Në librin e tij, studimet antropogjeografike Cvijiq trajton aspekte të rëndësishme të marrëdhënieve mes mjedisit gjeografik me kulturën shpirtërore dhe materiale në Ballkan. Cvijiq në vitin 1905 ishte një nga profesorët e parë të rregullt në Universitetin e Beogradit. Në analizat shkencore që iu ka bërë veprave të Cviji-it, Akademik H. Islami vjen në përfundim se Cvijiq “ishte jo objektiv, spekulant e konstruktues i konkluzioneve, shovinist e hegjemon”.
Ndër studiuesit më të dalluar në shkencën sllave, i cili ka dhënë një kontribut të dalluar në fushën shkencore, është Jovan Cvijiq (1865-1927).[1] Ky autor serb në studimet e veta antropogjeografike ka ardhur në përfundim se popullsia shqiptare është me origjinë iliro-pellazge dhe është një ndër popujt indoevropianë më të vjetër në Ballkan dhe autokton. Në konstatim të këtillë kanë ardhur edhe autorë të tjerë sllavë të cilët do t’i përmendim më vonë.
Megjithatë, konstatimet e këtilla nuk kanë qenë në interes të politikës sllave, posaçërisht të asaj serbomadhe, në veçanti. Borgjezia serbe e kohës së Cvijiqit, ka udhëhequr një politikë kryekëput ekspansionistë – gllabërues. Qëllimi i saj, duke u dhënë rëndësi faktorëve natyrorë, ka qenë që t’i okupojë ato vende të cilët mundësojnë dalje në det, dhe që kanë rëndësi gjeostrategjike. Për të arritur këtë qëllim, është dashur në fillim vendi të çlirohet nga okupuesi osman, e pastaj, sa më tepër që është e mundur, të merr vend nga trojet e popujve të tjerë. Që të arrihej objektivi i caktuar, qeverisë serbe, më vonë edhe asaj jugosllave, para dhe pas LDB, duhej t’i vinin në ndihmë edhe punëtoret e shkencës në krye me Akademinë e shkencave.
Pikërisht, për këtë qëllim, Cvijiqi, mbështetësit e tij të kohës dhe pasuesit e mëvonshëm, duke harruar atë që kanë konstatuar më parë, filluan të plasojnë teza të reja për çështjen shqiptare të paqëndrueshme në fushën shkencore, që ju kanë shërbyer interesave të politikës shtetërore gllabërues. Këto teza të Cvijiqit gjejnë mbështetje edhe në kohët e mëvonshme nga autorët sllavë.
Shkolla gjeografike e drejtimit antropogjeografik të cilën e themeloi Jovan Cvijiqi, dallohej me dy cilësi: e para, mbështetet në sqarimet parciale dhe në shtrembërimin e fakteve që flasin për autoktoninë e shqiptarëve, dhe, e dyta, ka pasur qëllime kryekëput politike.
Në analizat shkencore që iu ka bërë veprave të Cviji}-it, ky studiues i dalluar në fushën shkencore, vjen në përfundime mjaft korrekte. Në interpretimet e informacioneve dhe të dhënave nga terreni, Cvijiq “ishte jo objektiv, spekulant e konstruktues i konkluzioneve, shovinist e hegjemon”, nënvizon akademik Hivzi Islami.
Në vijim po japim pjesë të shkrimeve të autorit në fjalë, të cilat kanë të bëjnë me mjedisin gjegjësisht Sanxhakun ku takohen popullsia sllave dhe Shqiptare.
Në aspektin gjeografik fiset më të forta etnografike të Gadishullit Ballkanik[2] janë banorët e Kodrave të Malit të Zi, pjesët e Hercegovinës, Peshterit dhe viset e Shqipërisë veriore. Banorët e këtyre trevave i kanë ruajtur formën e vjetër të vëllazërisë fisnore, gjinive- fiseve edhe organizimin e tyre. Këta, kryesisht janë shumë të gjatë, vital, elastik dhe kurrsesi të trashë, fytyrë me plotë shprehje, sy shqiponjë: sojit të bukur /racës në gadishullin Ballkanik, të gjithë, edhe Shqiptarët mysliman, siç i quan ai Arbanasët muhamedan. Në jetën e përditshme janë shumë të përmbajtur, në të shumtën e rasteve nuk konsumojnë as njëlloj pije alkoolike, ndërsa duhan dhe kafe shumë rrallë. Pothuajse nuk ka individ me të meta fizike, të degjeneruar siç thotë ai. Ata e kanë ruajtur moralin e fort malor, shpesh me veçori bujare, me ndjenja të thella për bashkësinë familjare dhe flijimin e cila nuk mungon as pran viktimave më të çmuara. Nga këto veçori rrjedhin veçori të shumta etnografike dhe antropogjeografike. Këto veçori janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kulturën dhe zakonet e popujve bizantin dhe cincar. Për Arbanasët (Shqiptarët) Toskë në jug, thotë se kanë shumë tipare bizantine dhe cincare, pak edhe në dukje janë të tillë.
Në pjesët veri-perëndimore të viseve të Serbisë[3] blegtoret i quajnë “Arnautin” por, ky është emri që nuk tregon njeriun e pasur me bagëti, por tani njerëzit e këtyre rajoneve gjegjësisht banorët e Sjenicës dhe Peshterasit i quajnë Arnaut ( shqiptarë). Ndërsa banorët e trevës së Novi Pazarit dhe të Senicës të cilët në masë të madhe i kanë banuar trevat e Stari Vllah dhe Shumadinë, thuhet se kanë ardhur nga Arnautllaku( Shqipëria). Shumë fshatra në Shumadinë e ulët quhen treva të arnautëve (shqiptarëve). Siç janë: Rogaci, Babana etj. Mandej edhe Uzhiqasët të cilët kanë zbritur për të jetuar në Jadar dhe Maçvë njerëzit a tyre vendeve i kanë quajtur Arnaut (Shqiptarë). Banorët e Kragujevcit të cilët kanë ardhur nga trevat e Rashkës (Sanxhakut) i kanë quajtur Arnaut (Shqiptarë).
Në Serbinë lindore nuk është emri i pazakontë Arnaut dhe është i lidhur me imigrantët nga rrethina e Rashkës (Sanxhakut), ku janë në numër të madh. Kështu, lagjet e fshatrave i kanë quajtur lagje Arnaute, ndërsa lumi që kalon nëpër qytetin e vogël të Bolevacit quhet Arnaut, siç kemi rastin edhe me shumë vorbulla.
Shumica e të ardhurve në Serbi[4], nëpër qyteza ku janë përqendruar Cincarët, rryma më e madhe për nga numri i të ardhurve janë nga Hercegovina, Kodrat e Malit të Zi, trevës së Novi Pazarit, Bosnjës, kryesisht në Shumadi, por ka edhe Arbanasë (Shqipatrë).
Në Sanxhakun e Novi Pazarit[5] në mesin e të ardhurve në trevën e Sanxhakut ka Vasojeviq, dhe një numër i madh i fisit Kuç, sidomos përgjatë luginës së lumit Lim.
Cvijiq në veprën e tij përveç tjerash shkruan: “Procese të rëndësishme etnografike kanë ndodhur në ato vise ku janë takuar popujt sllav dhe ai shqiptar në Mal të Zi.[6] Arbanasët janë serbizuar edhe në Mal të i Zi. Të origjinës së tillë janë një pjesë e fisit Kuç dhe Piper, përveç asaj Vasojeviqët janë zgjeruar në kurriz të Klimentëve. Të njohura janë traditat gojore të origjinës së përbashkët të Vasojeviqëve, Piperëve dhe Ozriniqëve me Hotin dhe Krasniqin[7] dhe afërsitë në mes tyre. Për fiset në Mal të Zi thuhet se i kanë asimiluar popullsinë e vjetër Bukumir, Kriçkë dhe Potarje, dhe në mesin e tyre edhe fiset fqinje Shqiptare”.
[1] https://sh.wikipedia.org/wiki/Jovan_Cvijic
[2] Јован Цвијић – Антропогеографски проблеми Балканског полуострва, Faqe 30, 31,
[3] Po aty faqe 137
[4] Po aty 187
[5] Po aty194
[6] Po aty faqe 6
[7] Po aty faqe 222.
Diskutim rreth këtij postimi