Është e pakontestueshme se ndaj minoritetit gjerman në Jugosllavinë komuniste është kryer gjenocid. Në të vërtetë, qëllim ishte çrrënjosja e tyre nga Vojvodina, nëpërmjet vendimeve të AVNOJ-it dhe ato të mëvonshme që mori kreu komunist. Deklaratat publike, siç ka qenë ajo e Titos në Vrshac, se problemi i pakicës gjermane do të zgjidhet me zhdukjen e tyre nga këto treva, ose ajo e Boris Kidriqit, që elementi gjerman nga pjesët veriore të ish-Jugosllavisë duhet të zhduket, vërtetojnë aktin e gjenocidit.
Gjermanët danubian (siç quheshin gjermanët e Vojvodinës), janë pasardhës të gjermanëve dhe austriakëve jugperëndimor, të cilët ndërmjet viteve 1689 dhe 1787, janë vendosur në basenin e Panonisë nga mbretëria hasburgiane. Kjo ka ndodhur pas çlirimit të Hungarisë së atëhershme e cila qëndroi 160 vjet nën sundim të Perandorisë Osmane.
Sot, në Vojvodinë, gjermanët janë një nga pakicat etnike. Ata e flasin gjuhën serbe ndërsa njohja e gjuhës gjermane iu shërben për arsye ekonomike dhe komerciale. Këta gjermanë i përkasin besimit katolik dhe protestant. Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Vojvodinë kanë jetuar 3 154 gjermanë.
Por, më herët gjendja ka qenë ndryshe. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1880 në Vojvodinë kanë jetuar 285 920 gjermanë dhe përbënin 24.4% të popullsisë. Këta ishin komuniteti i dytë për nga numri, pas serbëve. Mandej, në vitin 1890, është shënuar një rënie e lehtë e përqindjes (24.2%) edhe pse numri i tyre ishte rritur në 321 563 duke u radhitur si komunitetet i tretë, pas serbëve dhe hungarezëve. Në vitin 1900 në Vojvodinë kishte 336.430 (23.5%) gjermanë ndërsa në prag të Luftës së Dytë Botërore llogaritet të ketë pasur mbi 550 000.
Sipas regjistrimit të parë të pasluftës (1948) në Vojvodinë jetonin vetëm 31.821 (1.9%) gjermanë, të cilët ishin të gjashtit për nga numri, të kryesuar nga serbët dhe hungarezët që përbënin shumicën.
Është e pakontestueshme se ndaj minoritetit gjerman në Jugosllavinë komuniste është kryer gjenocid. Në të vërtetë, qëllim ishte çrrënjosja e tyre nga Vojvodina, nëpërmjet vendimeve të AVNOJ-it dhe ato të mëvonshme që mori kreu komunist. Deklaratat publike, siç ka qenë ajo e Titos në Vrshac, se problemi i pakicës gjermane do të zgjidhet me zhdukjen e tyre nga këto treva, ose ajo e Boris Kidriqit, që elementi gjerman nga pjesët veriore të ish-Jugosllavisë duhet të zhduket, vërtetojnë aktin e gjenocidit.
Ngjarjet që pasuan në fund të luftës në Jugosllavi ishin fshehur me sukses për më shumë se 60 vjet. Për këtë rast, edhe sot nuk ka asnjë gjykim te qartë historik. Ende në tekstet e historisë nuk përmendet numri i kampeve për gjermanët, krimet e kryera kundër pakicës gjermane, si dhe viktimat në anën e kësaj pakice. Kjo mund të jetë arsyeja kryesore që mungojnë dhe opinionet e juristëve në kualifikimin e këtij veprimi dhe përcaktimi nëse në ish-Jugosllavi është kryer gjenocid ndaj minoritetit gjerman.
Veprime kundër pjesëtarëve të pakicës kombëtare gjermane kanë përfunduar rreth vitit 1965. Në këtë proces gjenocidal kjo pakicë etnike, sipas regjistrimit të vitit 2002, është zvogëluar në numër prej rreth 541,000 në vetëm 3901. Kjo paraqet një rënie prej 140 herë. Të dhënat tregojnë se sot në ish-Jugosllavi ka ende vetëm 0.7% të kësaj pakice kombëtare.
Megjithatë komuniteti gjerman beson se ky numër është diç më i lartë, por jo më shumë se 20 000 – 30 000 e anëtarë e cila paraqet vetëm 3.6% – 5.4%, në krahasim me numrin në prag të Luftës së Dytë Botërore. Ky ndryshim i 3901 anëtarë, me numrin e vlerësuar, nga anëtarët e tij të cilët ende kanë frikë të deklarohen, nuk kanë guxim të identifikohen si gjerman, por si pjesëtarë të etnive të tjera, apo si pjesëtar rajonal. Ata deklarohen si të pavendosur ose nuk identifikohen fare.
Në muajt e fundit të luftës së Dytë Botërore pakica gjermane është dënuar në forma të ndryshme duke përfshirë edhe detyrimin për largim nga shtëpitë e tyre për në Gjermaninë e sotme.
Në sesionit të dytë i AVNOJ-it më 21 nëntor 1943, gjermanëve etnikë u është hequr statusi i pakicës kombëtare dhe të drejtat qytetare, shtetësia jugosllave dhe e drejta e pronës.
Teksti i deklaratës që AVNOJ ka nxjerrë për këtë rast, thotë:
“1. Të gjithë anëtarët e pakicës gjermane që jetojnë në Jugosllavi automatikisht do ta humbin shtetësinë e tyre Jugosllave dhe të gjitha të drejtat civile dhe kombëtare;
- E gjithë prona e luajtshme dhe e paluajtshme e personave etnik gjerman konsiderohet e konfiskuar dhe bëhet pronë e shtetit;
- Gjermanëve jugosllavë u ndalohet të kërkojnë çfarëdo të drejte dhe ushtrimin e mbrojtjes ligjore apo personale nga gjykatat apo institucionet. ”
Vendimi i AVNOJ -it , i 21 nëntorit 1944 konfirmon shpalljen e Deklaratës kurse pjesëtarët e pakicës kombëtare gjermane mbeten pa pasurinë e tyre. Është bërë me dije se ky vendim nuk ka pas efekt ndaj gjermanëve që luftuan në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe aradheve partizane Jugosllave.
Vendimit përcakton se çfarë konsiderohet pasuri e paluajtshme:
“Me këtë vendim konsiderohet pasuria e paluajtshme, prona dhe të drejtat e luajtshme, si dhe posedimi i tokës, shtëpive, mobileve, pyjeve, të drejtat minerare, kompanitë me të gjitha objektet dhe aksione, letrat me vlerë, aksionet, kompanitë, shoqatat e çdo lloji, financimi, të gjitha llojet e mjeteve të pagesës, llogaritë e arkëtueshme që marrin pjesë në aktivitetet e ndërmarrjeve, të drejtat e autorit, të drejtat e pronësisë industriale, si dhe të gjitha të drejtave për sendet e përmendura më lart. ”
Mënyra se si është kryer dëbimi i gjermanëve nga Vojvodina, duke i dërguar në kampet e vdekjes, ekzekutimi masiv, djegia e librave të tyre dhe shkatërrimi i çdo gjëje që ka të bëjë me kulturën, gjuhën dhe traditën gjermane në këtë rajon, është e qartë se këtu kemi të bëjmë me gjenocid.
Për gjenocidin e kryer ndaj gjermanëve të Vojvodinës më së miri mund të mësojmë nga studimi i grupit të autorëve nga Austria dhe Gjermania të cilët botuan librin “Gjenocidi kundër pakicës gjermane të viti 1944-1948″, i cili, në vitin 2004, përveç në gjuhën angleze, është përkthyer edhe në gjuhën serbe. Në këtë libër është dokumentuar në detaje shfarosja e gjermanëve në ish-Jugosllavi. Aty vërtetohet se nga 106 000 viktima civile nga viti 1941 deri 1948 që u regjistruan në territorin e Vojvodinës, rreth 25 000 ishin të kombësisë gjermane.
Universiteti Harvardit dhe disa universitete tjera gjermane e franceze, përfshirë ekspertin ndërkombëtar për gjenocid dhe krime të luftës Dr. Dieter Blumenvic, sjellin ekspertizën profesionale në të cilën, duke u mbështetur në jurisprudencën dhe në të drejtën ndërkombëtare, është qartësuar se ndaj gjermanëve në ish Jugosllavi është kryer gjenocid.
Për këtë shkak, pas Luftës së Dytë Botërore numri i popullsisë gjermane u zvogëlua në masë të madhe. Arsyet janë të shumta: vdiqën si ushtarë, ikja nga pushteti i ri (rreth 250 000), vdekjet në kampet e punës, ekzekutimet hakmarrëse që ndodhnin me rastin e çlirimit të vendit nga Gjermania naziste. Por, dëbimet dhe emigrimi i tyre i mëvonshëm, për shkak marrëveshjes së fituesve të luftës në vitin 1945, kanë bërë që rreth 14 milionë gjermanë të dëbohen nga trevat e veta ku kanë jetuar në shtetet e ndryshme të Evropës. Pos kësaj, shumë prej tyre e kanë ndërruar identitetin në kroatë dhe hungarezë. Në pronat e braktisur të gjermanëve në Vojvodinë gjatë viteve 1945-1950, kur është bërë kolonizimi dhe janë vendosur ardhacakë nga të gjitha republikat sipas kuotave të caktuara dhe rajoneve pasive. Pjesa më e madhe e kolonizatorëve kanë qenë serbë dhe malazezë.
Numri i përgjithshëm i popullsisë dhe ajo e pakicës gjermane në Jugosllavinë e atëhershme :
Viti Pop. e përgj në Jugosllavi Gjerman
1921 12 017 000 505 790
1931 13 943 000 499 969
1948 15 772 000 57 180
- 22 427 000 8 712
Nga të dhënat shihet se numri i përgjithshëm i popullsisë në Jugosllavinë e atëhershme rritet nga 12 milion në mbi 22 milion. Ndërsa numri i gjermanëve bie nga mbi 500 000 sa kishte në vitin 1921, në 8 712 në vitin 1981, apo siç përmendëm më herët në më pak se 4000 sa kishte në vitin 2002.
Diskutim rreth këtij postimi