Shkrun : Ali Daci
Libri Zhanica, Pepaj dhe Nokshiqi, fshatra këto të krahines së Plavë e Gucisë jane objekti i studimi të etnologut shqiptare nga këto treva z. Hsan I. Gjonbalaj. Sakrifica e popullit shqiptarë për të qendruar në vatrat stërgjyshore gjatë ekzistencës së tij, gjatë historis së përgjakshme shumë shekullore ka bëre që faqet e historisë shqiptare të shkruhen me gjak shqiptari dhe trojet e tyre të mbeten shkret. Si rezultat i spastrimeve etnike nga pushtusesit dhe okupuesit e tokave shqiptare, kjo e vërtetë e ka shyre autorin e këtij libri që të venë në letër faktet historike dhe etnografike të kësaj treve shqiptre autoktone. Kjo monografi që në brthamën e vet ngërthen faktet historike e gjeneologjike rreth fatit të shqiptrëve të fshtrave që përfshihen në ketë studim. Duke i njohur mirë rrjedhat historike që e kanë përcjellë histoinë e dhimbshme, por gjithsesi tragjike të kësaj pjese të Atdheut. Hasan I.Gjonbalaj lexuesin e rrenqeth me historikun e fshatrave shqiptare të luginës së Limit, të cilën e quan Ultina e Limit, në komunën e Plavës.
Kujtesa e brezave dhe tradita e përcjellejes së ngjarjeve historike nga brezi në brez, i kanë mundësuar autorit që të mbledh me kujdesin më të madh të dhënat rreth trungut gjeonologjik dhe atij fisnor e farefisnor të banuesve të këtyre fshatrave, gjonologjisë së fiseve dhe barqeve në këto anë. Në saje të mungesës së banuesve autokton sot në këto fshatra shqiptareve, Gjonbalaj i rreket historisë së kësaj treve duke kërkuar ish banuesit e saj në gjithë hapsiren gjithëshqiptare por edhe më gjerë, dhe gjithë kallëzimin e tij e mbështetë tek njerzit e kësaj treve që me besnikëri parashtron para lexuesit veshtrimin historik për secilin fshat veç e veç dhe gjeonologjinë e familjeve [shqiptare të fshtrave Zhanicë, Pepaj dhe Nokshiq, e që për secilen familje ka prezantuar në tabela gjeonologjike trashegimtarët nëper breza. Gjonbalaj dokumenton origjinen shqiptare të ish banuesve të kësaj treve duke u mbështetur edhe në toponimet, antroponimet dhe ne varret që jane të vetmet që dëshmojnë ish prezencën e banueve autokton këtu, që dëshmojnë shqipen siç thotë autori . Pos argumentit shqiptar ai argumenton me fakte historike edhe pushtuesit dhe okupuesit e kolonizuesit e këtyre fshatrave duke i njohur ata me emër e mbiemer, pra gjithë ato familje malazeze që shtrihen sot gjithëandej fshtrave të krahinës së Plavë e Gucisë e në veçanarisht flet për banoret e ri malazez të këtyre fshatrave dhe për varret e vjetra që kanë mbetur si dëshmi që dikur jo fort larg kanë jetuar familjet shqiptare këtu. Konvertimin e shqiptareve të kësaj ane nga besimet katolike dhe islame në fenë sllavo-ortodokse, Gjonbalej e ka dëshmuar me ngjarjet historike të asaj kohe, ku në fund të shekullit XVIII përfundoi konvertimi në fen islame, konvertim ky që rezultoi me ngritjen e xhamive në fshatrat e Ultinës së Sipërme, si në Nokshiq, e më vonë ne Zhanicë, xhami këto që më vonë to të rrenohen nga pushtuesit serbo-malazez, të ciulët me dhunë shqiptarët provuan t’i konvertojnë ne fenë pravo-sllave përmes Iguman Zeçeviqit që si model kishte sjellë “ligjin e Vasojeviqeve më 12 pikat” e asimilimit të dhunshmëm. Ai në libër shqyrton edhe asmilimin e toponimeve dhe antroponive shqiptare në ato sllave. Asimilimi i shqiptarëve dhe konvertimi i tyre në fenë ortodokse serbe ishte tragjik për popullin e kësaj ane, ku rezistenca shqiptare kundër konvertimit ishte e madhe, por jo më e madhe sa shtypja e serbo-malazezve të cilët fuqishem u mbeshteten nga Rusia Cariste. Gjonbala nuk harron t’i përmend edhe ish fiset shqiptre që u asimiluan dhe u kovertuan në besimin ortodoks, siç ishin fiset : Ozri, Pipri, Hoti, Krasi, Vasi, Bakeqi, Kelmendi, Kuçi etj, fise këto që tani njihen si fise nacionaliste serbo-malazeze në pjesët totalisht të sllavizuara në serb e malazez, si Velika, Kuçi, Meduni etj. Planet pansllaviste të Carit të Rusisë, për t’ua ndar tokat shqiptare aleatve të tij, kanë qenë në planin e parë, andaj si rrjedhoj e kesaj tentative në monografi përmendet edhe lufta e njohur e Nokshiqit e cila u zhvillua me 4 dhjetor të vitit 1879, luftë kjo e cila me dinjeitet dhe heroizem u fitua nga shqiptrët, e organizuar dhe e udhëhequr nga trimat dhe luftetar të Lidhjës së Prizrenit. Më pastaj studiusi përshkruan në hollësi masakrën e shkaktuar nga Avro Cemoviqi dhe pop Gjorgji që kishin kryer mbi shqiptarët të cilët për se gjalli nuk u kovertuan dot në fenë ortodokse sllave, apo siç e quan autore në fen pravo-sllave. Qendresa e shqiptarëve, nënshtrimi dhe pushtimi e kolonizimi i tokave të tyre nga serbo-malazezet është një histori e hidhur që mund të lexohet në këtë libër. Pushtimin e këtyre troje Gjonbalaj e cilëson edhe si meritë e fuqive të mëdha dhe qarqet evropiane të cilët trojet shqiptare i shënderruan në monedhë kusuri mes veti. Lexuesi në këtë monografi gjenë një numër të konsideruesh fotografish që përbëjnë një hstorik pamor të historisë së kësaj zone, të cilat autori lexuesve ua ka ofruar nga fototeka e tij e pasur. Libri Zhanica, Pepaj dhe Nokshiqi, fshatra këto të krahinës së Plavë e Gucis, është një shtytje e fuqishme për ndriçimin dhe hulumtimin e mëtutjeshëm të gjnezës gjeneologjike , gjuhësisë dhe historisë shqiptare në këto treva shqiptare të pushtuara nga malazezet e që janë me inters për historinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi e më theks të veçant për historin e shqiptarëve të Plavë e Gucisë.
Diskutim rreth këtij postimi