Kukës
ANEKTODA PËR RRUGËN e KOMBIT
(Përzgjedhë prej 111 sosh)
1.
Njani n’Prizren, mbasi u ndreq Autostrada, qiti nji lajmërim mu afër Shatërvanit:
“Shes nji shpi, me 182 m2; shpija, prej ktu asht si nji orë larg plazhit t’Shëngjinit e dy orë larg plazhit t’Durrësit”.
2.
Nji plakë e kish pasë zanë makina fort, e kish 5 vjet pa shkue te njerzit e vet n’Tiranë.
Mbasi u ndreq Autostrada, plaka po shkon n’Tiranë. Pak pa mbërrijtë te stacioni i furgonave e pyeti njani:
– A për PD a për PS ke me votue?
Plakën ket radhë s’e zu makina e shkoi si konteshë n’Tiranë.
– A do me dijtë bash përnjimend? – ia ktheu plaka. – Ket herë do t’votoj për at si m’ka heqë t’vjelltit.
3.
Me mikro-autobusin e Miftar Kovaçit, rruga për Tiranë kushton 4 mijë lekë.
Nji pasagjer i Miftarit sa zbriti prej makine u drejtue te nji taksist tirans.
– Te Tirana e Re, – i tha taksistit.
– 5 mijë lekë, – i tha taksisti.
– Ti qenke rrip, krejt teveqel, – i tha kuksjani. – Me Miftar Kovaçin vijmë prej Kuksi me 4 mijë lek e ti kërkon 5 mijë lek prej ktu e atje.
Diskutim rreth këtij postimi