Dardania Press
E enjte, 15 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Histori

Më 5-6 janar mbushen 82 vite nga vrasja e 4.700 bihorasëve, mes tyre 2.000 fëmijë, masakra që shkaktoi krijimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit!

Sprovimet e vështira dhe vuajtjet e popullit të Sanxhakut janë përshkallëzuar sidomos në periudhën nga 5 janari deri më 7 shkurt të vitit 1943 kur është kryer gjenocidi kryesisht kundër popullsisë së besimit islam të luginës së lumit Lim nga Bijello Polja deri në Foçë.

4 Janar, 2025
in Histori, Sanxhaku
23 0
0
  79 vite nga gjenocidi serbomalazez në krahinën e Bihorit
26
SHARES
331
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Sipas dëshmive të dokumentuara, në këtë periudhë janë masakruan rreth 9200 sanxhaklinj. Popullsia e kësaj treve është persekutuar pa dallim gjuhe, përkatësie kombëtare (shqiptarë apo boshnjakë). Kjo ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore – luftë e cila për çetnikët kishte edhe karakter kryqëzate. Duhet përkujtuar se Pavle Gjurishiqi ishte komandanti çetnik i cili, ndër të tjera, udhëhoqi një nga veprimet më brutale kundër popullit të Sanxhakut dhe Bosnjës lindore në fillim të viti 1943. Konsiderohet se Gjurishiqi ka qenë krimineli më i madh në Luftën e Dytë Botërore në Mal të Zi dhe më gjerë.

“Popullsija e Zonës neutrale, gjithë fajin e prishjes dhe të kërdis q’u ba në Bihor, ia ngarkon autoriteteve shqiptare, si dhe autoriteteve ushtarake italiane të Malitzi, për moskujdesjen e tyne”. Ajo gjykon kështu: “Në mos ishte e mujtun të bashkohemi me Shqipni, përse nuk na lanë me Malin e Zi? Asht për t’u habitun se shpeshherë, zyrat ushtarake italiane, kur flasin a shkruajnë për popullsin e Zonës neutrale, nuk përdorin fjalën “shqiptar”, por gjithmonë thonë “mysliman” simbas zakonit serb e malazias”. Ka ba shumë përshtypje të keqe në popull fakti se kur u hap lajmi i veprës mizore të çetnikëve, një grumbull burrash shqiptar të Pejës e Rozhajt u bënë gati të shkojnë në ndihmë të vëllaznëve të tyne. Ata, gjithmonë të bindun e t’urtë ndaj autoriteteve, i kërkuan leje Komandantit italian që të hyjnë në zonën neutrale, Por, e keqja qendron këtu se çetat shqiptare edhe kur asht fjala për mprojtje jo për mësymje, kërkojnë leje, nuk u epet, binden e tërhiqen. Përfundimi asht se në Zonën neutrale malaziasit janë më të mprojtun se shqiptarët. Në mos u epet shqiptarve mundësija të mprohen vetë, le t’i mprojnë ata qi e kanë për detyrë”. 

Zbarkimi i trupave anglo-amerikane në Siçili e në fillim të shtatorit të viti 1943 në jug të Italisë shkaktoi armëpushimin e pastaj kapitullimin Italisë, e cila në fillim të këtij viti kishte ndihmuar formacionet çetnike të kryejnë gjenocid në krahinën e Bihor. Në këtë kohë shteti gjerman, ndër të tjera, siguronte: bashkimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare me shtetin shqiptar të 1913, ruajtjen e statusit ekzistues të Qarkut të Mitrovicës, Vushtrrisë e Pazarit të Ri, njohjen zyrtare dhe shkëputjen e shtetit shqiptar nga Perandoria Italiane, tërheqjen e plotë të ushtrisë gjermane nga Shqipëria pas përfundimit të luftës etj. Përfaqësuesit shqiptarë, të cilët parashikonin dhe parandienin rrezikun nga sulmet çetnike, nga përhapja e sllavo-komunizmit e riskllavërimin a ripushtimin sllav, e pranuan këtë marrëveshje. Për t’i mbrojtur trojet shqiptare, disa ideologë shqiptarë e shtruan nevojën për të formuar Lidhjen e Dytë.

Gjenocidi serbo malazez ndaj popullatës pothuajse të pambrojtur të Bihorit shkaktoi frikë në trevat tjera të Sanxhakut si në jug, ashtu edhe në lindje. Krerët e Sanxhakut, Hasan Zvizdiq, Aqif Blyta, Nexhib Basha, Adem Kuratagaj etj., e panë të arsyeshme që të jenë pjesë e Lidhjes së Dytë shqiptare, të marrin pjesë aktive dhe të kërkojnë nga Lidhja që këto troje të mbrohen me forca ushtarake dhe t’i bashkohen Shqipërisë.

Në mbledhjen e tretë të Kongresit në Prizren vazhdojnë punimet më 18 shtator 1943 dheaty diskutohej për gjendjen e krijuar në Sanxhak. Pas Aqif Blytës si nënkryetar, i cili me diskutimin e tij përsërit kërkesat e delegatëve të Mitrovicës dhe të Llapit, duke ua përkujtuar pjesëmarrësve se Pazari i Ri u takon trojeve shqiptare dhe për mbrojtjen e tyre ishin krijuar edhe 200 varreza të reja shqiptare, si dhe të Hasan Zvizdiqit i cili haptas kërkoi bashkimin me kësaj treve me Shqipërinë, fjalën e merr merr edhe Tahir Zajmi.

Tahir Zajmi shtroi nevojën e formimit të ushtrisë së Lidhjes, dhe tha: “Tue u marr me problemin e pikës së tretë të programit, thekson se Qeveria e Re, që do të dale nga gjinit të popullit duhet të ketë për detyrë me u kujdesue për këtë pikë me kaq rëndësi për avenirin e mbarë kombit tone,…. Nëse anmiqt kanë me pas rasën me na sulmue kësaj here jemi të humbun, të humun kombtarisht e fizikisht, shembull ky që na jipet prej çetave serbo-malazez, të cilat me dëshirën e Italis, masakruan ma se 4700 vetë tue grabitë edhe 200 vajza të cilat u-mueren në djegjen e Bihorit, prandaj duhet të armatosemi, duhet të kemi ushtrinë t’onë të forte; pra organizimi politik e ushtarak duhet të mbështetet në fuqitë t’ona, për këtë qëllim pasunija e qytetarit dhe e katundarit duhet t’i falet këtij organizimi politik dhe ushtarak”.

Me krijimin e trupave ushtarake të Lidhjes së Dytë Shqiptare, përderisa ekzistuan, u evitua rreziku që i kanosej krahinës së Peshterit, Rozhajës dhe viseve të tjera nga përsëritja e gjenocidit, çfarë ishte ai që ndodhi në krahinën e Bihorit.

fragmente nga përmbledhja :

ZLOČINI NAD BOŠNJACIMA SANDŽAKA U XX VIJEKU Tom II Zbornik radova sa međunarodnog naučnog skupa održanog u Novom Pazaru 29. i 30. juna i u Bijelom Polju 1. jula 2024. godine
Ismet Azizi: Masakra e Bihorit dhe krijimi i lidhjes së Dytë të Prirenit!

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI!

15 Maj, 2025
Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

15 Maj, 2025
Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

14 Maj, 2025
Osman Ferizi

HAJDUT MË KRAVATA! – R E A G I M

14 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In