Dardania Press
E enjte, 21 Gusht, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Diaspora

Derisa po ktheheshin nga Kosova në Zvicër, tre anëtarë të familjes humbin jetën

Në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ka ndodhur sot një aksident i rëndë trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni. Aksidenti ka ndodhur në mëngjes, pak para orës 9, shkruajnë mediat gjermane.

17 Tetor, 2020
in Diaspora
28 0
0
Derisa po ktheheshin nga Kosova në Zvicër, tre anëtarë të familjes humbin jetën
32
SHARES
400
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtare të një familjeje, që gjendeshin në automobilin audi.

albinfo.ch merr vesh nga burimet e saj, familjarë të viktimave, se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.

Tre persona janë bllokuar në automjetin e aksidentit dhe është dashur të lirohen nga brigada e zjarrfikësve e cila ka përdorur pajisjet hidraulike të shpëtimit.

Një djalë 12 vjeç dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksidentit nga plagët e rënda të pësuara, përcjell albinfo. Personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi.

Gruaja e 35 vjeçarit, është në gjendje kome.

Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës Audi kanë pësuar lëndime të rënda. Drejtuesi i kamionit është lënduar lehtë. Rruga federale është mbyllur për orë të tëra gjatë punës së shpëtimit dhe hetimeve rreth aksidentit.

kosova.info

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht

Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht

19 Gusht, 2025
Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

19 Gusht, 2025
Besnik Bislimi takon krerët politik të shqiptarëve në Serbi!

Besnik Bislimi takon krerët politik të shqiptarëve në Serbi!

18 Gusht, 2025
O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

16 Gusht, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In