sepse edhe organet e tij t’atëhershme muerën pjesën e vet të vjedhsit dhe u ngrit bukur mirë ne pikëpamje profesionale.
Bullgarët në Ribnik
Hymjen e ushtrisë bullgare në Ribnik më 12 shtatorë 1941 Hasani e priti i gatshëm. Ai iu vu kësaj menjiherë në disponim. Në fillim, pushteti bullgar e pranoi me plot gëzim si denoncues dhe ai u shërbeu me plot zemër. U muer me zbulimin e denoncimin e bujqëve, që kundërshtojshin pushtetin okupues bullgar.
Ndërsa organet okupuese bullgare bajshin masakrime mbi popullsinë e pafajshme serbe e malazeze, Hasani ishte tejet i sigurt. Mirëpo kur Bullgarët, mbas disa muejsh filluen edhe maltretimin dhe pushkatimin e Shqiptarëve, Hasani filloi te frigohej prej tyne, sepse pa se njerzit pushkatoheshin për imtësinë më të vogël.
Prestigji i Hasanit te Bullgarët u paksue shum edhe kurë në katund përnjiherë u pushkatuan 12 shqiptarët e pafajshëm. Ai, i friguem, iku në katundin Partesh, që gjindej në zonën okupuese italiane.
Vijon më 1 dhjetor Prita në Bistricë (2)
Diskutim rreth këtij postimi