Dardania Press
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Ballkani

Konferenca e Vienës, rruga drejt pavarësisë së Shqipërisë 1896 (pjesa e parë)

Artur Vrekaj: Ferit Vlora e falenderoi për Austro-Hungarinë, për rolin e saj ndaj myslimanëve të Bosnje-Hercegovinës. Austro-Hungaria ishte kujdesur të fitojë besimin e myslimanëve Shqiptarë. Gjatë vizitës, Ferit Vlora i dha një memorandum ambasadorit Austro-Hungarez, Calice. Ky dokument ishte i rëndësishëm, pa ekzagjerim.

8 Prill, 2026
in Ballkani, Gjeopolitikë, Histori, Sanxhaku
14 1
0
Konferenca e Vienës, rruga drejt pavarësisë së Shqipërisë 1896 (pjesa e parë)

Ferit Vlora

17
SHARES
211
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në pranverë të vitit 1896  kombëtaristi Ferit Vlora takoi ambasadorin e Austro-Hungarisë në Stamboll, Heinrich Calice që ti shprehë mendimin e tij për planet e Ballhausplatz, ministrisë së Jashtme të Austro-Hungarisë.

Ferit Vlora e falenderoi për Austro-Hungarinë, për rolin e saj ndaj myslimanëve të Bosnje-Hercegovinës. Austro-Hungaria ishte kujdesur të fitojë besimin e myslimanëve Shqiptarë. Gjatë vizitës, Ferit Vlora i dha një memorandum ambasadorit Austro-Hungarez, Calice. Ky dokument ishte i rëndësishëm, pa ekzagjerim.

Një zyrtar udhëheqës i perandorisë Ottomane si Ferit Vlora ishte duke pyetur Austro-Hungarinë, një perandori e Krishterë Europiane për mbrojtje të popullit Shqiptar me shumicë myslimane.

Memorandumi i Ferit Vlorës ishte në thelb një plan i detajuar politik dhe ai përfundoi duke shërbyer si baza e programit të konferencës së Vienës më 1896 dhe të ashtuquajturit

”Planet e Veprimit Shqiptar ” që ishte rezultat i konferencës.

Ferit Vlora kërkoi që ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë të luajë një rol si mbrojtëse kundër Sllavëve të Ballkanit dhe gjithashtu të fillojë një politikë Shqiptare të qëndrueshme kundër sulmeve të Portës së Lartë ndaj Shqiptarëve, në mbrojtje të kombit Shqiptar.

Kjo politikë ndërhyrëse e Austro-Hungarisë ishte që të kishim anën ushtarake dhe atë ekonomike.

Ferit Vlora propozoi që luftanijet Austriake të dukeshin më shpesh në portet Shqiptare, sa të munden dhe Austro-Hungaria të marrë koncensione për ndërtimin dhe administrimin e hekurudhës në Adriatikun Lindor.

Deri më 1896 brënda kornizës së kultit të Protektoratit Katolik, vetëm Shqiptarët Katolikë që banonin në Shqipërinë Veriore i përkisnin juridiksionit të Vienës.

Në datat 17 Nëntor, 8 dhe 23 Dhjetor 1896 u mbajt konferenca për Shqipërinë në Vienë me qëllim të diskutohej Politika e Re Shqiptare.

Në takime ishin bashkëministrat Agenor Goluchowski dhe Benjamin Kallay, si dhe disa ekspertë që ishin ftuar.

Kush ishin pjesëmarrësit e konferencës së Vienës për Shqipërinë?

Julius von Sundenhorst, ishte një ish-student në akademinë e gjuhëve Orientale në Vienë që kishte trajnuar konsuj, përkthyes, ekonomistë; ai ishte zyrtari udhëheqës në ministrinë e Jashtme. Ai ishte i identifikuar jo vetëm si një ekspert në Çështjen Shqiptare, por gjithashtu edhe si një autoritet ndërkombëtar dhe publicist në perandorinë Ottomane, në tregëtinë e Lindjes, në Levant e Siri.

Norbert Schmucker ishte një tjetër ish-student në akademinë e gjuhëve Orientale që shërbeu në disa konsullata Shqiptare nga 1881-1893.

Adalbert Fuchcs, shefi i departmentit për politikën koloniale ishte ftuar prej ministrive të Jashtme.

Kallay solli Lajos Thalloczy, një ekspert në Orient, Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipëri.

Konsulli i përgjithshëm në Shkodër, Theodor Ippen ishte ftuar nga ministritë e Jashtme edhe nga eksperienca e tij e pjesshme si një diplomat civil në Sanxhakun e  Pazarit të Ri.

Julios Pisko pas gradimit  në akademinë e gjuhëve Orientale shërbeu si konsull në Beograd, Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipërinë gjeografike.

Ambasadori Austro-Hungarez në Stamboll Heinrich Calice rekomandoi tek organizatorët e konferencës priftin Shqiptar Prenk Doçi.

Prenk Doçi ishte pjesëmarrës i Kryengritjes së Lidhjes së Prizrenit kundër Ottomanëve, 1878-1881. Doçi i shpëtoi ekzekutimit duke ikur në Romë me ndihmën e shërbimit konsullor të Austro-Hungarisë.

Në Romë Prenk Doçi punoi si sekretar i kardinalit Antonio Agliardi, diplomat i Papatit që e mori Doçin si delegat apostolik të Papatit në Kanada dhe Indi për të riorganizuar kishën Katolike.

Heinrich Calice pati një marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë me Prenk Doçin, e cila u zhvillua gjatë periudhës së luftrave Ballkanike kur Doçi ishte nunçio në Vienë. Doçi e prezantoi veten si një nga ekspertët e Papës për Shqipërinë.

Duke qënë pjesës e nismës Shqiptare, Prenk Doçi shkroi një memorandum për ministritë e Jashtme Austro-Hungareze më 1897, në të cilin ai bëri sugjerime konkrete fokusuar në potencialin organizativ të Shqipërisë, si një shtet.

Nëse ndonjë analizon propozimet e Prenk Doçit, të cilat përfshinin një rajon Katolik, Principatë Katolike, në Shqipërinë Veriore si një njësi administrative autonome e varur formalisht nga Porta e Lartë dhe praktikisht e varur nga Austro-Hungaria duket fare thjeshtë e mundur, se Doçi kishte parasysh shëmbullin në Indi kur shkroi këtë memorandum.

Shënimet e konferencës së Vienës shfaqin se ministritë e Jashtme dhe të Financave të Austro-Hungarisë luajtën role të ndryshme strategjike në krijimin e politikës së Re për Shqipërinë.

Ky material është bazuar në punimin shkencor me materiale arkivore të arkivave të perandorisë Austro-Hungareze nga K. Degovics.

 

Tags: Artur Vrekaj

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Konferenca e Vienës, rruga drejt pavarësisë së Shqipërisë 1896 (pjesa e parë)

Konferenca e Vienës, rruga drejt pavarësisë së Shqipërisë 1896 (pjesa e parë)

8 Prill, 2026
“Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut

“Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut

7 Prill, 2026
Artur Vrekaj

Pse na diskriminojnë Sllavo-Bullgarët në RMV?

7 Prill, 2026
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Shqipëria nuk di apo nuk do të dijë sa milionë Shqiptarë janë në Diasporë?

6 Prill, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In