Dardania Press
E martë, 18 Nëntor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Gjeopolitikë

Blinken në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: S’duam konflikt, por jemi gati nëse ai vjen

“NATO-ja është një aleancë mbrojtëse. Ne s'duam konflikt, por jemi gati për konflikt nëse ai vjen tek ne. Ne do të mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s”, theksoi kreu i diplomacisë amerikane.

6 Mars, 2022
in Gjeopolitikë
18 1
0
Blinken në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: S’duam konflikt, por jemi gati nëse ai vjen
20
SHARES
254
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan të premten në një takim të jashtëzakonshëm në shtabin e NATO-s në Bruksel, kryeqytet i Belgjikës, për të diskutuar rreth luftës Rusi-Ukrainë.

Në këtë takim pritet të diskutohet mbi planet aktuale afatgjata të NATO-s në Evropën Lindore dhe Evropën Qendrore pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Duke folur para kamerave me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara takimit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony (Tony) Blinken, tha se Aleanca demonstroi një unitet shumë të shpejtë pas ofensivës ruse në territoret ukrainase.

Ai njoftoi se po hartojnë plane për të forcuar sigurinë e NATO-s.

“NATO-ja është një aleancë mbrojtëse. Ne s’duam konflikt, por jemi gati për konflikt nëse ai vjen tek ne. Ne do të mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s”, theksoi kreu i diplomacisë amerikane.

“Jemi duke bërë përgatitje për të ardhmen e NATO-s dhe ngjarjet e javëve të fundit janë sinjale për të ardhmen e Aleancës”, shtoi ai.

Tony Blinken vuri në pah se NATO-ja do të vazhdojë të demonstrojë unitet në javët e ardhshme.

Jens Stoltenberg deklaroi gjithashtu se në takimin e sotëm “ata do të diskutojnë përgjigjen ndaj pushtimit rus të Ukrainës”.

Pasi nënvizoi se do të trajtojnë edhe pasojat afatgjata të kësaj, shefi i NATO-s tha se të enjten mbrëma kanë parë raportimet për sulmin e Rusisë ndaj një termocentrali bërthamor në Ukrainë.

“Kjo tregon se lufta duhet të përfundojë dhe se Rusia duhet të tërheqë të gjitha trupat e saj e të angazhohet në përpjekjet diplomatike”, vijoi ai.

“NATO-ja është një aleancë mbrojtëse. Ne s’duam luftë me Rusinë”, rikonfirmoi Stoltenberg – sikurse dhe shefi i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – teksa nënvizoi se nuk duan të keqkuptohen për angazhimet e tyre lidhur me ruajtjen dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve.

Të ftuar në takimin e sotëm janë gjithashtu ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës, vende joanëtare të NATO-s, si dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell.

Në këtë takim të jashtëzakonshëm të kryediplomatëve të NATO-s, Turqia përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

Ushtarët rusë filluan një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Italia hap hetime për “safaris njerëzorë”: Evropa po bën sikur nuk e di të vërtetën që e njeh prej tre dekadash

Italia hap hetime për “safaris njerëzorë”: Evropa po bën sikur nuk e di të vërtetën që e njeh prej tre dekadash

15 Nëntor, 2025
REGJISTRIMI I HIMNIT KOMBËTAR NË SHBA

REGJISTRIMI I HIMNIT KOMBËTAR NË SHBA

14 Nëntor, 2025
Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe Kongresi i Berlinit (1878): Fillimi i ndarjes së trojeve shqiptare dhe i tragjedive moderne në krahinën  e Sanxhakut!

Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe Kongresi i Berlinit (1878): Fillimi i ndarjes së trojeve shqiptare dhe i tragjedive moderne në krahinën  e Sanxhakut!

14 Nëntor, 2025
Kosova përfiton rreth 64 milionë euro nga BE në kuadër të IPA

Pengesa sistemike ndaj shqiptarëve në Luginë dhe viset tjera: Serbia po përdor administratën si mjet politik

14 Nëntor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In