KËRKESA
Kërkesë Degës dhe nëndegëve të LDK-së për Gjermani, Kryetarit të Degës: Osman Ferizi, dhe kryetarëve të nëndegëve, bashkëatëdhetarëve, bisnesve, njerëzve të vullnetit të mirë.
Në cilësinë përfaqësuesit te familjes Bruqi, bashkëluftëtareve dhe bashkëpunëtoreve te babait, ju dërgojmë këtë letër përmes së cilës ju informojmë se: pas kërkesa te shumta ne vitet e fundit për ndërtimin e një shtatore për Heroin Rrustem Bruqi ne komunën e Deçanit nuk kemi hasur ne mirëkuptim me kryetaret e komunave .
Pas kërkesës tone drejtuar Kryetarit te Komunës se Pejës z. Gazmend Muhaxheri qe te gjeje një lokacion te përshtatshëm ne komunën e Pejës për vendosjen e shtatores së babait tim Dëshmorit ,Heroit te Kosovës Rrustem Bruqi, kërkese te cilën kryetari Muhaxheri me respektin me te larte e mirëpriti, duke pasur parasysh veprën dhe rënjën e Babit ne Betejën e Loxhes (Loxha ) fshat ne komunën e Pejës .
Gjate diskutimit me z.Muhaxheri jemi dakorduar për lokacionin për ndërtimin e shtatores, i cili gjendet përball rrethit tek hyrja e stacionit te trenit.
Problemi i vetëm qëndron tek financimi i shtatores nga komuna pasi komuna nuk ka bere ndarje te buxhetit për këtë shtatore ne këtë vit.
Ne familja Bruqi kemi kontaktuar me disa Skulptor ku kemi marrë oferta te ndryshme.
Oferta me e favorshme dhe e pëlqyer ishte nga skulptori Gëzim Muriqi me te cilin jemi dakorduar per punimin e shtatores
Ofertën te cilën e keni te poshtëshënuar, vlera e Shtatorës arrinë në 50-mijë€.
Kjo ofertë për ne si familje është e pa mundur qe te arrihet , andaj me respektin me te larte ne emër te familjes , bashkëluftëtareve dhe bashkëpunëtoreve te babait po ju drejtohem ju Degës dhe nëndegëve të LDK-së për Gjermani, Kryetarit të Degës: Osman Ferizi, dhe kryetarëve të nëndegëve qe te shikoni mundësin dhe te organizoheni, Shoqatave “ Sali Çekaj” në Gjermani dhe CH dhe Shoqatave tjera për realizimin e kësaj shtatore te cilën sipas skulptorit mund
te përfundohet para datës 06.07.2023 pra para 25 vjetorit te betejës se Loxhës ditën e rënjës se Babit .
Per gjdo informate mund te ne kontaktoni ne si familje apo shoqatën Sali Çekaj ne Zvicer , Gjermani apo Kosovë.
• Rrustem Bruqi mori pjesë Në Betejën e lavdishme të Loxhës se Pejës në luftimet ballë për ballë më forcat serbe, bie heroikisht në fushën e nderit më 6 korrik 1998
• Rrustem Bruqi me datën 06.07.2009 nga presidenti Republikës se Kosovës dekorohet me Medaljen e Arte te Pavarësisë për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
• Rrustem Bruqi me datën 28.12.2012 nga presidenti Republikës se Kosovës dekorohet me Urdhri Hero i Kosovës për pjesëmarrje dhe udhëheqje ne luftën për çlirimin e Kosovës deri ne heroizëm
• Rrustem Bruqi me datën 26.07.2021 nga presidenti Republikës se Shqipërisë dekorohet me Dekoratën e Arte te Shqiponjës , për nderim dhe respekt te larte për kontributin e tij si ushtarak me përgatitje te lartë profesionale, duke u shquar si një nga komandantet e ndritur te Luftës Çlirimtare te Kosovës dhe si udhëheqës e fitimtar i Betejës se Loxhës , ku beri dhe sakrificën me sublime duke e dhënë jetën si Dëshmor i Atdheut.
Një pjesë e shkurtër e jetës dhe veprimtarisë se Babit .
Rrustem Bruqi, u lind më 28 gusht të vitit 1958, në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, nga babai Beqiri dhe nënë Ajshja.
Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, të mesmen në Deçan, ndërsa fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës
Studimet për të riun isniqas ishin vitet e kthesës së madhe në rrugëtimin e tij jetësorë. Rrustemi si student i drejtësisë ishte vënë në ballë të demonstratave të vitit 1981.
Me 16 dhjetor 1986, Rrustem Bruqi pranohet si praktikant në Gjykatën Komunale të Deçanit, ndërsa me 17 tetor 1988, filloi punën si Gjyqtarë në Gjykatën për Kundërvajtje në Deçan.
Suspendimi i Autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë më 1989, zgjoi edhe ndjenjën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Rrustemi ishte në ballë të demonstratës së 28 marsit të vitit 1989 në Deçan, ku u vra nga ana e policisë serbe, shoku dhe miku i pandashëm i Rrustemit, Agim Kukleci.
Ishte pjesëmarrës i të gjitha zhvillimeve politike në Deçan, filluar nga tubimet masive kundër ndryshimeve kushtetuese të vitit 1989.
Rrustem Bruqi së bashku me Sali Çekajn morën pjesë në tubimet e fshatarëve dhe punëtorëve, ku me tërë energjitë e tyre bënin thirrje për mos pranimin e ndryshimeve kushtetuese që cenonin pozicionin e favorshëm kushtetues të Kosovës së atëhershme.
Me formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrustemi i bashkëngjitet kësaj lëvizje mbarë popullore. Ishte njëri ndër themeluesit e LDK-së në Deçan dhe këshillit koordinues të partive politike për këtë komunë.
2 korriku dhe 7 shtatori i vitit 1990, patën ndikim shumë të madh në veprimtarinë atdhetare të Rrustem Bruqit.
Në mesin e pesë juristëve që përbënin grupin për hartimin e Statutit të Komunës së Deçanit në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut ishte edhe Rrustem Bruqi.
Me themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ishte pjesë aktive e saj. Ishte pjesë e grupit të Deçanit në krye me Sali Çekajn, ku ai së bashku me Ismet Mehmetaj bëri përgatitjen e djemve nga Isniqi për t’i dërguar në ushtrime në Shqipëri. Rrustem Bruqi bëri përgatitjen e bazave ku u vendos armatimi nga Shqipëria pas ushtrimeve në vitin 1991.
Në vitin ’93, grupi i Deçanit se bashku me Sali Çekajn u futën në Kosovë, Rrustemi fillimisht erdhi në Belle, morën një sasi të armatimit dhe e sollën në bazat e grupit në Isniq, ku më pastaj, me ato armë u kryen shumë aksione kundër policisë serbe.
Gjurmëve të veprimtarisë atdhetare të Rrustem Bruqi ishin venë punëtorët e sigurimit serb (UDB-ja), me ç’rast u detyrua të mërgoj në Gjermani, ku menjëherë angazhohet në degën e LDK-së në Gjermani, me ç’rast Rrustemi takohet më shokun e idealet Sali Çekaj.
Rrustemi së bashku më Saliun, në mërgim organizuan dhe sensibilizuan diasporën shqiptare për nevojën e grumbullimit të ndihmave materiale për Kosovë.
Rrustemi ishte njëri nga themeluesit dhe aktivistët e Shoqatës Humanitare “Agim Kukleci”, e cila vepronte në botën perëndimore në Mërgatën Shqiptare.
Me fillimin e luftës çlirimtare, Rrustemi e la familjen në Gjermani dhe iu bashkëngjit formacioneve ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes të udhëhequr nga Ahmet Krasniqi.
Grupi i Deçanit i vuri bazat e njësive ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri, si në Tropoj, Viqidol, Papaj, nga ku u trajnuan ushtarët dhe u furnizuan me armatim dhe gjëra të tjera formacionet ushtarake në Kosovë.
Në Maj të vitit 1998, nga Viçidoli, Rrustem Bruqi së bashku me Saim Tahiraj i futën në Kosovë 36 kuaj të ngarkuar me armatim të llojeve të ndryshme, që për destinacion kishin fshatrat Isniq dhe Beleg.
Rrustem Bruqi së bashku me grupin e Deçanit dhe disa oficerëve që vepronin në Kosovë i vuri bazat e para ku u dislokuan brigadat 131,133,134
Rrustem Bruqi mori pjesë direkt në disa luftime dhe beteja. Në Betejën e lavdishme të Logjës, në luftimet ballë për ballë më forcat serbe, bie heroikisht në fushën e nderit më 6 korrik 1998, rreth orës 14 e 30 minuta.
Shpresoj qe ta mirëkuptoni kërkesën tonë.
Me respekt Flakrim Rrustem Bruqi
Nr tel +38349399090
Përshendetje i nderuar Bajram, uroi të jeni mirë ju dhe familja.
Konto;
OSMAN FERIZI
BLZ. DE07 7215 1650 0009 3335 01
BIC: BYLADEM1PAF
Ju flm.nga Shoqata “Sali Çekaj”
Pfaffenhofen
Në emer të Këshillit Organizativ financiar për Gjermani
Osman Ferizi, 04.03.2023. Pfaffenhofen.
Pra të deklaruar deri më tani:
Afrim Mulaj 1000€,
Idriz Zeqiraj 500€,
Osman Ferizi 200€
Izet Tolaj 50€
Gazmend Dashi 100€
Zymer Sefa 100€,
Argent Ferizi 100€.
Rashit Nikqi më kushëri 1000€
Shaqir Bushati 500€
Azllan Zukaj 300€,
Fadil Lekaj 200€.
Baki Mustafi 200€.
Afrim Nuha 100€
Asllan Lajqi 50€.
Diskutim rreth këtij postimi