Dardania Press
E diel, 1 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Histori

AUTORËT SERB PËR SHQIPTARËT E NISHIT DHE TOPLICËS

Libri “Çfarë shkruanin autorët serbë përpara 100 vitesh për shqiptarët e Nishit dhe Toplicës” është përmbledhje me tregime e fragmente të udhëpërshkruesve. Në të është përfshirë edhe një vështrim sesi janë parë shqiptarët, prej një oficeri serb në vitet e pas Kongresit të Berlinit, pra në kohën e turbulencave të mëdha sidomos të periudhës së vendosjes së kufijve të ri në Ballkanin e atëhershëm.

20 Shkurt, 2025
in Histori, Kultura
16 1
0
AUTORËT SERB PËR SHQIPTARËT E NISHIT DHE TOPLICËS
19
SHARES
243
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në tregimet e paraqitura të autorëve serbë si: Manojllo Gj. Prizrenac “Përtej kufirit”, Nikolla Gjoriq “Nishliu” – “Bulla”, është trajtuar fenomeni i turqizimit, gjë që autorët Prizrenac dhe Gjoriq në krijimet e tyre janë përpjekur që protagonistet kryesore, Fatimen nga Rahovica e Preshevës dhe Zylejkën e lindur në Beograd, por të dëbuar në qytetin e Leskocit, t’i kthejnë në rrënjët e dikurshme, pra të gjysheve të tyre që ishin serbe të islamizuara. Pra, sipas tyre procesit të kthimit në origjinën e mëparshme duhej t’i nënshtroheshin turqit, poturët apo të turqizuarit, por edhe shqiptarët ose arnautët – të njohur nga një pjesë e autorëve serbë të fundshekullit të XIX – të, si arnautashë të cilët pas Kongresit të Berlinit vazhduan të jetonin në vatrat e tyre që tani iu dhanë Principatës së Serbisë.

Tregimi i radhës që po ashtu është në frymën e dy të lartpërmendurve, është edhe ai i autorit Ilija V. Vukçeviq “Kufitarët” ku autori nëpërmes peizazheve të afruara, sikur e bën të ditur se tani pas vendosjes së kufijve të ri, gjithçka duhet të rreshtohet në anën e fitimtarëve. Madje edhe femrat “armike” duhet t’i braktisin bashkëshortët e mëparshëm për të rënë në përqafim të “heronjëve” të rinj.

Të gjitha tregimet e lartpërmendura sikurse e kanë të njëjtin vizion dhe qëllim, pra që shqiptarët mysliman t’i paraqesin si oriental që për nga përkatësia e tyre kombëtare dhe fetare, paraqesin përjashtim në Europën e fundit të shekullit të XIX dhe se ata do të jenë rrezik për Ballkanin e së nesërmes, pra në Ballkanin e uesternizuar. Natyrisht se një imazh i tillë i shqiptarëve dhe stereotipat përcjellëse për ata, kanë ndikuar në rritjen e urrejtjes dhe mosdurimit, gjë që efektet e kësaj qasje janë dëshmuar sidomos në luftërat e viteve 1877 – 1912. Bile dëshmitë më të mira për këtë të sjella në këtë libër, janë ato të Mita Rakiqit, ku ai e ka paraqitur gjendjen në fshatrat shqiptare të djegura e të shkatërruara nga ana e ushtrisë serbe në vitet 1877 – 1878.

Krijimi më i plotë letrar në këtë libër mbetet poezia e Vojisllav Iliqit “Shqiptarja” dhe vështrimi i Aleksa B. Bogosavljeviqit “Për shqiptarët” edhe pse ky i fundit herë pas here e merr guximin dhe i shpalos edhe anët e errëta të planeve që duhet zbatuar në raportet fqinjësore serb – shqiptar. Megjithatë, përmbledhje apo manifestim të antishqiptarizmit jo vetëm në kohën e shkrimit të tregimit, por mund të themi edhe në tërë periudhën 1878 – 1999, paraqet tregimi i Velko Petroviqit, “Sefer Lushi”. Në këtë tregim mund të gjenden gjurmë të qasjes, raportit, trajtimit por edhe të politikës së zbatuar ndaj shqiptarëve të projektuar në shekullit e fundit nga qarqet zyrtare dhe intelektuale të Serbisë së viteve 1878 – 1999. Libri “Çfarë shkruanin autorët serbë përpara 100 vitesh për shqiptarët e Nishit dhe Toplicës” do të mbetet një leksion i mirë, sesi nuk guxon të vendosen marrëdhëniet jo të shëndosha fqinjësore dhe çdo qasje e paraqitje e imazheve të kombit fqinj në rastin konkret të shqiptarëve, ashtu siç kanë vepruar pjesa dërmuese e autorëve serbë do ta mbyllë perspektivën e arritjes së një fqinjësie të mirë dhe një të ardhme më të ndritshme.

hejza.com

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha

TA DUASH KOSOVËN DO TË THOTË TË JETOSH DHE TË VEPROSH PËR TË

30 Maj, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

29 Maj, 2025
Një nder i madh për Kosovën

Një nder i madh për Kosovën

28 Maj, 2025
Letër publike! Ju deputetë heshtakë dhe Ju me “gishta” të ngritur, Jeni duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Republikës!

Letër publike! Ju deputetë heshtakë dhe Ju me “gishta” të ngritur, Jeni duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Republikës!

27 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In