Dardania Press
E hënë, 2 Shkurt, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Diaspora

Festim madhështor i Ditës së Flamurit në Ostermundigen

Në mbrëmjen festive të datës 28 Nëntor, komuniteti shqiptar në Ostermundigen të Zvicrës u mblodh për të shënuar me dinjitet dhe emocion Ditën e pavarësisë se Shqipërisë dhe ditën e Flamurit, përvjetorin e 113, të një nga festat më të rëndësishme të kombit shqiptar. Aktiviteti, i organizuar me kujdes dhe përkushtim nga ALBAKULT, u shndërrua në një manifestim të vlerave tona kulturore, identitetit kombëtar dhe lidhjes së patjetërsueshme me atdheun.

1 Dhjetor, 2025
in Diaspora
20 0
0
Festim madhështor i Ditës së Flamurit në Ostermundigen
23
SHARES
292
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Një mbrëmje uniteti, tradite dhe krenarie kombëtare
Në mbrëmjen festive të datës 28 Nëntor, komuniteti shqiptar në Ostermundigen të Zvicrës u mblodh për të shënuar me dinjitet dhe emocion Ditën e pavaresise se Shqipërisë dhe ditën e Flamurit, përvjetorin e 113, të një nga festat më të rëndësishme të kombit shqiptar. Aktiviteti, i organizuar me kujdes dhe përkushtim nga ALBAKULT, u shëndërrua në një manifestim të vlerave tona kulturore, identitetit kombëtar dhe lidhjes së patjetërsueshme me atdheun.
Atmosfera festive u pasurua me muzikë tradicionale, valle popullore dhe momente artistike që sollën në skenë energjinë, shpirtin dhe krenarinë shqiptare. Të pranishmit përjetuan një mbrëmje të paharrueshme, ku arti dhe kultura u ndërthurën në mënyrë harmonike, ndërsa ndjenja e bashkimit u reflektua tek çdo pjesëmarrës.
Ceremonia u nderua nga prania e Sekretarit të Ambasadës së Kosovës në Bern, z. Gjesnis Hagjimehmeti, i cili mbajti një fjalë rasti duke shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Flamurit. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kontributin që mërgata vazhdon të japë për çështjen shqiptare.
Pjesë e veçantë e programit ishin performancat e fëmijëve – nga mosha 7 vjeç e lart – të cilët sollën në skenë këngë dhe valle nga trevat shqiptare, duke emocionuar publikun dhe duke dëshmuar se trashëgimia jonë kulturore po përcillet me krenari te brezat e rinj.
Mysafirët nga Kosova, përkatesisht grupi Gent’s Studio, perfomoi me një kolazh të pasur të kengeve dhe melodive shqiptare.
Për herë të parë në këtë event mori pjesë edhe Shkolla Shqipe e Bernit, nën drejtimin e mësueses Mirsime Muja Durmishi. Nxënësja Aksa Hagjimehmeti u prit me duartrokitje për recitimin e saj emocional, që e mbushi sallën me ndjenjë atdhedashurie dhe reflektim.
Shoqeria Kulturore Artistike ALBAKULT, apelon tek prindërit e komunitetit që të angazhohen në ruajtjen e gjuhës shqipe duke i dërguar fëmijët në shkollën shqipe të mërgimit. “Ruajtja e gjuhës së nënës është themeli i identitetit kombëtar dhe përgjegjësi e përbashkët,” u theksua gjatë aktivitetit.
Mbrëmja u nderua gjithashtu nga prania e dy figurave të njohura të mërgatës shqiptare në Bern dhe rrethinë – z.Indrit Bunjaku-Mehmeti dhe z. Hajdar Sadrija – personalitete që prej vitesh kontribuojnë fuqishëm në ruajtjen, promovimin dhe mbështetjen e çështjeve kombëtare.
Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë se mërgata shqiptare në Zvicër mbetet një forcë e fuqishme e ruajtjes së kulturës, gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar, duke i qëndruar besnike rrënjëve.
Ceremonia e 28 Nëntorit në Bern u hap nga Sekretari i Ambasadës së Kosovës, Gjesnis Hagjimehmeti, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe rolin e çmuar të diasporës.
Për herë të parë mori pjesë edhe Shkolla Shqipe e Bernit, nën drejtimin e mësueses Mirsime Muja Durmishi. Nxënësja Aksa Hagjimehmeti emocionoi të pranishmit me recitimin e saj mbresëlënës.
Gjatë aktivitetit, Shoqëria Kulturore Artistike ALBAKULT apeloi tek prindërit që të përkrahin ruajtjen e gjuhës amtare duke i dërguar fëmijët në shkollën shqipe të mërgatës, duke theksuar se “gjuha e nënës është themeli i identitetit kombëtar.
Tags: Ajet CërvadikuBehide Hasanaj

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

 KUVENDI I PUNËS PARAPËRGATITJE PËR KUVENDIN ZGJEDHOR

31 Janar, 2026
Çfarë dëgjova nga shqiptarët e Zvicrës për Kosovën dhe median

Çfarë dëgjova nga shqiptarët e Zvicrës për Kosovën dhe median

31 Janar, 2026
Gjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit: një lexim ndryshe i viteve 1943–1944

Gjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit: një lexim ndryshe i viteve 1943–1944

31 Janar, 2026
Gjuha si Strukturë dhe Funksion, një Perspektivë Matematikore Semiotike mbi Shqipen

Gjuha si Strukturë dhe Funksion, një Perspektivë Matematikore Semiotike mbi Shqipen

30 Janar, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In