Dimitrije Tucoviqi shkruante për këtë:
“Por shpejt pas pushtimit shqiptarët u gjendën midis çekanit e hudhrës, midis turqve, kundër zgjedhës së të cilëve kanë luftuar dhe shteteve të vogla ballkanike, të cilat u sillnin zgjedhë të re. Serbia keqtrajton dhe ndjek popullsinë shqiptare të katër qarqeve të fituara, Mali i Zi depërton në zemër të fiseve të Shqipërisë Veriore.”
Për këtë ka shkruar edhe shtypi tjetër qytetar opozitar në Serbi. Për shembull në të përditshmen e atëhershme “Borba”, në kreun e të cilës shkruan vetëm se është “fletore politike, ekonomike dhe letrare”, në artikullin e panënshkruar “Ne dhe shqiptarët”, në numrin e 10 majit 1912 (pra para fillimit të luftës) autori thotë:
Në marrëdhëniet tona me shqiptarët ne po bëjmë gabime të rënda, të cilat mandej po na halkmenen key. Gathimi më i madh është bërë menjëherë pas luftërave tota për çlirim, kur kemi dëbuar nga viset e çliruara me mijëra shqiptarë. NE vend që t’i ndalnim në vatrat e tyre, të përfitojnë simpatinë dhe besimin e tyre, t’i përfitojmë dhe të lidhim me ne, në vend që më në fund t’i ngrohim me rrezet e lirisë sonë, t’i zbusim me kulturën tonë, në vend që t’i lidhim me nga një skaj uke në atdheun e ri të tyre, ne po i ndjekim me dhunë. Këta shqiptarë, që është dashur të jenë bashkëqytetarë tanë, që është dashur të bëhen lidhje midis nesh dhe bashkëkombësve të tyre në Villajetin e Kosovës, po bëhen armiq tanë gjakatarë. Principata e re është bërë e unyer nga të gjithë shqiptarët në përgjithësi. Ata që i kemi përzënë nga Serbia, po i braktisin vatrat e tyre me zemrën plot hidhërim, me hakmarrje në buzë.
Fundja, këtë e ka pohuar edhe vetë Vasa Çubriloviqi në fjalimin e tij të famshëm në Klubin Kulturor Serb në Beograd më 7 mars 1937, kur ka folur për metodat që duhet përdorur kundër shqiptarëve që të shpërngulen nga Jugosllavia, kur ka thënë edhe këtë:
“Mbetet edhe një mjet që Serbia e ka përdorur shumë praktikisht pas vitit 1878 – djegia e fshehtë e fshatrave dhe e lagjeve shqiptare në qytete… (Mladina, nr. 49/1988, fq. 3).
Por Petar Karagjorgjeviqi e Nikolla Pashiqi, në vitin 1912, në proklamatën e luftës u premtojnë po këtyre shqiptarëve, të cilët i kishin dëbuar me dhunë dhe ishin strehuar në Kosovë, u premtonin “paqe e përparim si u kishin sjellë në vitin 1877/78”. (1)
Vasa Çubriloviqi edhe në punimin e tij “Shkaqet politike të shpërnguljeve në Ballkan prej vitit 1860 deri në vitin 1880” shkruan për këtë shpërngulje të popullit shqiptar, por këtë shpërngulje këtu e quan “vullnetare”, kurse pohimin e vet e mbështet në librin “Lufta e Serbisë me Turqinë prej vitit 1877 deri në vitin 1878”, të cilin në vitin 1879 e ka botuar – Komanda e Përgjithshme Serbe (!)… Mirëpo, përkundur këtij pohimi kategorik të akademikut, nga të dhënat që i përmend ai vetë në kapitullin “Shpërngulja e myslimanëve nga viset e fituara rishtas në Serbi në vitet 1877-78” rezulton një konkluzion krejtësisht tjetër që e vërteton atë që ka thënë Tucoviqi. Çubriloviqi këtu thotë:
“Dëbimi i shqiptarëve nga viset rreth Toplicës dhe Kosanicës në vitet 1877 dhe 1878, ndoshta, nuk është bërë… me plan nga lart…; ky ka qenë më tepër pastrim instinktiv, por aq më me themel, gjatë luftimeve dhe operacioneve ushtarake. Se shqiptarët e këtyre viseve janë shpërngulur vullnetarisht, e jo të ndjekur me qëllim ose me forcë, shihet më së miri nga operacionet e ushtrisë serbe në këto vise në vitet 1877 dhe 1878. Porsa aradhet e para serbe kanë filluar të depërtojnë në drejtim të Kurshumlisë, Prokuples dhe Leskovcit, kanë hasur në vendbanime të dendura shqiptare të cilat nuk donin të dorëzoheshin. Serbët është dashur të bëjnë luftën kryesore me ta. Është dashur t’i pushtojnë fshatrat një nga një. Shqiptarët i largonin fëmijët në drejtim të jugut e vetë fshiheshin në strehimore dhe vazhdonin luftën. Kur ushtria serbe u afrohej edhe strehimoreve, tërhiqeshin në lugina të Moravës Jugore, Veternicës, Medvegjes, Lumit të Thatë e Llapit e më tutje-drejt Kosovës. Kështu me depërtimin e ngadalshëm të çetave serbe pastrohej Toplica nga shqiptarët. Ata e braktisën Kurshumlinë që në betejën e parë rreth saj, në dhjetor të vitit 1877. Prokupla u zbraz pa luftë. Shqiptarët, jo rrallë, si te fshati Krivaçë, i gjuanin çetat serbe në kalim: mandej është dashur të dërgohen aradhet për ta pastruar fshatin prej tyre. Kori i Timokut, duke shkelur përmes “arnautllëkut” në Toplicë në drejtim të Kosovës haste në rezistencë aq të fortë të shqiptarëve të vendit edhe përpara edhe pas shpine, sa detyrohej ta ngadalësonte përparimin për ta pastruar prej tyre prapavijën. Disa shqiptarë janë kthyer dhe janë dorëzuar në fshatrat e Gollakut. Brigada e Kragujevcit ka lënë garnizone në fshatrat Vllasi, Oshtra Glava dhe Lalinci për t’i ruajtur. Është pranuar edhe dorëzimi i fshatarëve shqiptarë në anën e djathtë të Moravës rreth Surdulicës, Zhitoradës, Prekodolcit, Lugojnicës etj. Nën malin e Gollakut kanë mbetur pak shqiptarë edhe pas nënshkrimit të paqes.
Popullsia myslimane, në pjesën më të madhe, i ka braktisur qytetet Nish, Ak-Pallankë, Pirot, Leskovc dhe Vranjë që në kohën e luftës me rastin e tërheqjes së ushtrisë turke. Shpërngulej kryesisht në Serbi të Vjetër
Si ndiqeshin në luftën e viteve 1877 dhe 1878 nga viset midis Moravës Jugore e Kopaonikut, ashtu vendoseshin shqiptarët menjëherë buzë kufirit të ri të Serbisë. E vërshuan luginën e Llapit dhe Kosovën, sidomos rreth Prishtinës, ku, duke u tërhequr nëpër luginën e Medvegjes, u grumbulluan shumë të ikur nga viset që i kishin pushtuar serbët. Sipas Cvijiqit atëherë u shpërngulën nga Serbia rreth 30.000 shpirtra. Me këta u forcua shumë popullsia shqiptare në Kosovë…
Pas vitit 1878, Serbia u detyrua t’i kolonizojë viset që i kishin braktisur shqiptarët dhe turqit. Fshatrat kufitare me Kosovën duhej të populloheshin sa më parë me popullsi nacionale të sigurt që të sigurohej kufiri ndaj shqiptarëve…
Procesi i shpërnguljes së turqve nga qytetet dhe popullimi i fshatrave të braktisura shqiptare bëhej më shpejt sesa ishte menduar… Mezi kishin kaluar tridhjetë vjet, e Toplica, arnautllëku famëkeq i vitit 1877, do t’i japë Serbisë regjimentin e dytë, më të mirë, për luftërat e viteve 1912-1918,112
Si duhet të kuptohet kjo shpërngulje “vullnetare” e jo me “forcë”, kur menjëherë pastaj ajo përshkruhet me shprehjet “pastrimi i viseve”, “dorëzohen”, “beteja”, “pushtimet” “strehimoret”, “fëmijët”, “rezistenca e fortë”: etj.
Në të njëjtin punim Çubriloviqi thotë:
“… Është me rëndësi të veçantë etnografike dhe politike shpërngulja e shqiptarëve nga Toplica dhe Kosenica. Prej shekullit XVII e këndej, sidomos prej dyndjes së serbëve nën Arsenije Çarnojeviqin, lëshohen gradualisht malësorët shqiptarë nga luginat e veta në fushat pjellore të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës dhe, duke depërtuar në veri në drejtim të Moravës Perëndimore dhe asaj Jugore; nëpër malin e Sharrit zbresin në Polog, e prej aty në drejtim të Vardarit. Kështu, deri në shekullin XIX është krijuar pyka shqiptare, e cila, duke u mbështetur në prapavijën e vet etnografike, është futur thellë në tokat tona, ka mbërritur deri te porta e vetë Nishit dhe i ka ndarë tokat tona veriore prej atyre jugore. Kjo pykë shqiptare… ka qenë ajo transversalja, e cila, gjatë tërë shekullit XIX e ka penguar Serbinë e Malin e Zi që të zhvillonin aksion aq të gjerë në Serbinë Jugore si kishin dëshiruar”.
Sipas akademikut të nderuar, disa popuj kanë të drejtën e dyndjeve dhe të vendosjes së përhershme në vise të reja, pa të drejtën e askujt që, sipas nevojave të politikës së vet, t’i dëbojë pas disa shekujve, e disa popuj nuk e kanë këtë të drejtë, kurse dikush me plot të drejtë mund t’i dëbojë nga vatrat e tyre.
Dhe, derisa Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Serbe dhe akademiku, në bazë të vizionit të saj të shpërnguljes vullnetare të popullsisë shqiptare nga viset që ushtria serbe i kishte pushtuar në luftë me Turqinë në vitet 1877-1878, thoshte diçka, krejt të kundërtën e thoshte, si do të shohim, një dëshmitar i besueshëm.
Në libërthin e tij “Mbi shqiptarët”, ai, bashkëkohës dhe dëshmitar okular i të gjitha atyre ngjarjeve që kanë ndodhur dhe që po ndodhin, ka lënë shënime për historinë:
“Është fakt se ne, pas luftës së fundit serbo-turke, ata i kemi bërë hakmarrës të egër e gjakatarë.” (f. 102).
Shqiptarët që, nga ana jonë, janë shpërngulur nga tokat e tyre dhe kanë shkuar në Turqi (mendon për Kosovën, që ende ishte nën Turqi)… kalojnë këndej më tepër për t’u hakmarrë, duke vrarë ata që tash jetojnë në shtëpitë e tyre ose në tokën e tyre.
Këta shqiptarë janë të vendosur mu buzë kufirit… Për këtë arsye shqiptari prej aty e sheh çdo lëvizje të atij që jeton në tokën e tij dhe, natyrisht, tek ai ndizet flaka e hakmarrjes kundër atij që ia ka pushtuar tokën. Pra, kur të merret parasysh kjo rrethanë… atëherë njeriu as nuk mund ta dënojë aq rreptësisht veprimin e tyre”. (f. 88-89).
“Ata na urrejnë si rrëmbyes të pasurisë së tyre, të shtëpisë – të atdheut”. (f. 102)
Për libërthin dhe veten e tij na tregon:
“Kam shkruar ashtu si e kam njohur unë vetë këtë popull, me përvojën time, në kohën e shërbimit tim shumëvjeçar si komandant i rojës së kufirit në kufi me shqiptarët”.
E përvoja personale e tij ishte kjo:
“Ata janë njerëz shumë të karaktershëm, miq më të moralshëm e më besnikë se evproiani më i kulturuar.”
Ishte ky Aleksa Gj. Bogosavleviq. Në titullin e libërthit, nën emrin e vet, ka shënuar – oficer mbretëror serb i xhandarmërisë, kavalier i kryqit perandorak rus të shën Gjorgjit etj. etj.”
Libërthi i tij është shtypur në Nish, në vitin 1897.
burimi: Serbia e shqiptarët: pasqyrë e e politikës së Serbisë ndaj shqiptarëve prej vitit 1878 deri në vitin 1914
dardaniapress
Diskutim rreth këtij postimi