Fillimisht, të pranishmit i përshëndeti kryetari i Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, Mr. Ing. Rexhep Nikçi, i cili mes tjerash, tha: „Jam shumë i lumtur, të njëjtën kohë falinderues anëtarëve të kryesisë së Nëndegës sonë, të cilët edhe në rrethana të rënda pandemie, ku janë në fuqi ligje të rënda ndëshkuese, nuk lejuan të kaloj ky përvjetor pa u përkujtuar, heroi i kombit, Sali Çekaj. Do theksuar se, jemi Nëndega e vetme në Evropë që ka marrë një hap të tillë përkujtues për heroin e kombit, Sali Çekaj. Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, ka qenë e vetëdieshme për pasojat, por ka qenë e gatshme të marrë përsipër çdo të keqe që do t’i ndodhte me bindjën se, Sali Çekaj ka bërë shumë më shumë për ne, për popullin shqiptarë. Këtë guxim, të njëjtën kohë edhe vlerësim për heroin Sali Çekaj e keni shprehur edhe ju, të nderuar; kryetar i Degës së LDK-s, për Gjermani, z. Ferizi, përfaqësues të shoqatave dhe ju familje e nderuar, Haxhiu. Sali Çekaj, ishte dhe do mbetët modeli më i pastër, tempulli i atdhetarit të flakët, luftetari më i pa epur, më i pa përkuluri, më i madhi. Lavdi në dy botërat!“.
Në emër të Degës së LDK-s, për Gjermani, foli, Osman Ferizi, kryetar, i cili evakuoi kujtime nga koha e tyre, në fillim vitet e 90-ta. Ai, mes tjerash, tha: „ Pa punën dhe sakrificën e tyre të madhe; Sali Çekut, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Ilaz Kodrës dhe të tjerëve të vrarë e të gjallë, ne nuk kishim mundur të arrinim këtu ku jemi. Prandaj, të flasësh për ta nuk është lehtë. E, po kështu edhe për figurën e heroit të kombit, Sali Çekut. Është një periudhë jashtëzakonishtë e gjatë e veprimtarisë së Tij, që nga demostratat e votit 1981, ku si student ka qenë pjesë e atyre organizimeve për realizimin e qellimeve kombëtare, që Kosova të jetë shtet i pavarur. Të jetë Republikë. Unë e kam pas fatin ta njoh me 05 korrik 1990, me rastin e hyrjës së policisë serbe në Radiotelevizionin e Prishtinës, ku të njëjtën ditë kemi organizuar protesta në qënder të Deçanit. Aty e kam takuar edhe Sali Çekun. Aty për aty e kamë pa atë guximin e Tij, atë urtinë dhe vendosmërinë e Tij. Në të njëjtën kohë edhe aftësinë organizative dhe ruajtjën e protestuesve të mos damtoheshin nga barbarizmi i egër policor serb. Hera e dytë që e kam takuar ishte 27, 28 nëntori i vitit 1991, në Shqipëri. Ne ishim në ushtrime ushtarake, atje, Salihu kishte qenë me grupin e parë në tetor dhe vjen aty pasiqë, ne, një pjesë kishim vendosë që, të armatosur, të kalonim ilegalishtë në Kosovë. Zymer Berisha, që ishte përgjegjës i atij reparti ushtarak, erdhi dhe më mori, ngase ne nuk kishim të drejtë largimi nga aty, sepse ishte regjim ushtarak, për t’u takuar, siq më tha, ai, „me dikë“. Me makinë shkuam tek Muzeu kombëtar, ku ishte hapur Përfaqësia e Kosovës. Aty ka qenë i emruar Prof. Ali Aliu. Dhe, para meje u shfaq, njeriu të cilin e kisha takuar në protestën e Deçanit. Pra, takuam Sali Çekun, me të cilin biseduam për mënyrën e hyrjës ilegale në Kosovë. Salihu, na këshilloj që të mos kalonim përmes vendit që kishim kaluar më parë, por në një hyrje tjetër si më e sigurtë. Sali Çeku, është një përsonalitet i rrallë, në historinë e re të Kosovës. Është i veçantë, unikat. Pse e thëm këtë? Është i vetmi që e ka jetëgjatësinë më të madhe politike, intelektuale, institucionale dhe luftarake. Për fat të keq, dy bashkveprimtarët e tij, dy bashkthemeluesit e Grupeve të para guerile të armatosura dhe të ushtrisë së Kosovës, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, nuk jetojnë; Zahiri vritet me 1997, ndërsa Adem Jashari me 1998. Kështuqë, mbeti figura e tretë që iu la barra për vazhdimin e rezistencës së armatosur; formimin e shtabeve dhe mobilizimin e ushtrisë. Ishte edhe në grupin prej katër eprorve ushtarak; Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Anton Çuni dhe Fadil Hadergjonaj, derisa vritet me 19 prill 1999, në Koshare“.
Në emër të Shoqatës Kulturore e Humanitare që bartë emrin e heroit kombëtar, Sali Çekajt, foli, Ardian Ndreka. Ai, mes tjerash, tha:“Në emër të SHKSH „Sali Çekaj“, ju përshendes të gjithëve! Një herësh shprehë mirënjohjën për Kryesinë e Nëndegës suaj, për guximin e treguar, që edhe në këto rrethana pandemie globale nuk i harroni e anashkaloni atdhetarët, heronjtë e kombit. Unë, jam krenar që i takoj shoqatës që bartë emrin e heroit, që sotë e përkujtojmë.Përpjekja e jonë si shoqatë ka qenë dhe është që ta ruajmë me nderë këtë emër, ashtu siukur ishte edhe vetë Sali Çekaj; duke i realizuar objektivat e shoqatës si në aspektin kulturor, poashtu edhe në atë humanitar. Lavdi për heroin, Sali Çekaj e, juve u lumtë për organizimin e Akademisë përkujtimore për këtë hero!“
Në emër të SHKSH „Rrufeja“, foli, Naim Haxhiu, kryetar, i cili mes tjerash, tha: „Fillimisht shprehi kënaqësinë që kjo Akademi përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së heroit të kombit, Sali Çekaj, po mbahet në qytetin e shoqatës „Rrufeja“. Dhe, pikërishtë në familjën e dy dëshmorëve të kombit. Përkujtimi i të rënve për lirinë e Kosovës është gjëja më e ndershme që e bëjmë, ngase, pa gjakun e tyre nuk do ta kishim Kosovën e lirë dhe shtet të pavarur. Andaj, sonte, pikërishtë në shtëpinë time më bëhet sikur i shohë të gjallë mes nesh, Sali Çekajn, babën Dinë dhe vëllaun, Shaqirin. Lavdi, Sali Çekut! Lavdi për të gjithë të rënit për lirinë e Kosovës! Krenar me babën dhe vëllaun tim dëshmorë!“
Në emër të Forumit të Gruas së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, foli, Violeta Ibrahimi, e cila mes tjerash, tha: „Po më vjen mirë që në këto rrethana të vështira pandemie, kësaj Akademie përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së heroit të kombit, Sali Çekajt, nuk i mungon femra. Ne,femrat shqiptare, kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi pjesë e angazhimëve kombëtare. Kontributi ynë në interes të çështjes kombëtare nuk ka munguar asnjëherë, as edhe në ditët e sotme. Neve, anëtareve të Forumit të Gruas, në Nëndegën e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, na bëhet qefi që jemi pjesë e kësaj Akademie përkujtimore, ngase, si të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e komit, edhe Sali Çekaj është i yni dhe ndihemi krenare që patëm të tillë vëllezër e motra! Në emër të Forumit të Gruas së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, shprehim, Lavdi në dy botrat për Sali Çekun dhe gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!“
Më pas, autori i këtyre rreshtave, Maxhun Smajli, nën tingujt e fyellit, lexoi poemën e tij „Dialog me luftetarin e lirisë“, kushtuar Sali Çekut, të botuar kohë më parë në përmbledhjen poetike „Puhizë mbi Koshare“.
Në emër të Grupit të Pavarur Artistik „Drenica“, të pranishmit në këtë Akademi përkujtimore i përshendeti, Imer Kurti, themelues dhe drejtues i GPA „Drenica“. Ai, mes tjerash, tha:“Që në filim du ata potencoj faktin, se, si shoqatat kulturore, poashtu edhe ne, nga lëmia e artit, e kemi për obligim që dëshmorët e kombit gjithmonë me i përkujtu me endje e mallë; përmes këngëve, recitaleve e poezive. Pra, përmes vlerave artistike i mbajmë gjatë në mesin tonë, në kujtesën tonë. Unë, në emër të GPA „Drenica“, shprehi lavdi për këtë njeri të madh të kombit tonë, Sali Çekun dhe për gjithë ata që ranë për lirinë e atdheut, të cilët na e bënë të mundur të shkojmë të lirë në vendlindje“.
Madheshtinë e kësaj Akademie përkujtimore i shtuan vargjet e këngës „ Kulla e Dukagjinit“, të autorit famëmadh, Selman Sylës, i njohur si Syl Bajrami, të cilat, me zërin e tyre sa melodioz, aq kushtrimtarë, Imer dhe Dardan Kurti i shkrinë në tingujt e telave të çiftelisë.
Në këtë 22 vjetorë të rënies heroike të Sali Çekut, në Kosharen legjendare, Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, ka nderuar disa veprimtarë të çështjes kombëtare, të cilët gjatë tër jetës ishin vënë në rrugën e çlirimit të atdheut dhe pavarësimit të Kosovës. Të bindur se prirja për nderim dhe mirënjohjë është një prirje e mbarë që e praktikon bota e kulturuar dhe me vlera të larta morale e njerëzor, në njërën anë edhe dëshirë e madhe e njerëzve për t’ua vlerësuar të bëmat e tyre në interes të përgjithshëm kombëtarë, Nëndega e jonë ka vequar tetë emra atdhetarësh.
Anëtar Nderi, postmortum, i Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, u shpallën; Hysen Bici dhe Shaban Bobaj. Anëtarë Nderi që jetojnë në qytete të ndryshme të Bavarisë, por që vepruan për një qellim; çlirimin e atdheut, u shpallën; Nikollë Skeli, Emrush Tafa dhe Adem Thaqi. Për anëtarin e Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, Daut Beqirin, i cili muaj më parë ka kaluar në amshi, iu nda një „Mirënjohje“, postmortum. Ndërsa për veprimtarët aktiv të çështjes kombëtare, Xhevat Berishën dhe veteranin e arsimit, Mustaf Lulaj, u ndanë „Mirnjohje“.
Dhe, krejt në fund, familja e Naim Haxiut, në këtë muaj rahmeti-ramazani, kthej një darkë solemne-Iftar për nder të Sali Çekut dhe dy dëshmorëve të kësaj familje; babë e djalë – Dinë dhe Shaqir Haxhiun.
Diskutim rreth këtij postimi