Shkruan Rexhep Lleshi
Kur ne shoqëri mendohet nisja e donjë ndryshimi të vrullshëm, ai paralajmërohet si ”lëvizje, apo shpërthim pranveror”. Me këtë shenim unë do përcaktoj një tjetër lëvizje kohore, nga e përmendura krejt diametrale, protestat mbarë popullore shqiptare të Kosovës ’68, me vështrim të posaçëm, atë të 6 tetorit ”68 në Prizren, të inicuar dhe të prirë nga studentët dhe rinia shkollore e atij qyteti.
Pikrisht atë vit e të tjerë më parë, në vende tjera në Europë e Jugosllavi, ndodhin lëvizje të udhëhequra nga intelegjenca rinore, me kërkesa të definuara të natyrës sociale. Në Kosovë e vende tjera të pa zhvilluara me popullsi shqiptare ndihenin mungesa edhe më të mëdha se ajo e ”bukës”. Shumë pyetje jetike, në vendet tjera me kohë të zgjidhura, aty as të nisura. Ato ishin gjëra të rëndësishme që i takonin çështjes kushtetuese të Krahinës dhe asaj kombëtare shqiptare në Jugosllavi, shqyrtimi i të cilave në institucionet shtetërore as që mendohej. Nga ajo pikë, me at motiv e vullnet u hartuan plane me kërkesë publike për të drejta legjitime kombëtare.
Ngjau zbërthimi më emertim mediatik, ”Demonstratat popullore shqiptare në Kosovë”. Ato zhvillohen në qytete të ndryshme të Krahinës. Kishin koreografi, përmbajtje dhe qëllim të njëjtë, afirmimin kombëtar.
Lëvizja e tillë e parë, fort e dukshme dhe e suksesshme u zhvillua para 56 viteve, në qytetin e lashtë me traditë të shquar kombëtare Prizren, ku para 90, respektivisht 146 viteve u mbajt Besëlidhja historike shqiptare (1878) LIDHJA E PRIZRENIT.
Atë e inicuan, përgatiten dhe i prinë studentet e SHLP dhe nxënësit e arsimtarët e atij qyteti. Pa dallim nga vinin shenoj:
- Gjergj Camaj, 2. Haxhi Maloku, 3. Isa Demaj, 4. Isë Morina 5. Lemane Braha, 6. Meriman Braha, 7. Pashk Laçi, 8. Rafet Rama 9-10. Simon e Mikel Kuzhnini, 11. Shpresë Elshani, 12. Zymer Neziri, etj. Ndër to veçohet djaloshi njëzet vjeçar nga Malësia, Tuzi,
Studenti sy patrembur GJERGJ KOLË CAMAJ.
Gjergji ka lind në BregMac të Lezhës në Shqipëri, në janar 1946. Prindrit e tij, baba Kola, Hotjan nga Vuksanlekajt dhe nëna Dila, bijë e Shkrelit nga aty shpërngulen në Malësi. Familja nga e cila mbini ky djalosh cilësohej me të gjitha tiparet që kurdoherë e pajisnin shqiptarin dhe shqiptaren si:, besnikria, bujaria, ndershmëria, zgjuarsia, trimëria, atdhedashuria etj.
Gjyshi i tij, Pjetër Zeku patriot i shquar, rezistues i regjimit të huaj turk dhe serb, krahu i djathtë i Dedë Gjon Lulit. Bashkë me te dhe ma të tjerë banda shtetrore Serbe e pushkatoi në mal ku vet sfidoi, duke u sjellë krah hapur me fytyrë ka gryka e pushkës.
Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në Vuksanlekaj, ndërsa filloren tetëklasëshe në Tuz. Ka udhëtuar rreth 6 km shtëpi – shkollë në këmbë donjëherë edhe i uritur. Pasi e kreu shkollën fillore prindërit, baba Kola dhe nëna Dila edhe pse vet nuk njihnin lexim-shkrim për fëmijët e tyre mirë e nuhatnin shkollën dhe shkollimin.
Për shkollim të mëtejm shpjegon Gjergji, konkret u kujdesua intelektuali i Malësisë, i madhi Gjergj Gjokaj. Ai i mori dëftesat e nxënësve të kryer fillorist dhe i çoi në Shkollë të mesme Normalen e Prizrenit. Bashkë me moshatarët aty u nënshtrua provimit pranues të cilin e kaloi me sukses dhe u reggjistrua në klasë të parë. Fal vullnetit të madh të prindërve të cilët sakrifikuan shumë aty vijoi shkollën e mesme dhe e kreu me sukses të shkëlqyeshëm dhe bëhet mësues klasor.
Etja për dije dhe përkrahja e pandërprerë e prindërve maturantin e kryer Gjergjin, nuk e lanë rehat, të punojë mësues, por e shtynë të vazhdojë shkollimin dhe regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike po aty në Prizren, grupin lëndor natyror fizikë-kimi-matematikë. Mësimet i vijon rregullisht, provimet i kalon me sukses të lartë dhe diplomon në afat rekord. Përveç mësimeve të rregullta angazhohet edhe në aktivitete jashtëmësimore. Si adhurues i denjë i fotografisë, në Shkollë të lartë formon dhe udhëheq Foto clubin studentor. Atë zanat – punë e afirmon në përmasa publike ku Gjergji arrinë të fotografojë figurat e larta shtetërore, madje edhe kryetarin Tito me shoqëruesit e tij në një vizitë Krahinës socialiste të Kosovës etj.
Po aty Gjergji organizon seksionin studentor të dramës i cili me punë përmanente shfaqet në festivale të ndryshme garuese të ish Jugosllavisë, dhe arrin sukses maksimal të kurorëzuar me çmime prestigjoze për zënien e vendeve të para në gara ndërkombëtare.
Për gatishmëri e zellshmëri në punë të suksesshme, zgjuartësi e besueshmëri, guxim e vëndosmëri, afrimitet shoqëror dhe karakter njrëzor, studenti Gjergj Camaj zgjidhet kryetar i Lidhjes së Studentëve të qytetit
Krahas impulseve të mësimit shkollor dhe aktiviteteve të përmendura, fotogafisë dhe dramës, në damarët e këtij studenti rrihnin edhe impulse rinore, të patriotizmit e atdhedashurisë të gërshetuar me zjarrin për kombin e vet, shqipen e bukur por të cenuar nga kombet tjerë vendas. Gjendja ekzistuese e bashkëkombësve dhe kombit në terësi e hidhëron deri te kuptimi që ai e emërton padrejtësi qytetare brenda një shteti.
Vrullin shpirtror për qasje rregullimi të gjendjes kombëtare më të mirë Gjergji fillon ta ndaj me moshatarët e vet shokë të afërt shkollor, dhe profesorë po të atij edukimi. Në ditët e para të vitit akademik 1968/1969, vrullin mendor, ai bashkë me shokë e qet në letër në formë kërkese studentore të formuluar në 17 pika secila më e rëndësishme se tjetra, me ide dhe qëllim që ato publikisht të lexohen në prezencën e studenteve, rinisë dhe masës së gjërë popullore revolucionare prizrenase. Krahas asaj bënë edhe përgatitje tjera teknike. Sigurohet flamuri kombëtar i Skënderbeut në shtizë, shkruhen sloganet – parulla dhe caktohen bartësit e tyre, caktohen këngët e preferuara për atë rast këngëtarët dhe brohoritësit, lexuesi i tekst-kërkesave dhe kujdestarët për mbajtjen e rendit publik ditën e lëvizjes, të gjithë aktivistë nga radha e studentëve të Shkollës Lartë Pedagogjike. Si ditë nisme, më e për shtatshme për lëvizje studentore, u caktua e diela, më 6 tetor ”68.
Ditën e caktuar, të dielën, më 6 tetor “68 në Prizren, të gjithë u zgjuan, u çuan me mendje për tu gatuar me dal e zanë vendet me detyra të caktuara. Sipas planit të bërë turma u nisë nga Qafa e Pazarit e prierë me Flamurin kombëtar kuq e zi i shoqëruar me zërin e bukur të këngëtarëve të ri Shaban Gjekaj e Shqipe Vokshi dhe vazhdoi rrugës së qytetit për t’u ndalur në Shesh te Selia e Besëlidhjes shqiptare të Prizrenit. Grupit të vogël rreth 50 studentë iu bashkuan punëtorët e zejeve dhe dyqaneve të qytetit e gjatë rrugës qytetarë e mbarë populli liridashës ashtu që në vendndalim te Selia e shenjtë u tubuan rreth 3000 atdhetarë. Aty së pari u çua të valvisë flamuri kombëtar,
Letren e shkruar me 17 kërkesa e lexoi aktivisti dhe ideatori i lëvizjes, kryetari i Lidhjes së studentëve, malësori Gjergj Camaj.
Nga skenari i hartuar i kërkesave të rinisë studentore ai shpalosi pikat si vijon:
- Populli shqiptar don dhe kërkon barazi me popujt tjerë të shtetit Jugosllav.
- Njësia Federale, Krahina autonome e Kosovës të emërtohet Republikë.
- Të lejohet përdorimi i simboleve kombëtare – flamurit etj.
- Në të gjitha nivelet shkollore mësimi të zhvillohet në gjuhë amtare shqipe.
- Në vend të hapen fakultete, poashtu në gjuhën amtare shqipe.
- Në të gjithë institucionet shtetrore ku jetojnë shqiptarët Gjuha shqipe të vehet në përdorim zyrtar.
- Të sigurohen burse për kuadrot shqiptare në studime postdiolomike.
- Të formohet RTV i pavarur i Kosovës në gjuhën shqipe, jo studio i ndarë i tv Beogradit
- Të pëpilohen planprogramet mësimore dhe tekstet shkollore nga ekspertët shqiptarë e jo përkthime nga Beogradi.
- Të mundësohet shkëmbimi dhe bashkëpunimi me ekspertet e shtetit amë.
- Të mundësohet udhëtimi shqiptarëve brendda dhe jashtë shtetit pa cenzura, etj.
Rinoshi Gjergj Camaj bashkë me shokë, në atë furtunë nuk hyri për përfitime përsonale, por për çashtje madhore kombëtare.
Si veprimtar i dukshem revolucionar, Gjergji me shokë të kohës, për pushtetarët politik bëhet objektiv rezistues, ndërsa për shërbëtorët e UDB-ës Jugosllave – (Sigurimi i brendshëm shteetëror Jugosllav), halë në sy. Ai vet e kishte parapa edhe përsekutimin si mundësi, por asgjë nuk e trembi as su zmbrap nga ideja për nismë qoftë edhe me pasoja siç edhe ndodhën, arrestime, burgosje e tortura. Për ato keqtrajtime nuk u pendua, as atëherë, as më vonë dhe çfarë bëri për kombin ishte dhe mbeti krenar. Ashtu ndjehet edhe sot.
Këto e të tjera kërkesa të masës përparimtare patën jehonë dhe ranë në vesh të dëgjueshëm të organeve shtetrore të Krahinës së Kosovës dhe Federatës Jugosllave.
Ato u miratuan dhe u premtua realizimi i tyre me rradhë graduale.
Kënaqësia e parë u ndi dhe dukshëm u shpreh, pati jehonë, lejimi i përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar për çka u thur kënga e cila me kënaqësi këndohet dhe dëgjohet në të gjitha trojet shqiptare edhe sot, shprehet i madhi Gjergj Camaj.
Me të kryer SHLP Gjergjit iu ofrua oferta për studjim të artëve të bukura dhe vazhdim të mëtejm të grupit lëndor natyror, por nuk pranoi dhe me diplomën e mësimdhënësit fizikë-kimi-matematikë kthehet në Malësi për të qenë pranë prindërve të moshuar të cilët e ndjeshin nevojen e afrimit të djalit të vet. Ashtu inkuadrohet në Shkollën Fillore në Hot – Malësi, mësimdhënës i lëndeve në fjalë dhe u bashkohet prindërve të cilët i deshti fort. Edhe pse fillestar, ende pa kushte të plotësuara ligjore, në kërkesë të eprorëve shtetëror Gjergji emrohet drejtor i shkollës së përmendur dhe atë detyrë e kryen 8 vjet me plotësukses.
Në vitet 70-ta të shekullit të kaluar, organi mbikqyrës i punës arsimore të shkollave në Mal të Zi, Enti Arsimor-Pedagogjik Titograd, në vitin 1973 e emron Gjergj Camaj, bashkëpunëtor të jashtëm – Këshilltar pedagogjik (tash i bie inspektor i arsimit) për mësim klasor dhe lëndor, fizikë e kimi, në Gjuhën shqipe.
Në atë cilësi pune unë Gjergjin e njoha në prill 1976 kur si Këshilltar i Entit në fjalë vizitoi Shkollën Fillore ”Bedri Elezaga”në Vlladimir – Katërkollë dhe hospitoi në dy orë mësimi të kimisë kl. VIII-të. lënda ime. Në Orën e dytë të kimisë, siç u vetdeklarua prezantoi jo oficiel, por në rrolin e shikuesit – kurreshtarit. Si njohës i mirë i punës shkollore dhe njeri i paanëshem, në vazhdim deklaroi, se ”do preferoj ardhjen në vizitë të orës tënde arsimtarëve të kimisë pa dallim moshe a përvoje që të shohin si organizohet dhe zhvillohet puna pedagogjike në shkollë”. Hospitoi dhe një orë fizikë kl. VIII, arsimtari Beqir Mustafa. Atë funksion e ushtroi deri në vitin 1984.
I dëshiruar për dije institucionale arsimore mësimdhënësi Gjergj Camaj, më 1974, me korespondencë regjistron studimin univerzitar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, drejtimi Pedagogjia shkollore të cilin e kryen me sukses dhe në vitin 1978 diplomoi profesor i pedagogjisë.
Me marrjen e diplomës pedagogu i ri në vitin 1978 inkuadrohet në Shkollën Fillore ”Mahmut Lekiq” në Tuz, në vend pune pedagog shkolle. Ishte ai një profil i ri në punën shkollore të cilën Gjergji e njihte mirë dhe me punë konkrete e avancoi edhe më tepër. Si punëtor profesionist i ditur e i përkushuar, si njeri i shkathët dhe komunikativ bashkëpunon me të gjithë kuadrot në shkollë, bisedon, i udhëzon, i këshillon, i ndihmon konkret në hartimin e planeve dhe prograve kohore dhe përgatitjeve ditore, zbatimin e metodave didaktike dhe përdorimin e mjeteve teknike e mësimoree, lehtë dhe i qorton ata në të mirën e punës së tyre, nxënësve dhe shkollës në përgjithësi. Me punë konstruktive Gjergji bëhet shtylla e shkollës ku punon. Aktivitetin e vet e zgjëron në punë me nxënës dhe prindër në një anë dhe me organet shoqërore e shtetërore në aën tjetër. Falë gjeturisë dhe maturisë së tij forcohet kohezioni shkolla – familja e mjedisi dhe shkolla – organet lokale e shtetërore. Puna e tij e tillë në institucion Gjergjin e bënë punëtor apo më cakt pedagog model që në rradhët e veta do ta dëshironte çdo shkollë. Në atë shkollë punon deri në fund të karierës së punës tij kur i plotëson kushtet për pushim të merituar – dhe në vitin 2012 shkon në pension.
Si pedagog i shquar i kalitur me punë në shkollë, Shoqata e pedagogëve e Malit të Zi, në vitin 1987 e ven në postin e kryetarit të vet – Shoqatës së Pedagogëve të Malit të Zi. Nga ajo pozitë Gjergji njoftohet me punën e shkollave në Republikë, nevojat dhe kërkesat e tyre dhe zgjëron horizontin me punëtorët e arsimit në Mal të Zi. Duke vërejtur mungesën e kuadrit të pedagogëve shkollor dhe mirë të ditur rrolin e tyre në mbarëvajtjen e punës së shkollës inicon inkuadrimin masovik të njerëzve të këtij profesioni në shkolla – bashkëpunëtor profesional prezenca dhe rroli i të cilëve shpejt do të ndihet. Atë funkcion e kryn deri më 1997.
Krahas angazhimit në profesion e lidhur me te Gjergji është aktiv edhe në veprimtari të mjedisit ku jetoi. Edhe pse i ri ai u bashkua dy tubimeve të burrave të Malësisë: 1. Besëlidhja kundër hakmarrjes, më 1970 dhe 2. Besëlidhja kundër të shtenave të armëve në gazmendet familjare, 1975. Lidhur me këto do bëhet propagandues i denjë në respektimin maximal të vendimeve të dy tubimeve – beslidhjeve të malësorëve.
Entuziazmi i ditëve studentore të arteve të bukura në Prizren, i Gjergjit hidhet edhe në mjedisin e vendbanimit dhe lidhet me formimin e SHKA (Shoqata Kulturo Artistike) ”Malësia” në Tuz dhe në vazhdim me punë nga përvoja e vet e ndihmon gjallërinë e saj.
Pas lëvizjeve popullore antibyrokratike në Mal të Zi, më 1989/1990. dhe vëndosjes së sistemit pluralist shumëpartiak, Gjergji rreshtohet në rradhët e L.L. – Lidhjes Liberale në Mal të Zi dhe ndihmon aktivitetin e saj.
Edhe pse vet ishte në parti qytetare, Gjergji dëshmon se merrte pjesë në punën e partive nacionale shqiptare veçënarisht në nismën e re të projektit për formimin e Komunës së pavarur të Tuzit, ku punon në hartimin e teksteve të shkruara dhe kompletimin e fotografive dhe ilustrimeve të duhura. Në promovimet e partive qytetare apelonte anëtarsinë shqiptare që në interes të kombit të votonin listat e partive nacionale. Ashtu veproi deri me fikjen e L. L.në 2004.
Gjergjin s pari e takova në qershor 1973 në Brajshë. me rastin e një vizite që i bëri shokut të tij, Osman Kasnecit në shtëpin e babajt të tij Islamit, ku në nder të tij i iftuar edhe unë në ndejë drekë. Aty u njoftuam dhe u miqësuam, komunikuam e bashkëpunuam e si shokë të mirë nuk u harruam. Njëjtë vazhdojmë me takimet edhe sot.
Vlerat e tija të shenuara si në këtë tekst janë të trashëguara nga të parët familjarët, të lindura. Ate çka mua më çudit është fakti se si për gjithë këtë kohë të njohjes së pandërprer nuk munda t’ia nxjerrë asnjë ves njeriu – sjellje e keqe, për të cilin edhe mund të flitej ose shkruhej si për vlerat e ti.
Sikur në emër të popullit këtij burri t’iu hiqnin ”mëkatet e tetorit 68”, Gjergj Camaj do ishte njeri pa asnjë ves. Me këtë konkludim ndihem krenar që unë do jem i pari që me mikun e përmendur si fakt i gjallë mund të thrras modifikimin e maksimës popullore; ”S’ka insan pa naksanë – (S’ka njeri pa të këqija)”. Unë tash po dëshmoj se ka të tillë – njeri pa vese dhe ai është Gjergj Camaj nga Tuzi.
Gjergji ka trashëgimtarë, tre fëmijë, një vajzë e dy djemë, të rritur dhe 3 mbesa.
Jeton në Tuz ku gëzon pezionin e merituar të profesorit dhe nderimin njerëzor të mjedisit – Malësisë.
Nga zemra t’i urojmë dhe vet i uroj jetë të gjatë, të gëzoi shëndet të mirë dhe kënaqësi bashkë me trashëgimtarët e të tjerë të afërm me respekt dhe dashuri reciproke.
Diskutim rreth këtij postimi