Dardania Press
E diel, 18 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Histori

Përbërja e popullsisë së Sanxhakut

Doc. dr Hivzo Golosh: Sanxhaku jeta politike dhe shoqërore-ekonomike në Jugosllavi (1918-1941)

13 Maj, 2021
in Histori
36 2
0
44
SHARES
546
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Në Sanxhak jetojnë shumë popuj. Popullsia është e përzier. Ai i përket religjioneve  të ndryshme dhe popujve të ndryshme. Sanxhaku është një komunitet multietnik i serbëve, boshnjakëve, myslimanëve, shqiptarëve, romëve, turqve dhe popujve të tjerë.

Popullsia myslimane, si në qytete dhe fshatra, në kazatë e Plevlës, Prijepolës, Novo Varoshit, dhe madje edhe Vraneshit kishte një lloj krejtësisht të myslimanëve bosnianë dhe hercegovas, ndërsa  në kazatë e tjera, Sjenicës, Pazarit dhe Mitrovicës, popullsia ishte gjithnjë e më shumë nën ndikimin  arnautllukut (shqiptarëve) të Kosovës.[1] Shqiptarët u vendosën në disa fshatra të Sanxhakut. Formuan familjet e tyre dhe u lidhën familjarisht me popullatën lokale[2].

Në fillim të shekullit të 20-të, arbanasët ose shqiptarët u ngulitën në disa fshatra të Rrafshnaltës së Peshterit dhe viset tjera të Sanxhakut. Ata posedonin katër zona  të mëdha: zona e parë shtrihej përgjatë Sharrit dhe Karadakut në veri deri në Bujanovc në kufirin serb; një tjetër zonë shqiptare kompakte shtrihej nga Bujanovc përgjatë kufirit serb përtej Kopaonikut deri në fshatin Kovçice; dhe zona e katërt drejtohej nga malet veriore shqiptare në drejtim të Kopaonikut, e ndërprerë vetëm nga një zonë e ngushtë serbe afër Mitrovicës, qëllimi i së cilës ishte të ndante serbët e Kosovës dhe Dukagjinit nga zona serbe e Sanxhakut të Novi Pazarit[3].

Shqiptarët emigruan në rajonet veriore gjatë shekullit të 18-të[4]. Ata u vendosën në Dukagjin, Kosovë, Maqedoni, Sanxhak dhe pjesë të tjera. Ata lëviznin  atje ku natyra u siguronte më shumë mjete jetese drejt luginave pjellore të Serbisë së Vjetër dhe Maqedonisë[5].

Në Sanxhak, ekzistonte një krahinë shqiptare  në perëndim të qytetit Novi Pazarit. Kjo ishte  oaza shqiptare. Krahina  e Peshterit dhe pjesët e sipërme të lumit Ibër përbënin zonën më të madhe shqiptare në Sanxhak, e cila u zgjerua në veri dhe jug, me synimin për të krijuar një bedem (mur) ekskluzivisht mysliman mes kufirit  të Malit të Zi dhe Serbisë[6].

Shqiptarët në Sanxhak janë kryesisht nga fiset Malisori ( e Malësisë) dhe Mirditës, nga Luma, Anadrini, Drenica dhe rajoni i Prizrenit[7]. Sipas besimit fetar, shqiptarët në Sanxhak janë kryesisht të besimit Islam. Shqiptarët u ngulitën në Sanxhak pasi kishin populluar  Dukagjinin, Anadrinin. Opojën, Gorën Lumën dhe trevën e Dibrës në gjysmën e dytë të shekullit të 17-të[8]. Shqiptarët jetonin në krahinën  e Sanxhakut edhe gjatë Kryengritjes së Parë dhe të Dytë Serbe në fillim të shekullit të 19-të.[9]

 

Pjesë nga libri i autorit: Doc. dr Hivzo Gološ: Sandžak u političkom i društveno-ekonomskom zivotu Jugoslavije (1918-1941) Novi Pazar 2009 fq. 79 Kapitulli  4. Popullsia

Referenca

  • [1] Ivan Kosančić: Novo-Pazarski sandžak, Po aty fq.. 21.
  • [2] Ivan Kosančić: Novo-Pazarski sandžak, po aty fq 21. Sandžak u politiĉkom i društveno-ekonomskom
  • [3] Dr Jevto Dedijer: Stara Srbija – Geografska i etnografska slika, Beograd 1912. fq. 25; O albanskom stanovništvu u Sandžaku i široj okolini vidi, Jovan N. Tomić: O Arnautima u Staroj Srbiji i Sandţaku, (Treće izdanje), Priština 1995.
  • [4] Dr Asllan Puška: Albanija, Zagreb 1978. fq. 31.
  • [5] Dimitrije Tucović: Izabrani spisi, knj. 2, Prosveta, Beograd 1950. fq. 58
  • [6] Po aty, fq. 26.; Opširnije o stanovništvu Peštera vidi, Ejup Mušović: Pešter i njegovo stanovništvo u prošlosti, „Glasnik Etnografskog instituta SANU―, knj. 29, Beograd,fq. 63-85; po aty: Stanovništvo tutinskog i sjeniĉkog kraja, „Filozofski fakultet,
  • [7] Dimitrije Tucović: Izabrani spisi, Po aty, fq. 28.
  • [8] Rista T. Nikolić: Širenje Arnauta u srpske zemlje, Beograd, 1938. str. 5. –Me shqiptarët më gjersësisht në  Kosovë dhe Sanxhak  është marr  Jov. N. Tomić: O Arnautima i StarojSrbiji i Sandţaku, Beograd 1913.fq. 40-42.
  • [9] Dr Ali Hadri: Istorija albanskog naroda, Priština 1966. str. 46.
Tags: Hivzo GoloshSanxhaku

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

18 Maj, 2025
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

16 Maj, 2025
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI!

15 Maj, 2025
Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

15 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In