Dardania Press
E hënë, 19 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Histori

E vërteta historike e Peshterit!

Ismet Azizi: Falë studiuesve të fushave të ndryshme, të cilët po na ofrojnë të dhëna, gjithnjë e më mirë po mësojmë të vërtetën historike të kësaj krahine.

3 Shkurt, 2021
in Histori, Kultura
56 3
0
68
SHARES
849
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Dilemave rreth origjinës së popullsisë myslimane të Sanxhakut, po u vije fundi. Falë  profesionalizmit dhe argumenteve shkencore të studiuesve të fushave të ndryshme: historisë, arkeologjisë, antropologjisë, kulturës, dokeve e zakoneve, pastaj, në bazë të  historisë orale, të cilën e kanë hulumtuar autorë të shquar të kësaj treve, gjithnjë e më shumë na ofrojnë të dhëna për ta njohur e mësuar më mirë të vërtetën. Sot kemi mjaft studime të autorëve dhe institucioneve shkencore boshnjake dhe serbe, të cilat dëshmojnë me argumente për origjinën shqiptare të popullsisë jo vetëm të rrafshnaltës së Peshterit, por edhe më gjerë.

Nga Ismet Azizi

Në bazë të studimit të Mile A. Pavlloviqit „Fshatrat e Senicës, hulumtime antropogjeografike“ (viti 2009) , të cilin e ka përgatitur  për portalin „Poreklo.rs, si dhe në bazë të studimeve që na i ofron autori Ejup Mushoviq, na dalin të dhënat e besueshme dhe objektive për origjinën e familjeve të kësaj treve.

Një tregim i profesorit të letërsësë në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, Kemal Xhemiq, na bën të njihemi më mirë se çfarë vështirësish kanë pasur shqiptarët e Peshterit, sidomos vajzat shqiptare të këtij mjedisi pasi janë martuar me të rinjtë e familjeve ku nuk flitej gjuha shqipe. Ne kemi dëgjuar disa  rrëfime  të meshkujve të Peshterit. Në emisionet e ndryshme dokumentare disa madje theksojnë me plot bindje se gjoja humbja e gjuhës shqipe ishte bërë për shkak të martesave me femrat boshnjake, të cilat nuk flisnin gjuhën shqipe. Megjithatë, duhet përmendur edhe faktin tjetër, të cilin askush nuk e përmend: martesat e vajzave shqiptare me të rinjë e familjeve ku nuk flitej shqipja. Pra, në bazë të rrëfimeve të disave krijohet përshtypja sikur në Peshter nuk ka pasur vajza shqiptare, por vetëm djem shqiptarë.

Çka mund të thuhet pas këtij tregimi të dhimbshëm, i cili të kthen në kohën në mes dy Luftërave Botërore, kur shqiptarët e Peshterit  bënin presion dhe kërkonin nga deputetët, krerët  e vendit të tyre, që të mos hapnin shkolla serbe. Arsyeja ishte se i frikësoheshin asimilimit. Sipas tyre, edhe përmes formës së shkollimit në gjuhë sllave mund të kërcënohen nga rreziku i asimilimit. Prandaj, kjo i bie se për ta më mirë është që të zgjedhin këtë formë të „rezistencës“, duke bërë një jetë gati të izoluar vetëm e vetëm për të ruajtur identitetin kombëtar e fetar. Ky është rast tepër i rrallë në historinë e njerëzimit, por, fatkeqësisht, është i vërtetë.

Se me çfarë vështirësish ballafaqoheshin shqiptarët e Peshteri në të kaluarën, e ilustron edhe  tregimi tjetër i një  afaristi me prejardhej nga fshati Uglla.

„Peshteri  me  shekuj ka qenë dhe ende është  krahina më e izoluar në Gadishllin Ilirik (Ballkanik). Banorët e këtij mjedisi, edhe pas pushtimit sllav, kurrë nuk i kanë ndërprerë lidhjet me vendin e origjinës së të parëve të tyre. Në vazhdimësi, nëpërmjet  krahinës së Rozhajës dhe asaj të Plavës e Gucisë, kanë mbajtur lidhjet tregtare me Shkodrën. Atje i kanë plasuar prodhimet e tyre blegtorale. Por, jo rrallë herë, edhe pse shumë më afër, kanë qenë të detyruar që të udhëtojnë edhe  në verilindje  drejt Pazarit të Ri për të shkuar në qytetin serb, Rashkë. Por, ç’është e vërteta,  udhëtimi për në Rashkë ishte shumë më i „largët“ sesa  shkuarja në Shkodër, në Pejë apo në Podgoricë. Kur ktheheshin peshtrasit që kishin shkuar për të tregtuar në Rashkë, në hyrje të fshatit dilnin për t’i pritur të afërmit dhe familjarët e tyre të gëzuar, duke u shprehur mirëseardhje atyre, por njëkohësisht duke falënderuar Zotin që janë kthyer shëndosh e mirë. Një pritje e tillë nuk u bëhej, kur ktheheshin nga Shkodra, ku shkonin gjithashtu për të tregtuar dhe  udhtimi zgjaste me ditë e me javë të tëra. Arsye e vetme ishte se ata udhëtonin nëpër vendbanime shqiptare dhe nuk kishin përse të brengoseshin se gjatë rrugëtimit të mundimshëm mund t’u ndodhte ndonjë e keqe“.

Çfarë  duhet të bëjmë që këta shqiptarë të mbetur, të ndihen rehat, pra të mos të ndihen keq kur martohen me të tjerë që nuk flasin gjuhën e tyre? A mund t’u bëhet ndonjë zgjidhje fatlume? Në radhë të parë, si t’u krijohen kushte të favorshme për rrugëtim të sigurt në drejtime të trevave të tyre kombëtare?… Për këtë dhe çështje të tjera medoemos duhet të merren institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kossovës. Si të arrihet kjo, si të zbuten a tejkalohen vështirësitë e ndryshme, duhet dhënë kontributin e tyre, në radhë të parë, Instituti i Historisë, Institutti Albanologjik, Akademitë  e Shkenvave dhe Arteve të Kosovës e Shqipërisë. Rol të rëndësishëm do të luanin mediet, intelektualët, politikanët, sportistët, artistët etj.

Tags: Ismet AziziPeshteri

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

19 Maj, 2025
Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

19 Maj, 2025
NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

18 Maj, 2025
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

16 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In