Nëndega e LDK-s, në Bavari, krahu i Dr.Ibrahim Rugovës, shënoi 31 vjetorin e Deklaratës kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës, 2 Korrikun. Pasiqë kryetari i Nëndegës, Mr. Ing. Rexhep Nikçi, ishte në udhëtim zyrtar, në Kosovë, për organizimin dhe drejtimin e tubimit festiv të 2 Korrikut u ngarkuan Xhevdet Muriqi dhe Afrim Mula.
Në këtë shenim festiv morën pjesë edhe përfaqësuesit e Shoqatave Kulturore Shqiptare „Dy Krenarja“, nga Furstenfeldbruku dhe “Sali Çekaj”, nga Pfaffenhofen. I pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i Degës së LDK-s, për Gjermani, Idriz Zeqiri.
Tubimin festiv e hapi, Xhevdet Muriqi, i cili pasi falinderoj të pranishmit për kohën që kishin gjetur dhe mundin që kishin bërë për të marrë pjesë në këtë shenim festiv të 2 Korrikut, mes tjerash, tha: “2 Korriku është festë e madhe për të gjithë shqiptarët e Kosovës. Sot, është 31 vjetori i Pvarësisë së Kosovës. Dihet se, me 2 Korrik 1990, Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës, ditë kjo e cila u bë pikërishtë në kohën kur më nuk kishte asnjë arsye dyshimi se ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë kishte hy në rrugën pa kthim të shpërbërjes së saj. Me nxjerrjën e Kushtetutës dhe shpalljen e Republikës së Kosovës nga Kuvendi, iu dha forma kushtetuese juridike vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dermuese e qytetarëve të Kosovës”.
Për këtë ngjarje të madhe historike, Idriz Zeqiri, zëdhënës i Degës së LDK-s, për Gjermani, ish i burgosur politik, para të pranishmëve doli me një kumtesë.
Zhbërja e Federatës jugosllave dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës
Qysh përgjatë viteve `70-a, fërkimet serbo-kroate, paralajmëronin se pas Titos, Federata jugosllave do të zhbëhet. Të paktën, në një rast, këtë e ka pranuar, madje, edhe pohuar edhe vet Titua. Serbia përgaditej për revansh. Por, krejt e gatshme ishte edhe Kroacia dhe Sllovenia, si dy vende me ekonomi të zhvilluara.
Vdekja e Titos, më 1980, edhe pse u përcollë me vajtime, gëzimi i shumëkujt vështirë përmbahej. Çdo vdekje kërkon edhe “kurbanin” e saj. Dhe kjo “i ra për hise” Kosovës.
Sipas të gjitha gjasave, ecja para e Kosovës, nuk i levërdiste as Serbisë dhe as Shqipërisë. Demonstratat e vitit 1981 ishin rast ideal, për ta ndërprerë hovin arsimor dhe zhvillimor të Kosovës.
Banda e Millosheviçit, nën slloganin “e luftës kundër nacionalizmit shqiptar”, nuk zgjodhi mjetet. Ishe luftë frontale, anakronike në kohë dhe hapësirë. Suprimimi i Kushtetutës të vitit 1974, më 23 mars 1989, që, pamëdyshje, ishte ripushtim tipik, shënonte edhe fundin e pritshëm të Ferdertatës jugosllave.
Millosheviçi iu kthye epokës së zezë të ministrit të Brendshëm, Aleksandër Rankoviçit, të viteve `50-a, “leçitjes” (përjashtimit), tani, të konvertuar në -diferencim-. E filloi nga shkollat, përkatësisht, mësuesit, për të vazhduar me institucionet tjera, deri në bllokimin e tërësishëm të jetës normale!
Në këto kushte supërspecifike, lindi partia e parë pluraliste, Lidhja Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga intelektuali i urtë, Dr. Ibrahim Rugova. LDK-ja ishte më shumë se sa parti, ishte Lëvizje Kombëtare, që unifikoi popullin e Kosovës, në veçanti, dhe shqiptarët e kudoshëm, në përgjithësi.
Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 1990, u bë koordinimi i tre brezave të shqiptarëve të Kosovs, përfshirë edhe brezin e Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu Akademia e Kosovës, Shoqata e Historianëve të Kosovës, e kryesuar nga Prof. Dr. Fehmi Pushkolli, Kuvendi i Kosovës, organizuan tribuna e seminare shkencore, duke potencuar edhe vrasjen e 72 mijë shqiptarëve, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Këto veprimtari intensive, sollën deri në përgaditjen dhe shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë, më 2 Korrik 1990. Atë ditë, dera hyrëse e Kuvendit të Kosovës, ishte mbyllur qëllimshëm. Të 114 delegatët shqiptarë, u tubuan para ndërtesës së Kuvendit, në natyrë të hapur, në pritje të një ngjarje të shënuar. Delegati Muharrem Shabani lexoi Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar mga Akademik Gazmend Zajmi.
Deklarata e Pavarësisë e 2 Korrikut 90-të, ishte përgjigje, flakë për flakë, e suprimimit të Kushtetutës të vitit 1974. Dhe, 2 Korriku 90-të, edhe pse i harruar nga pushtetarët karrieristë e hiçër, të cilët mendonin se historia fillon me ata, kjo datë historike, këtij moti, u shënua solemnisht dhe dinjitetshëm, nga garda shtetërore e pushtetare aktuale.
Në mbështetje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, u rrjeshtua edhe Lëvizja Gjithëshqiptare, për pajtime, falje gjaqësh, ku pjesëmarrja ishte me qindra-mijëra shqiptarë.
Me të drejtë, Deklarata Kushtetuese e Pavarësisë e 2 Korrikut 1990, konsiderohet si gurëthemeli i shtetësisë të Kosovës. 2 Korriku i parapriu Deklaratës Kushtetuese ose Kushtetutës së Kaçanikut të 7 Shtatorit, tashmë, nga Kuvendi i Republikës të Kosovës.
Me pamundësi pjesmarrjeje të kryetarit të Degës së LDK-s, për Gjermani, Osman Ferizit, Afrim Mula, lexoi letrën e tij përshendetëse, ku shkruhej: “Të nderuar të pranishëm, ju përshendes nga Kosova! Me dëshirë do isha në mesin tuaj dhe të festonim sëbashku. Edhe pse në rrethana të kushtëzuara pandemike, e kemi obligim të tubohemi dhe ta shënojmë këtë ngjarje të madhe historike. Sot, Kosova është e lirë nga okupimi i eger qindvjeqar serb. Ne dhe populli shqiptarë në Kosovë duhet ta vlerësojmë kontributin e atyre që shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës dhe sakrificën e madhe të popullit për ta jetësuar shtetin e Kosovës gjatë vitëve të ’90-ta, e sidomos gjatë luftës për çlirim. Andaj, në kuadër të datave historike të popullit shqiptarë është edhe 2 Korriku. Kjo datë do duhej të shenohej edhe në Nëndegët tjera të LDK-s, në Gjermani”.
Razgovor o ovom članaku