Veprimtarja e devotshme Zize Pepshi në profilin e saj në Facebok shkruan:
“Ngushëllim !
Dhimbshëm kuptova se paska ndërruar jetë, bashkëveprimtari im shumë i nderuar, njeriu i cili ja kushtoj tërë jetën e tij në mërgim, aktivitetit për mbajtjen gjallë të shkollave shqipe në Zvicër, Vesel Xhema.
Ikja e tij nga kjo jetë, ka lënë një dhimbje për bashkatdhetarët tanë në Zvicër dhe Evropë.
Veseli ishte ndër të parët që mori iniciativën për hapjen e klasëve më mësim plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër. Ishte viti 1990 kur Veseli, bashk më Syrja Berishën, kishte organizuar një tubim më prindër, në Thun të Zvicres, për mundësinë e gjetjes së një mësuesi-mësuese, që t’i hapin disa klasë në gjuhën shqipe në Thun më rrethinë. Aty mora pjesë dhe unë më bashkshortin tim, Muhametin. Isha e vetmja femër. E mora fjalën dhe e përshëndeta dhe e përgëzova përzemërisht iniciativën e tij kombëtare. E pashë në fytyrën e Veselit një gëzim shumë të madh, mezi po priste të më pyeste: A mund ta marrësh këtë detyrë humane për shpetimin e fëmijëve tanë nga asimilimi ?
Po ishte përgjigja ime, do të ishte nderë për mua të më bësohej kjo dëtyrë.
Dhe në Thun, Veseli i hapi 5 paralele më mësim plotësues në gjuhën shqipe, nëpër 5 Shkolla.
Kështu Veslel Xhema vraponte natë e ditë pa u ndalur dhe pa u lodhur bash asnjëherë, derisa realizoj në plotni misionin e tij human, hapjen e shkollave shqipe në gjithë kontonet e Zvicrës..
Veseli, jo vetëm këtë mision që bëri më shpirt, ai furnizoj gjithë shkollat shqipe në Zvicër, Gjermani, Austri e vende tjera të Evropës, më libra që i mertte nga Kosova e Shqipëria. Këto mund t’i di e dëshmon edhe Meriman Braha, dhe ministra të arsimit të Kosovës. Të cilët i ka shoqëruar gjithmonë kur ata kan ardhur më mision në Zvicër.
Veseli ishte edhe aktivist i LDK, në Zvicër, ai ndihmonte organizimet nëpër nëndegë. Ishte organizues edhe për 3 %.
Më Veselin ishte lehtë të bashkpunosh, ai ishte njeri i urt human dhe më plot zell për punën.
Si përfundim, më një keqardhje të madhe për LAPSH-in, të cilët e njohin mirë veprimtarinë e veselit, i cili dha edhe kohën më të ç’muar të familjën së tij, për bashkpunim dhe ndritje për fëmijët tanë shqiptar në Zvicër, ky i fundit LAPSH-i, nuk mori asnjë 5 minutësh kohë, që ta ngushëllojnë familjen dhe bashkveprimtarët e tij më dekada.
Mosmirnjohja është mungesë e edukatës !
Familjes Xhema i hprehu ngushëllime të sinqertav në emrin tim e familjes time, për humbjen e familjarit të tyre, atdhetarit e aktivistit të palodhshem për Liri dhe Pavarësi të Kosovës !
Pusho i qetë në paqe, bashkveprimtari ynë i ç’muar, Vesel !”
Diskutim rreth këtij postimi