Indira Haxhibuliq u lind në Pazar të Ri më 10.7.1977. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka përfunduar në qytetin e lindjes. Si e re është dalluar me talentin e saj në njohjen së gjuhës angleze dhe në stilin e të shkruarit të artikullit gazetaresk, e që shkrimet e saja zunë vedn edhe në gazetat e vendit dhe në masmediat lokale të Pazarit të Ri.
Studimet e larta i kreu në degën e mësuesisë në Fakultetin e Edukimit në Beogradit. Në vitin 1994-1955, Indiren e gjejmë si gazetare të rregullt në „Sanxhaçke Novine“, (Gazeta e sanxhakut) që ishte organ i Partisë së Aksionin Demokratik dhe i Këshillin Nacional Boshnjak në kry të së cilës qendronte shkrimtari dhe publicisti i njohur nga Bihori Z. Safet Hadroviq. Ajo njekohesisht punonte në YU radion, punë që kishte filluar nga viti 1996 deri në vitin 1999 dhe në vitin 2001-2003 e hasim në cilësin e gazetares dhe folëses në këtë medium. Si gazetare në RTV „SAN“ ( 1999-2001) e nga aty ajo për një vit punon si gazetare në Televizionin regjional të Sanxhakut 2007-2008 e më vonë edhe prezentueses në këtë televizionin regjional të Pazarit të Ri.
Indira provoj që vet të hapë një radio lokale në Pazar. Ajo arriti ta hapë këtë medium në vitin 2007 por që nuk arriri Radio Hajatin ta mbaj më gjatë se një vit. Në mungesë të mjeteve financiare ajo u detyrua ta mbylli radion.
Në shumë shkolla fillore por edhe të mesme Indirën e gjemë si mësuese të gjuhës angleze, lendës së muzikës e më vendim të përhershëm në punën e mësueses së ciklit të ultë, mësim klasor. Është profesoresh e mësimit klasor në shkollën fillore „Halifa bin Zaid Al Nahjan“ nga viti 2012. Indira është Asistente në Fakultetin e studimeve Islamike – Beograd ku ligjeron didaktikën, pedagogjinë dhe metodologjinë e mësimit të fesë islame.
Indira Haxhibuliq është anëtare e kuvendit të Partisë së Aksionit Demokratik dhe përfaqesuese e kryesisë se grave të kësaj partie. Që nga viti 2018 ajo është këshilltare në Këshillin Nacional Boshnjak në Pazar të Ri. Ajo ka përfaqesuar gratë e Sanxhakut në festen e Madhe të Bytyqit, në Ditën e Plisit në Dajt të Tiranës në vitin 2021. Indira është poete dhe eseiste e mirë. Poezitë e saja janë të pëtkthyera edhe në gjuhën shqipe pos asaj angleze. Jeton dhe vepron në Pazar të Ri.
Diskutim rreth këtij postimi