Dardania Press
E diel, 18 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Gjeopolitikë

Heqja e autonomisë dhe ndarja e Sanxhakut mes Serbisë dhe Malit të Zi

Ismet Azizi: Sanxhaku paraqet një hapësirë gjeografike të veçantë territoriale dhe administrative, me traditë dhe subjektivitet të gjatë e të lashtë historik e kombëtar.

20 Dhjetor, 2020
in Gjeopolitikë, Histori, Sanxhaku
78 4
0
Heqja e autonomisë dhe ndarja e Sanxhakut mes Serbisë dhe Malit të Zi
93
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sanxhaku i Pazarit të Ri në vitin 1790 është përfshirë në kuadër të Vilajetit të Kosovës. Ndërsa si njësi administrative-territoriale ka pushuar në vitin 1902, duke mbetur kështu deri në vitin 1912; vit kur Sanxhaku do të pushtohet dhe aneksohet nga Serbia.

Sanxhaku është një rajon kompleks dhe shumë i rëndësishëm nga pikëpamja historike, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe pikëpamja ushtarake. Pozita gjeografike paraqet faktorin, i cili, në teorinë e gjeografisë, paraqet një rëndësi të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Të dhënat relevante historike dhe gjetjet arkeologjike dëshmojnë që nga lashtësia zanafillore ka qenë e banuar nga Ilirë. Këtë, ndër të tjera, e dëshmojnë edhe shumë toponime të ruajtura deri në ditët e sotme, të cilat dëshmojnë për të kaluarën ilire. Në përfindim të Luftrave Ballkanike aleatët e ndanë mes veti Maqedoninë, Kosovën, Sanxhakun dhe Shqipërinë. Lufta e vitit 1912, krijoi atmosferën në të cilën me një akt terrorist inicioi Luftën e Parë Botërore. Shumica e banorëve me kënaqësi pritën ardhjen e austriakëve. Në shtator te viti 1918, ushtria serbe filloi ripushtimet e viseve shqiptare, të cilat Konferenca e Londrës më 1913, ia kishte dhuruar padrejtësisht. Gjatë tetorit 1918, me gjithë qëndresën e armatosur të popullit shqiptar, trupat franceze dhe serbe arritën ta pushtonin Kosovën dhe viset tjera shqiptare. Pas gjendjes së krijuar, Kosova dhe Sanxhaku, që nga viti 1913, tashmë përfundimisht, mbetën të ndara. Serbia, pasi vendosi administratën pushtuese me anë të regjimit ushtarak e policor, ushtroi terror e gjenocid mbi shqiptarët duke përdorur forma të ndryshme të dhunës.

Pas kapitullimit të Italisë, të gjitha tokat që ishin nën kontrollin italian kaluan në duart e  pushtuesit gjerman. Lidhja e Dytë e Prizrenit nuk arriti të luajë rolin dhe të realizojë vendimet dhe qëllimet e veta. Në të njëjtën kohë, në Sanxhak forcat partizane komuniste u forcuan sepse u rreshtuan në anën e fituesit të luftës dhe u bënë faktor për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut. Me këtë rast, u formua edhe Këshilli Vendor Antifashist i Çlirimit të Popullit të Sanxhakut.

Këshilli Vendor Antifashist i Çlirimit të Popullit të Sanxhakut, ishte organi më i lartë politik në Sanxhak gjatë luftës antifashiste. U themelua në Plevla më 20 nëntor 1943.

Kryesia e Këshillit Antifashist të Çlirimit të Popullit të Jugosllavisë, në Sesionin e Dytë të 29 nëntorit 1943 në Jajce, merr një vendim në të cilin ndër të tjera thuhet se ZAVNO (KNAÇ) i Sanxhakut ishte në funksion të organit themelues të pushtetit popullor në Sanxhak. Por, gjërat ndryshojnë më vonë.

Historikisht është e njohur se Krahina e Sanxhakut me qendër administrative në Novi Pazar ishte një trevë e banuar me shqiptarë, boshnjakë dhe sllavë në një përqindje minore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në këtë krahinë ishte zhvilluar një luftë e drejtë antifashiste, ku dalloheshin shqiptarët dhe boshnjakët. Por, me të mbaruar lufta, politikanët e Serbisë dhe të Malit të Zi do të bëjnë pazare dhe do ta ndajnë këtë trevë, ashtu siç provuan ta ndajnë edhe Kosovën. Ndarja ngjau me fajin e faktorit të brendshëm, por edhe në sajë të raportit të forcave politike dhe ushtarake.

Sanxhaku

Sanxhaku

Shuarjen e Sanxhakut si Krahinë Autonome, por edhe të ndarjes administrative në mes të Malit të Zi e përfaqësonte malazezi Millovan Gjillas dhe serbi Aleksandëar Rankoviqi.

Këshilli Antifashist Popullor për Çlirimin e Sanxhakut, në kuvendin e vet më 29 mars 1945, në Novi Pazar, konstaton që rrethet e Pribojit, Maleshevës, Zllatarit, Sjenicës, Dezhevës (Pazarit të Ri)  dhe Shtavicës ( Tutinit), pas Luftës Ballkanike, para krijimit të Jugosllavisë centraliste, i kanë takuar Serbisë, ndërsa rrethet e Plevlës (me ish-rrethin e Bolanicës) dhe Bjellopolës (me ish-rrethin e Llozanës) i kanë takuar Malit të Zi. Këshilli Antifashist i Çlirimit Popullor të Sanxhakut nuk sheh asnjë arsye që ashtu të mos jetë edhe sot, kur në bazë të vendimit të AVNOJ-it nga 29 XI 1943, ndërtohet Federata e re demokratike e Jugosllavisë.

Në Kuvendin themelues të këtij këshilli që është mbajtur më 20 XI 1943 në Plevle, e pastaj edhe më vonë, nuk është shtruar kërkesa për status të posaçëm të Sanxhakut në shtetin e ardhshëm. Prandaj, Këshilli Antifashist i Çlirimit të Sanxhakut, “pas dëgjimit lidhur me statusin e Sanxhakut në shtetin tonë të ri dhe pas diskutimit thelbësor për këtë çështje” vendos:

  1. Rrethet e Pribojit, Mileshevës, Zllatarit, Senicës, Dezhevës (Pazarit të Ri – v.j.) dhe Shtavicës ( Tutinit) t’i takojnë Serbisë federale, ndërsa rrethet e Plevlës (me ish-rrethin e Bolanicës) dhe Bjellopolës (me ish-rrethin e Llozanës) t’i takojnë Malit të Zi.
  2. Që Këshilli Antifashist i çlirimit të Sanxhakut të shpërndahet menjëherë;
  3. Që këshilltarët e deritashëm të rretheve të Pribojit, Mileshevës, Zllatarit, Dezhevës dhe Shtavicës menjëherë t’i mbajnë kuvendet dhe ta zgjedhin Këshillin e përkohshëm ekzekutiv nacionalçlirimtar të rrethit;
  4. Këshilli ekzekutiv Antifashist i Çlirimit Popullor të Sanxhakut pushon së funksionuar, pasi ky vendim të aplikohet në vepër;
  5. Këshilli Antifashist i Çlirimit të Sanxhakut e lutë Kryesinë e AVNOJ-it (KÇKJ), Këshillin Antifashist të Çlirimit Popullor të Serbisë, si dhe Këshillin Popullor Antifashist të Çlirimit të Malit të Zi që këto vendime t’i zbatojnë në vepër.

“Vdekje fashizmit – Liri e Popullit!”, thuhet ndër të tjera aty.

Jugosllavia

Për Këshillin Popullor Antifashist të Çlirimit të Sanxhakut, vendosën anëtarët e Këshilli Ekzekutiv: Milivoje Dobrashinoviq, Jaksha Bogdanoviq, Misho Paviqeviq, Edib Hasanagiq, Marinko Golluboviq, Zhiko Zhizhiq, nënkryetari i parë Murat Sheqeragiq, nënkryetari i dytë Dushan Ivoviq!

Në Kuvend kishte dalë edhe propozimi që Malit të Zi t’i bashkohen edhe Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit. Këtë propozim e kishte mbështetur dhe kërkuar Marko Vujaqiqi. Sreten Vukosavleviqi, sipas dokumenteve, kishte kërkuar që Sanxhaku me çdo kusht të ndahet, sepse nuk mundet të ekzistojë si tërësi, por që me “këtë ndarje mos të ngutemi”. Ndërsa, Eduard Kardeli dhe Sreten Zhujoviqi – meqë i pari kishte marrë territore të Italisë përfshirë edhe Trieshtën – kishte theksuar se Sanxhaku duhet të likuidohet, si njësi territoriale administrative e posaçme. Të përmbajtur kishin qëndruar Mosha Pijade, Rade Pribiqeviqi dhe Mile Perunqiqi, në mënyrë që këta të marrin pjesë në Këshillin (ZAVNO) Antifashist të Sanxhakut dhe aty të maten qëndrimet e përfaqësuesve.

Vendimi për ndarjen e Sanxhakut është bërë pa e pyet fare popullin, ndërsa disa politikanë kishin theksuar se me Sanxhakun është bërë gabim dhe se këtë vendim nuk duhet zbatuar.

Të përfundojmë, Tito, Gjillasi, Rankoviqi dhe Kardeli ishin ata që kishin bërë copëtimin e viseve etnike në Jugosllavi.

Më gjerësisht: Ismet Azizi, Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, libër me autor Ismet Azizi, Botuar në Shkup nga Sh.B. Logos A, në vitin 2019. Faqet e librit 360.

Tags: Aqif BlytaKosovaMali i ZiSanxhakuSerbia

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

18 Maj, 2025
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

16 Maj, 2025
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI!

15 Maj, 2025
Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

15 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In