Dardania Press
E hënë, 27 Tetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Gjeopolitikë

Spahiu: Rasti i Maqedonisë dhe Bullgarisë është më i ngjashmi me atë të Kosovës e Shqipërisë

Më 1944, ashtu sikurse komunistët shqiptarë ia dorëzuan Kosovën e Sanxhakun Serbisë, në të njëjtën mënyrë komunistët bullgarë ia dorëzuan Serbisë Maqedoninë.

6 Dhjetor, 2020
in Gjeopolitikë
68 1
0
Spahiu: Rasti i Maqedonisë dhe Bullgarisë është më i ngjashmi me atë të Kosovës e Shqipërisë
79
SHARES
988
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori i shkencave politike dhe analisti i mirënjohur, Nexhmedin Spahiu në një intervistë për INA nënvizon se rasti i Maqedonisë dhe Bullgarisë është më i ngjashmi me atë të Kosovës e Shqipërisë.

“Është çështje dypalëshe. Natyrisht, nga raportet e acaruara mes Maqedonisë e Bullgarisë përfiton Serbia, kurse pos maqedonëve e bullgarëve më së shumëti pëson Kosova e Shqipëria”, nënvizon profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu.

Ai në intervistën e shkurtër flet për aspekte historike që mbajnë peng këtë kontest, pozicionin e shqiptarëve rreth kësaj çështje si dhe ndikimet e faktorëve të tjerë rajonal dhe strategjik.

Analizat e prof.dr.Spahiut shquhen për kah sensi kritik, guximi për t’u marrë me çështjet më delikate në situata të rrezikshme dhe parashikimi i saktë proceseve politike. Në një ese të botuar në fillim të vitit 1992, Spahiu ka paraparë epilogun e luftërave në ish Jugosllavi, bombardimin e Beogradit nga NATO, dhe shumë zhvillime tjera politike.

 

Intervistoi:Naser Pajaziti

 INA: Kontesti maqedono – bullgar është një problem i ri që po tangon dhe sfidon Maqedoninë e Veriut dhe të ardhmen e saj.  Si e shihni këtë kontest, ku pas një marrëveshje për fqinjësi të mirë, procesi i finalizimit të saj është bllokuar tek dallimet për identitetin, gjuhën dhe historinë maqedone?

Nexhmedin Spahiu: Kombet e vogla gjithmonë kanë telashe poshtërimi nga kombet më të fuqishme. Maqedonia nuk bënë përjashtim. Pasi Bashkimi Evropian pranoi kushtet e padrejta që Greqia i vuri Maqedonisë, pse këtë mundësi të mos e shfrytëzojë edhe Bullgaria për disa çështje ku në aspektin shkencor historik ka shumë më shumë të drejtë se sa Greqia.

Është fakt historik se gjatë regjistrimeve në Perandorinë Osmane sipas përkatësisë etnike apo kishtare, nuk ka pasë të regjistruar si maqedonë në territorin e Maqedonisë. Shumica absolute e popullsisë së krishterë të Maqedonisë ka qenë e deklarauar si bullgare.  Vetë kryeheroi kombëtar maqedon Goce Delçev (1872-1903) veten e ka konsideruar bullgar.

Sidoqoftë, këto fakte nuk ia mohojnë të drejtën e kësaj popullsie që vetën e tyre dhe gjuhën e tyre ta quajnë ashtu si duan, dhe të konsiderojnë për heronj kombëtarë ata që duan.

INA: Si njohësi i zhvillimeve ballkanike, cili është realiteti apo e vërteta rreth fatit të maqedonëve?

Nexhmedin Spahiu: Rasti i Maqedonisë dhe Bullgarisë është më i ngjashmi me atë të Kosovës e Shqipërisë. Territori Maqedonisë së Veriut u pushtua nga Serbia atëherë kur Serbia pushtoi Kosovën e Sanxhakun e Novi Pazarit, më 1912.  Sjellja e pushtuesve serbë ndaj popullatës së krishterë në Maqedoni ishte asimiluese, për dallim nga sjellja kundër popullatës myslimane  që ishte shfarosëse. Gjyshërit e maqedonëve të sotëm konsideroheshin serbë të jugut dhe detyroheshin që të ndjeknin liturgjitë nga popat serbë. Por në vitet 1915-1918  dhe 1941-1944, Bullgaria e aneksoi territorin e Maqedonisë së sotme pa viset me shumicë shqiptare të cilat iu bashkëngjiten Shqipërisë. Më 1944, ashtu sikurse komunistët shqiptarë ia dorëzuan Kosovën e Sanxhakun e Novi Pazarit Serbisë, në të njëjtën mënyrë komunistët bullgarë ia dorëzuan Serbisë Maqedoninë. Komunistët serbë nuk tentuan më tutje serbizimin e kësaj popullate, por synuan distancimin e saj nga kultura e kisha bullgare. Njësoj si rusët në rastin e Moldavisë u krijuan maqedonëve alfabet të veçantë dhe një standard gjuhësor që e quajtën gjuhë maqedone. Me paraqitjen e pluralizmit politik në Maqedoni, forca më e madhe opozitare VMRO-DPMNE u shfaq si forcë pro-bullgare kurse LSDM që trashëgoi Lidhjen Komuniste të Maqedonisë ngeli forcë politike pro-serbe. Gjatë qëndrimit të VMRO-së në pushtet, dhe derisa Perëndimi ishte preokupuar  me Kosovën,  forcat pro-serbe e morën nga brenda VMRO-në dhe natyrshëm LSDM në opozitë u ngeli forcave pro-bullgare. Me ndihmën e Perëndimit, forcat pro-bullgare u kthyen në pushtet më 2017.

Është e sigurtë se bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë nuk do të ndodhë, sikurse që nuk do të ndodhë as bashkimi Kosovë-Shqipëri, por Bullgaria (dhe vendet e Perëndimit) kanë interes që Maqedonia të jetë më larg Serbisë e më afër Bullgarisë.

INA: A mendoni se ky kontest mund të ketë edhe përmasa më të gjëra, që mund të nxiten, apo  është vetem një çështje dypalëshe?

Nexhmedin Spahiu: Jo.  Është çështje dypalëshe. Natyrisht, nga raportet e acaruara mes Maqedonisë e Bullgarisë përfiton Serbia, kurse pos maqedonëve e bullgarëve më së shumti pëson Kosova e Shqipëria.

INA: Cili duhet të jetë pozicionimi i faktorit politik shqiptar?

Nexhmedin Spahiu: Shqiptarët në Maqedoni duhet të përkrahin palën maqedone që është në favor të marrëveshjes me Bullgarinë. Diplomacia kosovare dhe diplomacia shqiptare duhet  të inkurajojnë marrëveshjen mes Shkupit e Sofjes. Në këtë kontekst, duhet që në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe institucioneve të tyre flamuri i Kosovës të vendoset në çdo vend ku vendoset flamuri i Shqipërisë. Kjo për të treguar respekt dhe dashuri të njëjtë si ndaj Kosovës si ndaj Shqipërisë, e kësisoji me i dhënë shembull maqedonëve që për të pasur një identitet kombëtar nuk kanë nevojë ta mohojnë origjinën e tyre etnike e as historinë e përbashkët me Bullgarinë, njësoj sikurse që Kosova nuk e mohon as origjinën e përbashkët etnike e as historinë e përbashkët me Shqipërinë përkundër faktit që ka ndërtuar identitetin e vet të veçantë kombëtar.

INA: A prisni se do të ketë një finalizim të këtij procesi së shpejti apo do ketë devijime dhe vonesa, pasi që  kemi protesta dhe tentime të opozitës për të rrëzuar Qeverinë dhe penguar këtë proces?

Nexhmedin Spahiu: Vështirë të parashikohet. Serbia do të investojë që sa më shumë maqedonë të këmbëngulin në kundërshtim të kërkesave bullgare. Sa më problem që bëhet Maqedonia, harrohet Kosova nga vëmendja e Perëndimit dhe Beogradi e zien çorbën e vet. Plus që Serbia ka interes direkt që kultura, sentimenti e edhe vet shteti Maqedon të jenë sa më larg Bullgarisë e sa më afër Serbisë.

(INA)

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Manifestimet në Beograd pas grushtit të shtetit, me portrete të Mbretit Petar II dhe Patriarkut”.

Ljubica Štefan: Kisha Ortodokse Serbe dhe Grushti i Shtetit i 27 Marsit 1941

26 Tetor, 2025
HOTI I VENDIT MBI LIQEN TË PLAVËS ËSHTË I PREJARDHUN NGA FISI I LASHTË ILIR I AUTARIATËVE

HOTI I VENDIT MBI LIQEN TË PLAVËS ËSHTË I PREJARDHUN NGA FISI I LASHTË ILIR I AUTARIATËVE

26 Tetor, 2025
Ljubica Štefan: Kisha Ortodokse Serbe dhe fashizmi

Ljubica Štefan: Kisha Ortodokse Serbe dhe fashizmi

23 Tetor, 2025
Krerët politik të Luginës po qëndrojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Krerët politik të Luginës po qëndrojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

23 Tetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In