Dardania Press
E martë, 3 Mars, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Ballkani

Kryeministri Kurti mori pjesë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi)

"Katër gjëra janë të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor që të kenë fonde nga Bashkimi Evropian por edhe vlera të BE-së: sundimi i ligjit kundër oligarkëve, demokratizimi ndaj autokratëve, përballja me të kaluarën ndaj kriminelëve të luftës në pushtet, si dhe simetria apo reciprociteti për të drejtat e minoriteteve në shtetet ballkanike kundër hegjemonisë nacionale”

1 Shtator, 2021
in Ballkani
22 0
0
Kryeministri Kurti mori pjesë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi)
26
SHARES
320
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aspiratat e Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO u theksuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Strategjik të Bledit.

Krahas zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministrave e presidentëve të shteteve të ndryshme të Evropës, kryeministri Kurti mori pjesë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi).

Ai vlerësoi përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si përfitim të dyanshëm: “Me përfshirjen e gjashtëshes në BE, shtetet tona dhe mërgata jonë do të ishin në një entitet të njëjtë, e do të ishte shumë mirë për ekonominë. Për shembull, Kosova ka gati 20 për qind të Bruto Produktit Vendor nga remitancat”.

ImageFOTO GALERI

Kryeministri Kurti vuri theksin te korniza e re e bashkëpunimit, e quajtur SEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Juglindore) e cila do të modelohej sipas EFTA-EEA.

“Para disa muajsh kam propozuar SEFTA-n në vend të marrëveshjes së CEFTA-s, ku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të ecnin drejt BE-së së bashku. Besoj se kjo është rruga më e sigurt përpara. Nuk dua të shpërfill negociatat mes shteteve të ndryshme, por besoj se SEFTA do të ndihmonte shumë,” tha ai.

Duke theksuar katër elemente të rëndësishme për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri shtoi: “Katër gjëra janë të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor që të kenë fonde nga Bashkimi Evropian por edhe vlera të BE-së: sundimi i ligjit kundër oligarkëve, demokratizimi ndaj autokratëve, përballja me të kaluarën ndaj kriminelëve të luftës në pushtet, si dhe simetria apo reciprociteti për të drejtat e minoriteteve në shtetet ballkanike kundër hegjemonisë nacionale”, ka thënë ai.

ImageFOTO GALERI

Pjesë e këtij paneli ishin edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, Përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, Christian Schmidt, Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Zheljko Komshiq dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në margjina të Forumit Strategjik në Bled, kryeministri Kurti pati takime bilaterale me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, themeluesin dhe kryetarin e Forumit Ekonomik të Delphi-it, Symeon Tsomokos, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák, Komisionerin për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi si dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.​

/nga agjesintë/

Tags: Albin Kurti

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Në momente si ky, Kosova ka nevojë për maturi e stabilitet, jo për kalkulime politike.

Në momente si ky, Kosova ka nevojë për maturi e stabilitet, jo për kalkulime politike.

1 Mars, 2026
Beki Bekiq – shqiptari nga Gucia që kurrë nuk e mohoi rrënjën

Beki Bekiq – shqiptari nga Gucia që kurrë nuk e mohoi rrënjën

27 Shkurt, 2026
Gjilani jep shembullin: Institucionalizohet bashkëpunimi kombëtar

Gjilani jep shembullin: Institucionalizohet bashkëpunimi kombëtar

26 Shkurt, 2026
Zgjidhja e presidentit nga populli e drejta e mohuar e qytetarëve të Kosovës

Zgjidhja e presidentit nga populli e drejta e mohuar e qytetarëve të Kosovës

24 Shkurt, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In