Kërkesa për Gjuhën Shqipe është kërkesë historike dhe kombëtare.
Me studentët e Shkupit duhet të solidarizohen gjithë Shqiptarët e RMV, në veçanti dhe studentët bashkëkombas në Europë të protestojnë me dinjitet para parlamentit Europian dhe ambasadave të RMV në BE. Një shtet diskrimunues për Shqiptarët në Shkup, që aspiron BE-në, nuk mund ta shkombëtarizojë kombësinë Shqiptare.
U bënë 25 vjet nga lufta për dinjitet të popullit Shqiptar në Maqedoni. Çfarë u fitua?
U thellua shkombëtarizimi dhe humbi reciprociteti i shtetbërjes për Shqiptarët.
Parlamenti Europian nuk e njeh sot kombin Maqedon dhe gjuhën Maqedone!
Pse qeveria e Mickovskit punon ende ti mbajë me dhunë ligjore Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në një platformë shkombëtarizimi?
Sepse klasa politike Shqiptare e Shkupit e tradhëtoi kauzën kombëtare duke u joshur me poste në shtet, por që në të vërtetë nuk e garantoi ardhmërimin e shtetbërjes Shqiptare në RMV me reciprocitet dhe dhënien fund të diskutimit të identitetit kombëtar Shqiptar.
Pala Sllavo-Bullgare që udhëheq sot po e lodh të drejtën legjitime të Shqiptarëve duke menduar ta zvarritë deri në Komision të Venecias, ndërsa në fakt, ajo është e vendosur për shkombëtarizimin e Shqiptarëve në RMV.
Faktori politik duhet të VETËDIJËSOHET i pari e të kërkojë federalizimin e RMV-së, i bashkuar me fuqinë lobuese të Diasporës në SHBA edhe si një shpëtim për republikën e Maqedonisë e Veriut.
Federalizimi i RMV-së është zgjidhja më e drejtë edhe për Sllavo-Bullgarët që nuk duhet të rritin fëmijët e tyre me mashtrimin shekullor, se janë “Maqedonë”!
Mickovski dhe populli Shqiptar i RMV po kupton se lufta e vitit 2001 u bë të shpëtojë Sllavo-Bullgarët e Shkupit, të mos humbisnin shtetin në Shkup!
Pra, me mënyrë demokratike bazuar edhe në federalizimet e disa shteteve multietnike Europiane,
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot duhet të kuptojë se RMV shpëton duke u dhënë Shqiptarëve me kushtetutë shtetin e tyre, republikën e tyre Shqiptare brënda Federatës Shqiptaro-Sllave të Shkupit!
Kështu, Mickovski në bashkëpunim me faktorin Shqiptar ti hapë rrugën referendumit për federalizimin e RMV-së!
Nuk ka rrugë tjetër!
25 vjet e fundit tregojnë se Sllavo-Bullgarët po i shkombëtarizojnë Shqiptarët me dhunën e ligjit!
Shqiptarët në RMV kërkojnë të rrojnë me dinjitet në tokën e tyre amtare, me gjuhën Shqipe dhe traditat kombëtare, të padiskutuara nga Sllavo-Bullgarët e Shkupit!
Koha thërret guximtarët për të folur gjuhën Shqipe, gjuhën kombëtare Shqiptare!










Discussion about this post