Dardania Press
E diel, 8 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Histori

Një shekull gjenocid

Varret e etërve paraqesin dëshminë më të mirë për njerëzit. Ky fakt, ndonëse morbid, i jep jetë njeriut. Puqja e jetës dhe vdekjes, si në asnjë rast tjetër, flet shumë për ne se kush jemi, kush mund të jemi, por më e rëndësishmja, kush kemi qenë?!

5 Janar, 2022
in Histori
20 1
0
Një shekull gjenocid
24
SHARES
300
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Ismail SINANI

Shqiptari i sotëm, që duket qartë se është humbur në amullinë e jetës moderne, po shtiret sikur nuk ka kohë të merret me të djeshmen. Ajo i duket e dalë mode, e kapërcyer…, që nuk ia vlen të harxhosh kohë për të. E, në fakt, thesari ynë fatzi, por që mund të jetë dritë për nesër, qëndron mu aty ku askush apo pakkush ka guximin ta kthejë kokën dhe të gjurmojë.

Kryeshqiptari i sotëm, i yshtur për t’u dukur sa më lider, me sjelljet e tij po i merr në qafë edhe një herë gjithë ata që kanë vënë shpirtin e tyre në altarin e historisë. Fjala është për gjenocidin permanent që ky komb e ka përjetuar që nga viti 1878 e deri më 1999. Këtu po e vendosi një pikë. Kaq! Sepse, po të vendosja tri pika…, atëherë ruana Zot se çfarë skenash do të shihnim apo do të shihnin ata që do të ngeleshin gjallë!

E gjenocidi, krimi kundër njerëzimit, masakrat, dhunimet, përdhunimet… ato shihen edhe sot. Mjafton t’i mbyllim sytë e të shkojmë në Prekaz. Prej aty, prej te varri i Adem Jasharit, shumë lehtë do të mund ta shohim historinë tonë më shumë të tmerrshme sesa të lavdishme që nga Kongresi i Berlinit e deri më sot. Plot 144 vjet.

Ulur aty pranë varrit do të mund të dëgjohen shumë mirë britmat e 80 mijë shqiptarëve të masakruar brenda pak ditësh nga Nishi e deri në Shkup. Do të mund të dëgjohej vaji i nënave, që u merren fëmijët nga prehri e u theren para syve. Do të mund të shihen sytë engjëllorë të fëmijëve që e ndërpresin lojën në gjysmë, duke mos e kuptuar se mortaja e vdekjes i ka prekur edhe ata. Do të mund të dëgjohen britmat e vajzave dhe nuseve të reja, të cilat çnderohen para familjeve të tyre…, e pastaj, do të mund të dëgjohen edhe drithërimat e zërit të burrave që nuk e kishin besuar sendonjëherë do të përballeshin me një gjëmë të tillë.

E nëse vazhdojmë t’i mbajmë sytë mbyllur, do të mund t’i shihnim edhe kolonat e gjata të 300 mijë shqiptarëve që nëpër borë e acar përpiqen të shpëtojnë. Do t’i shihnim edhe ata të pafatët, sidomos fëmijët dhe pleqtë, që nuk mund ta përballojnë atë udhëtim të tmerrshëm e që vdesin rrugës.

E pastaj?! Pastaj, pasi t’i shohim e dëgjojmë gjithë ato fytyra të vyshkura, mund ta kthejmë kokën kah Plava e Gucia. Armiku i njëjtë, dora e njëjtë. Dallimi vetëm në vite. Kanë kaluar vetëm 30 vjet. Sërish gjak, sërish tmerr, sërish shqiptarë të vrarë. Fëmijë e gra, djem e burra, si dhe vajza e nuse të përdhunuara…

Sërish i mbyllim sytë dhe vijnë luftërat ballkanike. Kokën e kthejmë nga Shkupi e Kumanova, Kërçova e Dibra, Vitia e Gjilani… Ç’të shohësh?! Keq e më keq! Vrasje, persekutime. Armiku i njëjtë, dora e njëjtë.

Nuk kalon shumë kohë, sërish edhe një luftë. Kësaj radhe edhe më e madhe.

Dhe, i mbyllim sytë. Masakra e Bihorit. Për një natë 2.000 fëmijë shqiptarë të vrarë. Mbi 700 me bajoneta, mbi 700 digjen në zjarr e rreth 500 vdesin nga të ftohtët. Viti 1943. Bashkë me fëmijët vriten dhe digjen për së gjalli edhe 2.700 djem e vajza, nëna e baballarë… E pas kësaj vjen heshtja. Heshtje e madhe. Zhduken nga sipërfaqja e dheut 82 fshatra.

Një vit më vonë. Kthejmë kokën kah Karadaku i Shkupit. Vjeshta e 1944-tës. Fshat më fshat. Bllaca e kalon më së keqi. Për çdo ditë vrasje, vrasje, vrasje… Vriten me qindra të rinj. Dora, tashmë, dihet.

Heshtja vazhdon… Po në atë vjeshtë masakra e Monopolit të Tetovës. Vrasësi sërish dihet.

Një vit më vonë. Atëherë kur bota kishte filluar ta shijonte lirinë. Disa mijëra të rinj nisen drejt Tivarit për të mos u kthyer më kurrë. Sërish i njëjti vrasës.

Viti 1946… deri më 1998. Persekutime, persekutime, persekutime… vrasje e dëbime.

E pastaj, ulur aty pranë varrit, vjen marsi. Kësaj here pak më ndryshe. Tre ditë e tre net. Në fund shkon në amshim një familje e tërë, por shumë… shumë e madhe…

Pas kësaj rikthehet në kujtesë 1878-ta. Njëjtë si atëherë edhe 120 vjet pas. Vrasje, masakra, dhunime e përdhunime… dëbime…, Krusha e Madhe… Dora është e njëjtë. Mbi 14 mijë të vrarë… e sot e kësaj ditë 1.600 të zhdukur. Për përdhunimet as mos të flasim!

Viti 2022. Kosova sot gjendet përballë një presioni tejet të madh. I kërkohet marrëveshje dhe lëshim pe përballë gjithë kësaj që u përmend e nuk u përmend më lart. I kërkohet ta harrojë të kaluarën! Më e keqja, edhe kryeshqiptari në përqafim me Vuçiqin po thotë të harrohet e kaluara!

E si të harrohet?! Si të harrohet kur zërat e vajit dëgjohen aq shumë, zërat e atyre fytyrave të njomura me gjak?!

E kjo a i bie se ne vazhdimisht duhet të jemi në konflikt? Gjithsesi se jo. Por, ama, paqja vjen duke i mjekuar plagët. Serbia e sotme nuk tregon ndjeshmëri për mëkatet e së kaluarës. Madje, ajo shkon edhe një hap tutje. Thotë se të dyja palët kanë mëkate. E, pastaj, hajde besoi edhe një herë!

Tags: Ismail Sinani

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

8 Qershor, 2025
REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

6 Qershor, 2025
Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

5 Qershor, 2025
Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

5 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In