…në muajin tetor 1973, më ftoi Xhavit Nimani (Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës), që së bashku të shkonim deri të Drejtori i Kombinatit XMK “Trepça”, shoku Veli Deva – në Zveçn, në takimin e paraparë me Drazho Markoviqin (Kryetarin e Kryesisë së Serbisë) dhe Petar Kostiqin (Kryetarin e Qëverisë së Serbisë). Xhavit Nimani më tha: “Fjala ëshët për “Trepça Komersin” dhe “Gazivodën”, në të cilat projekte ke punuar dhe i njef gjërat që do të trajtohen në ketë takim. Prandaj, është mirë që të marrish pjesë në këtë takim të lartë”. Shkova mënjiherë në Kryesinë e Kosovës dhe u nisëm me veturë zyrtare dhe arritëm shpejtë në Zyren e Veli Devës në Zveçan. Pas gjysëm ore, arriti Drazho Markoviq dhe Petar Kostiq në zyrën e Veli Devës. Pas një përshëndetje të ftohtë, Veli Deva e hapi takimin duke ia dhënë fjalën Drazho Markoviqit (Kryetarit të Kryesisë së Serbisë), i cili parashtroi këto dy kërkesa urgjente:
1) S ë p a r i t, Kryetari i Serbisë – Drazho Markoviq, parashtroi kërkesën për rritjen e çmimit të ndërtimit të liqenit “Gazivoda”, dhe ate sipas “shkallës rrëshqitëse” (klizna skala), që e ndërtonin këto tri ndërmarrje beogradase: “Prvi Partizan”, “Tunelogradnja” dhe “M. Milutinoviq”, por të cilin ndërtim e financonte “Banka Botërore” e Mak-Namares, si edhe digën e liqenit “Radoniqi” në Gjakovë. Me këtë rast i parashtrova pyetjen Kryetarit të Serbisë – Drazho Markoviqit: sa është lartësia e rritjes të shkalles rrëshqitëse që Ju kërkoni? Ai mënjiherë u përgjegj: “Rritje për 120% më e lartë”. Mënjëherë Xhavit Nimani më pyeti “çka të bëjmë”? Unë ia shpjegova atypëraty në fletoren që kishim përpara: “Banka Botërore”, si financuese e këtij projekti, nuk hynë në aranzhmane financiare me republikat dhe krahinat autonome, por vetëm me Shtetin e Jugosllavisë, ashtu që kjo ngritje nuk ngarkon Kosovën, por Jugopsllavinë”. Atëherë Xhavit Nimani iu përgjegj Drazho Markoviqit: “Mirë, pranojmë edhe këtë kërkesë, shkojmë më tejë”. Une mënjiherë shtova kërkesën plotësuese: “me kusht që në këtë çmim të hyjë edhe ndertimi i hidrocentralit në digën e Gazivodës prej 35 MW, që do të furnizoi me energji elektrike Kombinatin XMK “Trepça”.
Mirëpo, Kryetari i Serbisë – Drazho Markoviq, u habit dhe u shtangua nga qendrimi i Veli Devës dhe kërkesave që parashtruam në atë takim, pasi nuk pati sukses gracka “klizna skalla” që e kishte paraparë Serbia për të ndërprerë ndërtimin e liqenit “Gazivoda”. Faktikisht, Serbai ishte kundër ndërtimit të liqenit “Gazivoda”, për këto dy arsye: Së parit, me Sistemin “Ibër – Lepenci” që fillonte me ndërtimin e liqenit “Gazivoda”, zvoglohej sasia e ujit që shkonte drejtë Rashkës dhe Kralevës. Së dtyti, që të pengonin zhvillimin e Kosovës, pasi Liqeni i Gazivodës është liqeni më i madh artificial në Europë, ashtu që liqeni “Gazivoda” në suaza të sistemit “Ibër – Lenenci”, do të siguroi ujë për popullsi, industri dhe bujqësi në Kosovë, edhe po të mos bjerë shiu vite me rradhë. Prandaj, edhe tri ndërmarrjet e Beogradit, jo vetëm që e kishin zhagitur dy vite rrsht ndërtimin e dighës, por makinat (bagerët) që i kishin blerë gjoja se për ndërtimin e digës “Gazivoda”, nuk ishin të përshtatëshme për terenin shkambor, por për ranishta (zalishta), që u nevojitëshin për ndërtimin e limaneve në brigjet e Afrikës Veriore, ku kishin marrë punë vite me radhë, duke e anashkaluar dhe zhagitur vite me radhë ndërtimin e “Gazivodës”.
2) S ë d y t i, Kryetari i Serbisë – Drazho Markoviq, parashtroi kërkesën për eleminimin e “Trepça Komersit” dhe kthimin e Kombinatit XMK “Trepça” nën “Jugo-Metalin” e Beogradit. Mirëpo, Veli Deva, kategorisht e rrefuzoi dhe e qiti “ad akta”, si të papranueshëm këtë kërkesë të Serbisë, duke theksuar se “këtë vendim e ka marrë “Këshilli Qendror i Punëtorëve” të Trepçës në baza të “Ligjit të Punës së Bashkuar”, të votuar në të gjitha njësitë punuese”, ashut që nuk mund të ndryshoi këtë vendim. Mirëpo, Drazho Markoviq vazhdoi duke u përpjekjekur që të bindi Veli Deven, duke theksuar: “Shoku Veli, kemi të bejmë me Beogradin – si “velegrad” dhe metropol i Ballkanit, që do ta përparoi “Trepçen” etj. Mirëpo, Veli Deva ia preu shkurt: “Quj Drazho, samo jedna stvar raste u tugjim rukama”, zavrshen je sastanak”. (Ndigjo Drazho, vetëm një gjë rritet në duar të huaja…Mbaroi takimi”).
Diskutim rreth këtij postimi