Duken si numra, janë numra, forma të prekshme, modelimi i tyre me shkallëzime të holla, depërton dritëhija, pastaj shkrirja organike, ndërthurja e ngjyrave herë transparente e herë jo transparente, relief në bakër, teknikë e veçantë e artistit Sali Shkupolli. Ajo që të bie në sy janë numra të mbyllur në një katror, pastaj gjemoteria e këtij katrori, numrat mblidhen njëri më tjetrin në fund rezulton shifra e të vrarëve në Srebernicë 8.372. Të gjitha numrat brenda katëroreve janë të gdhendura me shpirtëra të viktimave si në pjesën horizontale po ashtu edhe vertikale, diagonale prapë rezultati është i njëjtë. Çdo numër klithë me zërin e shpëtimit “Zot na shpëto”, zëri i tyre nuk u dëgjua në qiell, por u shënua në histori dhe preku shpirtin e artistëve.
Shkupolli, rendit njerzit me numrat, shkrepjen e urretjes patologjike të serbëve ndaj boshnjakëve, pra çdo numër është një plumb i mllefit dhe urrejtjes, vërtetë se nga gjithe jeta jonë mbetet vetëm një numër ose gjysmë faqe e historisë. Dikund në vepër vendoset edhe shënjestra e automatikut mbi të cilën është i ngulitur një fishekë. Ky plumb i njëjti i vret edhe të rriturit edhe fëmijët, ndoshta fëmijët mendojnë se plumbat e tjerë krijohen për shpirtrat e tyre. Është dyluftim i pabarabartë i pamundësisë, sprovë e fatit ose tjetërsim i fatit nga vet dora e njeriut.
Ajo çka ngritë konceptin dhe lartëson idenë e punimit të Shkupollit është ana kompozicionale e punimit, gjetja e numrave me çrastë secili numër ka një emër, ka eshtra, ka tul, ka mimika, ndërgjegje, buzëqeshje, ego, vdekje dhe përjetësi të kufizuar. Zërat e tyre, klithmat e tyre dridhen themelet e botës sepse fashizmi serb mbi këta numra që i shihte vetëm si numra e jo si njerëz me eshtra dhe tul, nuk mundi ta fsheh matematikën nën greminën e asgjësimit, sepse në natyrë asgjë nuk zhduket në tërësi, madje as edhe shpirti. Feneri i tyre ndriçon me këta numra dhe drita çdo ditë bëhet më e fortë.
Mund ti parafytyrojmë këta numra me fytyra të njerëzve, grimas dhimbjeje, gropat e syve hapen, çdo numër zbulon një kafkë, shumimin e vdekjes duke humbur çdo shpresë për të ardhmen. Kur sheh veprën dhe imagjinon njerëzit-numrat ndjenë tension që ta merr frymën dhe nuk mund të zgjohesh nga ky makth i tmerrshëm. 3.348.8+837.2+418.6+3.767.4=8.372. Numra dhe numra me rezultat të njejtë të të vrarëve në Srebrenicë më 1995. Kjo vepër konceptuale ruan një mesazh të fuqishëm artistik dhe logjik.
Diskutim rreth këtij postimi