Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13 vjeç ndërsa tjetri 17, ndërkaq të dy vinë nga komuna e Deçanit, kanë konfirmuar familjarët për Gazetën Express.
Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.
Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.
Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.
Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”. /GazetaExpress/
Pamje nga vendi i ngjarjes:
Diskutim rreth këtij postimi