Naser Bakiq lindi më 28.1.1982 në fshatin Devreç të Peshterit. Është fëmija i gjashtë nga dhjetë fëmijë sa kanë prindërit Osmani dhe Sadija. Më origjinë është kelmendas. Nëna Sadia është e familjës Gjokaj nga fshati Baçicë e Peshterit. Prindërit e Neserit flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe. Shkollën fillore tetvjeçare e ka mbaruar në fshatin e lindjes në Devreç ndërsa të mesmen në qytetin e Tutinës. Studimet për ekonomi i ka përfundua në fakultetin Ekonomik të Pazarit të Ri. Bakiq ndjek studimet e doktoratës dhe ka përgatitur disertacionin më titull “Zhvillimi ekonomik në Sanxhak” më çrast universitet serbe nuk ia kanë pranuar temen e që Naseri është detyruar të vazhdoj studimet e doktoratës në Sarajevë.
Në shkollën e mesme Naser bakiq u dallua për talentin e tij krijues dhe që atëherë filloj të shkruaj poezi dhe tregime. Si student ka publikuar punimet letrare e dhe shkencore. Në vitin 2003 ka publikuar përmbledhjen me poezi ”Shtigjet e jetës”. Më këtë rast Naseri emërohet sekretar në Lidhjen e shkrimtarëve të Sanxhakut. Ai ishte një ndër elektorët më të ri në Kuvendin e Këshillit Nacional të Boshnjakëve dhe ka qenë themelues i këtij këshiulli të cilin edhe e nominon Dr. Sulejman Uglanin që atë kohë ishte kryetar i Këshillin Nacional Boshnjak dhe kryetar i Komunës së Pazarit të Ri, këtë përkrtahje Naseri e pati edhe nga Lidhja e shkrimtarëve dhe Akademik Shefket Krciç.
Në zgjedhjet parlametare të viti 2008, naser Bakiq zgjedhet deputet në kuvendin popullor të Serbisë nga Lista zgjedhore e Partisë së Aksionit Demokratit të Sanxhakut e që është edhe posti më i lartë i tij në politik.
Kariera e tij profesionale fillon si ekonomist i diplomuar në “ Delta Bankë” dhe pastaj ka vazhduar të punoj në Amën Boshnjake të Sanxhakut. Ka themeluar agjensionin privat të kontabilitetit dhe ka qenë hartues i shumë projekteve për zhvillim ekonomik për shumë ndermarrje shteterore por edhe private. Ka botuar tri libra gjer më tani : 1.Shtigjet e jetës, 2. Prekjet e Sanxhakut, 3. Shakat e Peshterit. Naseri ka të botuar një numër të konsdiderueshëm të punimeve letrare dhe shkencore.
Naser Bakiq në vitim 2016 themelon organizaten joqeveritare “Zambak” më seli në Tutinë, organizatë e fuqishme që kërkon pa rreshtur të drejtat e popullit të Sanxhakurt dhe mbron liritë e njeriute cila ka tubuar më dhjetra herë aktivistet e vet për kërkimin e të drejtave dhe lirive në njeriut në Sanxhak.
Në vitin 2017 ka qenë organiziuesi i protestave më të mëdha në Sanxhak në të cilat moren pjesë mbi dhjetë mijë protestues. Protesta u mbajt në sheshin “Shemsudin Kuqeviq” në Tutin. Shkaku i kësaj proreste ishte vrasja e të vetmit djalë të familjes Skarep. Fahrudin Skarepin e ka vrar polici serbe Raica Belloica, sebashku më shefin e stacionit të policisë në Tutin Nermin Zeqiroviq, dhe komandantin e policisë Sasha Saviq. Fahrudin Skarep u vra nga prita në mënyrën më mizore dhe çnjerzore nga organet zyrtare të policisë serbe. Ai shte nga Tutini. Në shënjë revolte Naser Bakiq organizoi protesten popullore ku vet mbajti një fjalë të rastit duke kërkuar drejtësi për Fahrudinin dhe denimin maksimal për kryrësit e krimit. Protesta që e suksesshme ku pas përfundimit të saj mënjëherë u zëvendesua shefi i policisë së Tutinit nermin Zeqiroviq dhe më pastaj dorasi , polici serb u denua vetëm më 5 vite burgim. Shteti serb si shperblim këtij polici i punësi djalin në organet policore në Kragujevc. Zëri i Naser Bakiqit ishte tejet i fuqishëm dhe se ai kërkonte drejtësi për popullin e Sanxhakur, drejtësi e liri E jo dhunë, ai punoj shumë për shkaterrimin e grupeve kriminale e klanore policore. Kështu ai shpejt u bë popullor dhe se pushtetarët policore serbe padrejtësisht e prangosën dhe e dërguan në Kontrollën e mbrendshme të policisë në Beograd. Për shkak të aktiviteteve të ngjeshuar mediatike dhe hulumtuese politika serbe organizoi një proces gjyqesor të montuar ndaj tij. Pas këtij procesi gjyqesor krejtësisht të montuar gjyqtarja serbe Ana Millosheviq në ghjykatën e Beogradit në mungesë të fakteve e ka liruar plotësisht të akuzuarin Bakiq i cili akuzohej për rrezikimin e jetës se policve serb dhe gjykatësve në Tutin.
Naser Bakiq nga pushtearët serb ka përjetuar një fatkeqësi të madhe familjare, siç pohon ai, më 19.7.2008 i vrasin vëllain në fshatin e lindjes , në Teferixh të Devreçit në Peshter. Si çdo herë masha e gjatë serbe ka paguar vrastaret Amel Pepiq, Elvir Kurtanoviq, Baliq Enes të cilët sipas urdhërdhënësve i marrin shpirtin Sabahudini Bakiqit. Për këtë rast tragjik Naseri po shkruan një roman. Naseri ka marr pjesë në ndriçimin e dhjetra vrasjeve në Sanxhak e posaqerisht në komunën e Tutinit. Për luftën e tij të pakompromis për drejtësi dhe marrëdhjenet e tija të shkëlqyera më shqiptarët e Kosovës, gjithmonë ka qenë dhe është në shenjestren e policisë kriminale serbe.
Naseri është shumë aktiv edhe në jeten shoqerore e kulturore, kështiu në vitin 2018 ka organizuar në shkollën fillore “Dr.Ibrahim Bakiq” takimet letrare të Peshterit të cilat edhe u bënë tradicionale. Ato zgjatën deri në kohë pandemia Corona voirus dhe grumbulluan poet nga mbarë Sanxhaku dhe më gjerë. Naseri flet suedishten, rusishtem dhe shërbehet mirë më gjuhën shqipe dhe atë angleze. Në dorëshrim ka tri vepra, por në mungesë të mjeteve ende nuk i ka botuar e publikuar. Ai është i martuar dhe ka pesë fëmijë.
Diskutim rreth këtij postimi