Regjistrimi i popullsisë së vitit 1721, në Zhirçë ka regjistruar 4 familje me gjithsej 28 anëtarë, të cilët kanë qenë të besimit katolik.
Përveç në Zhirçë, fisi Shala u përhap edhe në fshatrat fqinje Koniçë, Ruxhë, Smolluqë dhe Plenibabë, dhe më vonë në Pokrvenik, Dolacin e Zhirçës, Bajevicë dhe Malevc.
Në vitin 1767 zhirçasit shpërngulen dhe vendosën në Pazar të RI ku kanë pasur sokakun e vet të ashtuquajtur “Sokaku i Zhirçanëve” dhe ishin faktor domethënës në jetën shoqërore, kulturore, shpirtërore dhe ekonomike të qytetit. Disa prej tyre e kanë ruajtur mbiemrin origjinal Zhirçanin edhe sot e kësaj dite. Në 1830, zhirçasët në Novi Pazar iu bashkuan lëvizjes së Huseini-Kapiten Gradaščević, kundër reformave të Sulltan Mahmudit të Dytë. Pas rënies së kryengritjes, Ejup Pashë Fehratagić i dënoi me vdekje tetë zhirças.
Nuk dihet që banorët e Zhirçës deri kurë kanë folur gjuhën shqipe.
Ekzistojnë tre versione të njohura të paraardhësit të zakonshëm të zhirçasëve, dhe secila ruan vetëdijen e fisit, vëllazërisë dhe farefisnisë së gjakut.
Versioni i parë:
Zhirçasi më i vjetër i njohur quhej Smail Shala, i njohur edhe si Smail Shatori, i ardhur në këtë vend nga Rugova dhe hapi një tendë në një vend të quajtur Shatorovaçi në grykën midis Zhirçës dhe dhe Smolluqës.
Versioni i dytë:
Zhirçasët rrjedhin nga paraardhësi i përbashkët i quajtur Kajtaz Shala, sipas të cilit është emëruar kodra e Kajtazit sipër Zhirçës.
Versioni tretë:
Paraardhësi i përbashkët i zhirçasëve është Ibra.
Vendbanimi Zhirçë sot ka 80 ekonomi shtëpiake dhe është e ndarë në 5 lagje dhe 22 mbiemra.
Lagjet: Hasanit-najve(Hasanovska), Bejtës-ajve (Bejtovska), Emrës-rajve (Emrovska), Hallkos-ajve (Halkovska) dhe Shabanit-ajve (Sabanovska).
Mbiemrat:Xhema(Džemić),Behraj (Behrović), Maliqi (Malićević),Fejza(Fejzović), Sellmaj (Selmović), Hamzaj (Hamzić), Shaqiri (Šaćirović), Agaj(Agović), Softaj (Softić), Mahmutaj (Mahmutović), Ragipi (Ragipović), Rrushaj (Rušović), Malaj (Maljanović), Muja (Mujović), Mujaj (Mujanović), Ferizi (Ferizović), Zahiti (Zahitović), Habibi (Habibović), Emra (Emrović), Feka (Feković), Sinani (Sinanović), Nuha (Nuhović).
Ibra Shala, me dy vëllezër nga Rugova, është themeluesi i fshatit Zhirçe. Vëllai më i vjetër me emër të panjohur u vendos Negush pranë Rozhajës. Hudo vllau i mesëm u vendos në Vele Pole, më vonë u zhvendosën në Pokrvenik.
Banorët e Zhirçës, Ruxhasve dhe Smalluqës u shumëfishuan nga Ibra Shala. Nuk mbahet mend se të ardhurit nga Shala flisnin shqip. Nga Shaljanët e Zhirçës u krijuan shumë mbiemra. Një nga mbiemrat është Hasanaj (Hasanović), nga i cili e kanë origjinën Xhemiqët.
Personalitete:
Xhemë Hasanoviq – themelues i vëllazërisë Xhemiq
Hasan Shala – themeluesi i vëllazërisë Hasanoviq
Të afërmit gjenetikë:
Të gjithë banorët e Zhirçës janë gjenetikisht të afërt të Xhemiçëve. Ata kanë lidhje me Shaljanët e Kosovës.
Banorët:
Në Zhirçë jetojnë ( 2002) 225 banorë të moshës madhore, mosha mesatare e popullsisë është 26.8 vjet (25.6 për burra dhe 28.2 për gra). Në vendbanim ka 64 familje, dhe numri mesatar i anëtarëve për familje është 5.78.
Ky vendbanim është i banuar kryesisht nga boshnjakët (sipas regjistrimit të vitit 2002).
Banorët sipas vitet të regjistrimit
- 278
- 305
- 254
- 374
- 411
- 362 360
- 370 405
Përbërja etnike sipas regjistrimit të vitit 2002.
Boshnjakë 369 99,72 %
Serb 1 0,27 %
/Ismet Azizi/
Diskutim rreth këtij postimi