Doliqi është një vendbanim i shpërndarë rural, që ndodhet në lartësi mbidetare nga 1180-1210 m. Doliqi është i vendosur në Peshterin e Epërm në zonën malore midis Jagnjećeg krša (Shkëmbi i qengjit) (1297 m), Maja Bunara (Maja e Bunarit ) (1347 m), Gllavicë (1196 m) dhe Shkëmbi (1239 m). Ky vendbanim është në largësi prej 45 km në jug të Sjenicës, nëse shkohet nëpër Dugapolana, dhe 35 km në qoftë se shkohet nëpër Buxhevë.
Në fshat dallohet lagjet (mahallat siç i quajnë në shqip banorët): Fakajt-Fakić, Shabanrexhajt-Šabaredžović, Mulliqi-Mulić, Leka-Lekić i Lluka-Luković.
Sipërfaqja e fshatit – komuna kadastrale është 2580 ha. Sipas regjistrimit të vitit 2002, në Doliq kishte 322 banorë.
Vendasit e konsiderojnë fshatin si vendbanim të vjetër, (sipas autorit në literature nuk ka të dhëna të tilla). Në vitin 1921 është shënuar se si një fshat në kuadër të komunës së Buxhevës dhe kishte 38 shtëpi me 302 banorë.
Në fshat hasim forma të relievit karstik dhe shtëpitë janë kryesisht të vendosura në depresionet e vogla karstike (doliq), sipas të cilave vendasit e konsiderojnë emrin e fshatit. Ky është i vetmi fshat me këtë emër në Serbi.
Trolli i fshati është i pasur me kullota. Kryesisht kultivohen delet, të përfaqësuara me blegtori të staneve (katuneve). Gjatë stinës së verës shumë familjeve të Doliqit dalin me bagëti në stane (ashtu siç i quajnë banorët vendas, sipas tij vendbanime verore të blegtorëve të cilët qëndrojnë deri sa të arrijnë të reshurat e para të borës )
Në fshat ka një shkollë fillore katërvjeçare që nga viti 1947. Dikur shkolla ka punuar në dy ndërrime me 4 mësues. Ka një dyqan në fshat. Energji elektrike në fshat arriti në vitin 1972 dhe rruga makadame në vitin 1950. Doliqi njihet si vend pa ujë. Kishte tre pishina të mëdha ku u mbledhshin ujërat e shiut të cilët u ndërtuan në vitin 1961. Nga këto pishina, vendasit përdorën ujë për të ushqyer bagëtinë. Ujësjellësii është ndërtua në vitin 1979 i sjellur nga Gjerekara, nga burimi i lumit Boroshticë. Në fshat ka një mekteb, i ndërtuar në vitin 1956, dhe në vitin 1997 u shtua minarja. Në ndërtesën e shkollës në vitin 1979, ngrit një pllakë përkujtimore për të rënët në luftën e dytë Botërore: Turkoviq Cano, Turkoviq Pasho, Kurtoviq Jusuf dhe Kurtoviq Abid. Fshati mori rrjetin telefonik në vitin 2006.
Doliqi sikurse edhe Buxheva, ishin vendbanime të njohura sai përket kultivimit të deleve. Popullsia në fshat merret me lavërtari dhe blegtori.
Migrantët ditorë përbëhen nga 12 nxënës të shkollave fillore, të cilët ndjekin shkollën në Bunari i Karakujës (Karajuki Bunari )nga klasa e 5 deri në klasën e 8-të.
Numri i banorëve dhe ekonomive shtëpiake me mesataren e numrit të anëtarëve të ekonomive familjare | |||
Viti
fam. |
Nr. i banorëve
|
Ekon.familjare
|
mesatarja e nr. të ban. sipas ek.
|
1948. | 670 | 96 | 6,97 |
1953. | 754 | 99 | 7,65 |
1961. | 848 | 118 | 7,18 |
1971. | 784 | 118 | 6,64 |
1981. | 722 | 108 | 6,68 |
1991. | 557 | 101 | 5,51 |
2002. | 322 | 70 | 4,60 |
Numri i banorëve në këtë fshat nga viti 1948 deri më 1961 është rritur për 27% ndërsa deri në vitin 2002 është ulur në 62%. Nga viti 1971 deri në vitin 2002, numri i ekonomive familjare u ul për 41%. Numri mesatar i anëtarëve të familjes ka rënë që nga viti 1953. Në vitin 1991, ajo ishte me 5 ose më shumë anëtarë 66 (65.35%), dhe në 2002 35 (50.00%) familje.
Nga viti 1991 deri në vitin 2002, familjet me 8 ose më shumë anëtarë, nga 21 sa ishin, zbriti në 5 familje, shënuan zvogëlimin më të lartë.
Ekonomitë shtëpiake në Doliq:
- Fako Shabanrexhaj (Šabaredžović) ka 9 anëtar[
- Shahin Leka (Lekić Šahin) ka 6 anëtarë.
- Ali Kurti (Kurtović Alija) ka 6 anëtarë.
- Sabro Mulliqi (Mulić Sabro) ka 6 anëtarë.
- Radoje Kuq (Kuč Radoje) ka 5 anëtarë.
- Millutin Kuq (Kuč Milutin) ka 6anëtarë.
- Avdullah Turku (Turković Avdulah) ka 6anëtarë.
- Ramë Turku(Turković Rahmo) ka 5 anëtarë.
- Shemso Shabanrexhaj (Šabaredžović Šemso) ka 6anëtarë
- Bahtjar Turku(Turković Bahtjar) ka 8 anëtarë.
- Aziz Turku (Turković Aziz) ka 8 anëtarë.
- Desha Mulliqi (Mulić Dešo) ka 4 anëtarë.
- Amir Fakaj (Fakić Amir) ka 5 anëtarë.
Të gjitha ekonomitë familjare janë larg nga Senica 65 km, nga shkolla 2 km, stacioni i autobusëve 7 km. Shtëpitë të ndërtuara nga materiali i dobët, pa ujësjellës ndërsa janë elektrifikuar në vitin 1972.
Pothuajse të gjitha ekonomitë familjare merren me kultivimin e deleve, gjedheve dhe shpezëve.
Ndërsa sa i përket prejardhja së familjes të gjitha janë nga Mali i Zi, por sipas autorit koha e ardhjes e panjohur.
Të shpërngulurit :
- Musli Martinaj.(Martinović Muslija) 8 anëtarë. U shpërngulën në Shkup në vitin 1952.
- Mujk Turku, (Turković Mujko) ,8 anëtarë. U shpërngulën në Turqi në vitin 1953.
- Murat Turku,(Turković Murat) ,Martinović Muslija) 8 anëtarë. U shpërngulën në Shkup në vitin 1953.
- Hakë Turku,(Turković Hako) me shkollë fillore të kryer 5 anëtarë. U shpërngulën në Turqi në vitin 1956.
- Hasë Turku,(Turković Haso) 7 anëtarë. U shpërngulën në Turqi në vitin 1956.
- Qazim Turku,(Turković Ćazim), 7 anëtarë. U shpërngulën në Turqi në vitin 1956.
- Ramë Shabanrexhaj,(Šabaredžović Ramo) 6 anëtarë. U shpërngulën në Turqi në vitin 1957.
- Agë Fakaj ,( Fakić Ago) 8 anëtarë. U shpërngulën në Turqi në vitin 1957.
- Xhibo Shabanrexhaj ( Šabaredžović Džibo), 8 anëtarë. U shpërngulën në Sarajevë në vitin 1963.
- Rifo Shabanrexhaj (Šabaredžović Rifo,) 7anëtarë. U shpërngulën në Sarajevë në vitin 1967.
- Islam Lekaj,(Lekić Islam) 4anëtarë. U shpërngulën në Sarajevë
- Faik Turku, (Turković Faik), 7 anëtarë. U shpërngulën në Sarajevë
- Jakup Turku,(Turković Jakup) 5 anëtarë. Në Sarajevë. Kreu i familjes me shkollë të kryer fillore.
- Rizo Turku, (Turković Rizo) 4 anëtarë. U shpërngulën në Luksemburg.
- Esad Turku,(Turković Esad 5 anëtarë. U shpërngulën Sarajevë
- Qazim Turku, (Turković Ćazim), kryer 4 anëtarë. U shpërngulën në Sarajevë
- Nustret Martinaj, (Martinović Nusret), 5 anëtarë. U shpërngulën në Zenicë[
- Rizo Turku, (Turković Rizo) 6 anëtarë. U shpërngulën në Sarajevë.
- Hanefi Turku, (Turković Hanefija), 5 anëtarë. U shpërngulën në Sarajevë
- Bahro Fakaj,(Fakić Bajro), 5 anëtarë. U shpërngulën në Sarajevë.
- Shefko Turkoviq, (Turković Šefko),5 anëtarë. U shpërngulën në Sarajevë.
Të gjitha krerët e familjeve ishin me shkollë fillore të kryer dhe rrallë ndonjë i punësuar.
Sipas hulumtimeve në teren, banorët e Doliqit janë shpërngulur në vitet e 50 ta 21 familje, Turku, Fakaj, Martinaj, Shabanrexhaj, në B dhe H (10 familje në Sarajevë, 1 në Zenicë), Maqedoni(3 në Shkup) dhe 5 Turqi. 1 në Luksemburg
Numri i banorëve deri në moshën 19 nga 1971. do 2002. Është zvogëluar për 78%, ndërsa banorët e moshës 60 e më tepër vjet është rritur për 54% .
Nr. i pop sipas përkatësisë fetare | ||
Viti | 1991. | % |
ortodoks | 10 | 1,79 |
mysliman | 545 | 97,84 |
të tjerë | 2 | 0,37 |
Nr i pop. sipas përkatësisë nacionale | ||
Viti | 2002. | % |
Serb | 9 | 2,79 |
Boshnjak | 294 | 91,30 |
Mysliman | – | – |
Të tjerë | 19 | 5,91 |
Banorët konsiderojnë se të parët kanë ardhur ne shekullin XVII i XVIII nga Mali i Zi, ndërsa të tjerët me këmbëngulësi thonë se rrënjët e të parëve të tyre janë nga Shqipëria veriore ( Autori i ik të vërtetës se kjo popullsëi është me prejardhje shqiptare, për këtë na bënë të kuptojmë emisioni i TVP i viti 1970 I.A.) .
Në këtë fshat , mbi 15 ishin 1961 557, në vitin 1981 456, në vitin 1991 398 dhe në vitin 2002 , 257 banorë..
Nga viti 1981. Deri 2002. U zvogëlua numri i të pa arsimuarve për 52%, me katër klasë të shkollës fillore 23%, me shkollë fillore 51% i dhe me shkollë të mesme 38%, ndërsa u rrit me shkollë të lartë dhe fakultet për 67%.
Të pa arsimuar në vitin 1961 ishin 266 banorë (47,75%), 1991, 134 (33,66%) dhe 2002 , 61 banorë(23,74%).
Nga të dhënat shihet se në fshat dominojnë pronat e mëdha, edhe atë kryesisht livadhet dhe kullosat..
Të dhënat tregojnë se në vitin 1991 76,23% ekonomitë shtëpiake të ardhurat i kanë arritur nga bujqësia, a 2002 vetëm 24,28%, ndërsa nga të ardhura të përziera ishin 57,14%. Këto të dhëna flasin se blegtoria ngadalë , nga e cila banorët kanë jetuar, ngadalë por sigurisht po e humb hapin në këtë fshat të Senicës.
Në vitin 1981. në fshat kishte 6625 krerë dele dhe 815 krerë gjedhe, ndërsa në vitin 2002 vetëm 1202 dele dhe 301 krerë gjedhe. Mungesa e një tregu të sigurt dhe pamundësia e vendosjes së produkteve blegtorale, kanë detyruar vendasit të reduktojnë në mënyrë drastike fondin e blegtorisë dhe të kërkojnë burime të ardhurash jashtë këtij aktiviteti. Fshati dikur ishte i famshëm për rritjen e deleve dhe prodhimin e djathit të deleve.
Deri në vitin 1985-1986. Çdo familje kishte nga 50-200 dele. Në këtë periudhë në fshat kishte 12.000-13.000 dele,ndërsa në fillim të XXI rreth 1000.
Arsyeja për zvogëlimin e numrit të deleve dhe produkteve të tyre është pamundësia për t’i shitur prodhimet. Vendasit mendojnë se nëse shteti u jep kredi të favorshme për restaurimin e fondit të blegtorisë dhe nëse fshati kishte një rrugë të mirë, uji do të kishte gjithashtu një të ardhme nëse do të siguronte riblerje të sigurt. Në këtë mënyrë, popullsia e re do të qëndronte në fshat.
Burimi: UNIVERZITET U BEOGRADU GEOGRAFSKI FAKULTET, Mila A. Pavlović: SELA SJENIČKOG KRAJA antropogeografska proučavanja – naučna monografija, štampa „Forma B“, Beograd, 2009. Priredio saradnik portala Poreklo Vojislav Ananić
Nga e kaluara e Doliqit
Në tetor të vitit 1912 Sanxhaku bie në duart e ushtrisë serbo-malazeze. Udhëheqësi famëkeq ushtarak malazez Boshkoviq, menjëherë të nesërmen fillon çarmatosjen e popullsisë së Peshterit. Boshkoviq vendoset në fshatin Doliq të banuar krejtësisht me popullsi shqiptare ku edhe kishte kaluar natën. Doliqin dhe disa fshatra të Peshterit, ushtria malazeze i çarmatos dhe i mblodhi mbi 100 pushkë. Një raport i oficerëve flet “të gjitha fshatrat i kanë sjellë armët, përveç një pjese e cila nuk i solli me dëshirë, por rezistuan dhe filluan të gjuajnë mbi ushtrinë tonë gjë që qëndruam burrërisht dhe i vramë dhe i therëm 20 kriminelë”. Në këtë raport nuk flitet për humbjen që kishin pësuar nga luftëtarët të cilët mbronin vendin e tyre nga ushtria serbe e malazeze. Në raport nuk janë raportuar të dhëna për njësitë ushtarake të këtij batalioni a kanë pasur humbje apo të plagosur në radhët e tyre.[1]
Pas Luftërave ballkanike fillon me të madhe shpërngulja e popullsisë për Turqi, para se gjithash pas krimeve të kryera ndaj tyre. Posaçërisht, shpërngulja ishte më intensive, pas qërimi të hesapeve të ushtrisë malazeze me peshterasit, të përcjell me plaçkitje, ndezjen e shtëpive. Për rrugën e “Stambollit”, e cila për shekuj ishte e rëndësisë jetësore, letrari Qamil Sijariq ma vonë kishte shkruar “E shkretë është ajo rrugë nëpër fushën e Peshterit, dhe s’ka në te hane, s’ka më hanxhinjtë dhe kafexhinjtë, nuk është askush sepse njerëzit kanë shkuar në anët tjera të duket se me ta ka shkuar edhe uji- nuk është askush. Kalldërma e dikurshme, kush e di se e kujt, mund të jetë, e romakëve, ndoshta e turqve, e ka mbuluar bari. Bari më së shumti paraqitet aty ku dikur ishin hanet. Pavarësisht sa qëndron, apo sa do të pritsh, asgjë nuk do të dëgjosh. Kanë shkuar nga këtu kaherë karvanët.[2]
[1]Avdić, H. ( 1991). Polozaj Musliman u Sandzaku, Sarajevo: Biblioteka Kluc. Fq. 35.
[2] Bandzović, S. (1991).Iseljavanje Muslimana iz Sandzaka, Sarajevo: Bibliote Kljuc. fq. 13, 14.
Përgatiti: Ismet Azizi
Diskutim rreth këtij postimi