Nga Dr Sadri RAMABAJA
Lufta në Ukrainë tashmë ka ndryshuar të menduarit politik jo vetëm të së majtës e të së djathtës tradicionale në Skandinavi, por edhe asaj në Europën Juglindore, duke rishikar kështu pozicionet e tyre mbi të ardhmen e integrimit euroatlantik të rajoneve përkatëse. Politika e neutralitetit tashmë ka marrë fund. Në kontekstin e ri të zhvillimeve, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë shtuar përpjekjet pr t’penguar penetrimin rus në që të dy kto rajone.
Pritja e dy liderve të Ballkanit perendimor në Berlin në 4 maj, fjalën e kam për kryeministrin e Republikës sonë, Albin Kurtin dhe atë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq-it, dëshmon për rikthimin e vëmendjes së shtuar të Perendimit për t’parandaluar çfardo destabilizimi të mundshëm në rajon.
Intenziteti i shtuar i luftës në Ukrainë, shpërfaqja e objektivave të luftës në dobi të “master-planit” rus për krijimin e fakteve të kryera në terren në raport me pushtimin e Ukrainës Lindore dhe getoizimin e saj, krahas orjentimeve aftagjata për krijimin e tamponzonës me Perendimin, “po i detyron të gjithë aktorët të zgjedhin një rrugë të qartë politike, por edhe të marrin vendime të guximshme.”[1] Shih për këtë në qershor pritet të mbahet samiti evropian kushtuar Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Franca, si drejtuese e radhës e presidencës së BE-së.
Derisa Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, pa përjashtuar edhe organizatën Verioatlantike [NATO], kanë rritur së fundmi mbështetjen e tyre për Ukrainën, duke ofruar sisteme të mëdha armësh, duke i rritur aftësitë mbrojtëse të ushtrisë ukrinase, Gjermania dhe Franca tashmë po intensifikojnë veprimin diplomatik për të siguruar Europën Juglindore.
Siç kemi konstatuar në analizat që kishin të bënin me zgjedhjet e 24 prillit për presidentin e ri të Francës, rizgjedhja e Emmanuel Macron ka efekte të prekshme për të ardhmen e Evropës, sidomos në sigurinë evropiane dhe marrëdhëniet transatlantike. Ngjashëm , siç ishte pritur me lehtësim zgjedhja e tij në vitin 2017, madje në shumë kryeqytete evropiane, edhe rizgjedhja e tij në 24 prill 2022 krijoi lehtësim të ligjshëm. Si në vitin 2017 edhe tashti pesë vite më pas, mbijetesa e Bashkimit Evropian ishte në rrezik, meqë edhe atëbotë e edhe tashti, fitorja e mundshme e Marine Le Pen-it, që atbotë vinte fill pas Brexit-it dhe fitores së Donald Trump, e tashti pas rifillimit të pushtimit rus të Ukrainës, mund të nxiste një zbërthim të mëtejshëm të bashkimit të Evropës. Por, nëse në vitin 2017 Macron fitoi në saje të një platforme të qartë pro-BE, duke bërë publik vizionin e tij për Evropën, që për shumë qendra politike të BE-së nuk ishte më i duhuri, ndërkohë ai, pra Macro, nuk ka bërë të qartë vizionin e ri të tij mbi të ardhmen e BE-së, pavarësisht se do të mund të ishte njëri nga liderët që mund t’i jap vurmak kthesës, duke ju bashkangjitur vullnetit politik të Berlinit zyrtar për integrimin e përshpejtuar të Europës Juglindore në BE.
Peisazhi i ri i politikës dhe i sigurisë
Europa nga 24 shkurti 2022 përballet me peizsazh krejt tjetër të sigurisë, që do të reflektojë gjthësesi në të ardhmen e saj politike.
Në një anlizë të publikuar në CSIS, Pjerr Marcos ka vënë në pah faktin se, lufta në Ukrainë dhe kriza që ndjehet gjithandej, i ka dhënë një vrull të ri projektit europian. Zgjedhjet e fundit në të gjithë Europën kanë krijuar gjithashtu kushtet për veprime të guximshme. Për tre vitet e ardhshme, Franca dhe Gjermania do të udhëhiqen nga qeveri pro-BE-së. Figura ekonomike më e respektuar në Evropë drejton Italinë.[2] Në këtë linjë këndvështrimi duhet shikuar edhe ndryshimet e ndjeshme pozitive edhe në Malin e Zi, me qeverinë e re të kryesuar nga Dritan Abazi, një model i politikanit të ri që, në duet me kryeministrin kosovar Albin Kurti, mund të shkëlqejnë si liderë nga më proevropianët dhe më të spikatur të rajonit.
Kësaj dysheje proeuropiane mund t’i bashkohet fare lehtë lideri ambicioz, gjithashtu shumë proeuropian i Sllovenisë, Dr Robert Golob, që mundi euroskeptikun e ekstremit të djathtë të Sllovenisë një javë më parë.
Në Europë, duke përjashtuar rizgjedhjen e Orbanit në Ukrainë, të gjtha qeveritë e reja janë pro një axhendeje ambicioze të BE-së, që nënkupton se edhe integrimi më i përshpejtuar i Ballkanit Perendimor në strukturat Europatlantike është mundësi rale.
Në këtë frymë të re të zhvillimeve europiane është edhe koalicioni i ri gjerman që udhhiqet nga kancelari socialdemokrat Olaf Sholc. Në tërësi, mund të thuhet se kemi të bëjmë me një peisazh të ri të politikës dhe sigurisë në Europë.
Epoka e re paralajmrohet jo vetëm për vendet anëtare të BE-së, por edhe për ato të Ballkanit Perendimor që pretendojnë të aderojnë në BE.
Ora e Europës po bie sërish
Një ndryshim i tjetër në politikën europiane, i venerueshëm nga analistët, është se ndërkohë Mario Draghi drejton Italinë.
Draghi është padyshim figura më e respektuar ekonomike në Evropë. I famshëm për rolin e tij në shpëtimin e euros si kreu i Bankës Qendrore Europiane, ndikimi i Draghit u demonstrua në hartimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Ishte Draghi dhe marrëdhënia e tij me ish-kryetarin e Rezervës Federale, tani sekretaren e thesarit të SHBA-së, Janet Yellen, që ndihmuan në nxitjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të sanksionuar bankën qendrore të Rusisë. [3]
Lufta në Ukrainë ka shërbyer si kambanë alarmi për rikëndellje politike. Ora e Europës sërish po bie.
Në këtë periudhë ktheash të mëdha historike, Franca dhe Gjermania i janë rikthyer sërish Europës Juglindore. Po rifillon me samitin e 4 majit në Berlin, e do të vazhdojë ky rikthim të marrë kontura edhe më të plota në samitin e qershorit në Paris.
Ishte lufta në Kosovë që i hapi rrugën e integrimit të përshpejtuar të vendeve të Europës Lindore e Juglindore në BE. Le të kujtojmë faktin se Rumania dhe Bullgaria patën aderuar në NATO dhe BE fill pas shkërmoçjes së Jugosllavisë — në NATO (2004) ndërkaq në BE (2007). Si në rastin e parë edhe në atë të dytin, ishin arsyet gjepolitike që përshpejtuan këtë lëvizje, që do t’i shërbejë paqes së rajonit ndërkohë shumë më shumë se sa mund të mirrej me mend deri dje.
Në kundërshtim me këtë valë ndryshimesh po vepron tutje Serbia. Por, edhe Beogradi ndodhet para tundimit historik.
Serbia tutje po demonstron fuqi, duke ekspozuar raketa dhe dronë kinezë dhe duke negociuar me Francën për avionë luftarak. Në 30 prill raketat kineze dhe franceze, së bashku me dronët e armatosur kinezë dhe avionët rusë MiG-29, u ekspozuan për mediat dhe publikun në aeroportin ushtarak Batajnica afër Beogradit.
Kundër kujt do t’a përdorë Serbia këtë arsenal armësh që i shtohet arsenalit ëq ajo ka kohë që merrë rregullisht nga Rusia? Serbia ka kohë që i është nënshtruar rrethimit demokratik, meqë pothuajse të gjitha vendet fqinjë të saj tashmë janë anëtarë të BE-së dhe NATOs, duke përjashtuar Kosovën dhe Bosnjën.
Lufta në Kosovë (1998/99), e sidomos kjo tashmë në Ukrainë 92022), po vënë në pah faktin se, valët e zgjerimeve të kaluara të BE-së kanë luajtur një rol të rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin e Evropës.
Ndërkohë ndërgejgjësimi politik në Europë ka ndikuar që vendet anëtare të BE-së, me procedura të përshpejtuara, të marrin vendim për të shqyrtuar kërkesat e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, ndërkaq Parisi dhe Berlini po sinjalizojnë mbështetjen e tyre për një integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor.
Përderisa Rusia nuk po ia arrinë dot të përmbushë aspiratat e saj hegjemoniste imperiale, Evropa duket se po përballet me kohë të vështira, duke marrë në konsideratë ndryshimin e thellë që po ndodhë para syve tanë. Ky ndryshim nuk është i pazakontë e as nuk është shkas për shqetësim, sidomos jo për ne shqiptarët, meqë aktualisht jemi të rreshtuar në rrafshin gjeopolitik, më mirë se kudoherë në historinë tonë si komb. Na mbetet të dëshmohemi si komb në ngritje e rikthim në familjen europiane, duke gjeneruar siguri e paqe në rajon, natyrisht duke prosperuar drejt integrimit brendakombëtar krahas atij euroatlantik.
Koha për ndryshime strategjike
Në fakt ndryshimet epokale që po ndodhin sot, mund të thuhet se kishin filluar që në vitin 1991. Atbotë, na kujton në një analizë të fundit George Friedman, përfundoi Lufta e Ftohtë, u nënshkrua Traktati i Mastrihtit, filloi Operacioni Stuhia e Shkretëtirës dhe mbaroi mrekullia ekonomike japoneze — duke i hapur rrugën ngritjes së Kinës. Bota e vitit 1989 ishte shumë e ndryshme nga ajo e vitit 1992.[4] Por edhe bota e vitit 2022 ndodhet para thellimit të këtij kursi ndryshimesh të mëdha, sidomos tani në këtë kapërcyell epokash që po imponon agresioni rus në Ukrainë.
Por, nëse rastin e Shteteve të Bashkuara, ka më pak gjasa që të ketë nevojë për ndryshime institucionale — fakt që, sipas Friedman-it, e ka ndihmuar atë të ruajë pozicionin e saj që nga viti 1945, BE-ja për përballje me ndeshtrashat e pritshme ka nevojë për ndryshime të thella institucionale, sidomos në lëmin e vendimmarrjes e konsensusit. Para këtyre ndryshimeve epokale edhe dy republikat shqiptare — Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës, duhet të koordinonë thellimin e integrimit brendakombëtar, sidomos në lëmin e sigurisë e diplomacisë. Por pse jo edhe në strategjinë kombëtare që ndërlidhet me përballjen e pasojave ekonomike që po shkakton lufta në Ukrainë.
Sipas Banka Botërore (BB, vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndjejnë fuqishëm efektet e krizës së shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës dhe mund të presin më shumë se përgjysmimin e rritjes ekonomike këtë vit në krahasim me vitin 2021, thuhet në një analizë që ka publikuar ky institucion në 4 maj. Sipas parashikimeve aktuale të analistëve të Bankës Botërore, ritmi i rritjes në Ballkanin Perëndimor në vitin 2022 do të jetë 3.1 për qind.
“Ballkani Perëndimor tani po përballet me sfida të reja, të përkeqësuara nga lufta në Ukrainë, duke përfshirë rritjen e çmimeve, energjinë dhe ushqimin, inflacionin e lartë dhe rritjen e tregtisë dhe investimeve”, tha Linda Van Gelder, Drejtoreshë Rajonale e Bankës Botërore.
Prandaj përfundimi logjik se, tani është koha për lëvizje strategjike drejt të paimagjinueshmes, siç do të mund ta cilësonin një lagje politikanësh tanë, pra drejt thellimit të integrimit të dy republikave tona, është në përputhje me ndryshimet në rrafsh planetar që po sjell kjo kthesë epokash.
Pa dyshim, ndërsa yjet po rreshtohen, gjasat janë që Prishtina zyrtare të fitojë mbështetje të fuqishme në Berlin në përmbyllje të procesit të shtetëformimit dhe funksionalizimit të Republikës. Ajo që mund të ndihmojë në nxitjen e veprimeve më të guximshme të BE-së në raport me Kosovën është mbështetja nga Uashingtoni.
Administrata e Bidenit po aplikon këtë ndikim — jo vetëm duke nxitur reformat e brendshme të BE-së për të mundësuar zgjerimin e BE-së, por edhe në kultivimin e thellimit të raporteve transatlantike.
Diskutim rreth këtij postimi