Dardania Press
E hënë, 15 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Uncategorized

“Këngë të egra, këngë të buta” në Universitetin e Harvardit

Xhafer Rakipllari : Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duhet për t’u publikuar në Universitetin e Harvardit, Profesor Zymer Neziri e ka një përgjigje.  

2 Prill, 2023
in Uncategorized
30 1
0
“Këngë të egra, këngë të buta” në Universitetin e Harvardit
36
SHARES
445
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

20 vite punë, 300 ditë ekspedita nga 15 deri 500 km secila, në 5 shtete të Ballkanit; 148 lahutarë e 197 rapsodë të regjistruar, muslimanë e të krishtërë, që me lahutën me kryet e dhisë a gjarprin (simbole të lashta ilire), mbajnë gjallë epikën legjendare të kombit.

Kjo punë me mund e mend e zemër e studiuesit të Institutit Albanologjik në Prishtinë e pruri atë si ligjërues në promovimin e librit “Wild Songs, Sweet Songs” (“Këngë të egra, këngë të buta”), publikuar në Universitetin e Harvardit.

Po çfarë e lidh Harvardin me Eposin e Kreshnikëve? Në vitet ‘30 profesori i shquar i Harvardit, Milman Perry, do të ndërmerrte një punë të jashtëzakonshme në Shqipërinë e Veriut dhe ish-Mbretërinë e Jugosllavisë për të mbledhur shembuj të Eposit shqiptar. Këto materiale do të publikoheshin në Universitetin e Harvardit në vitin 2021, pasuruar me vargje, dokumente e fotografi të tjera nën kujdesin e profesor Nicola Scaldaferrit (Universiteti i Milanos), profesorit të ndjerë John Kolsti (Universitetit i Teksasit) dhe Profesor Zymer Nezirit.

“Një pasuri e jashtëzakonshme që meriton vëmendje të shtuar…”

Prof. Neziri, e nis ligjëratën e tij me një mburrje të ligjshme, që njëherazi përbën edhe alarm. “Eposet heroike, nga Gjilbraltari në Evropën Veriore, e kanë përfunduar jetën e tyre aktive. I vetmi që gjallon ende në fillim të këtij shekulli është eposi heroik shqiptar”.

Ndaj për dy dekada (nisur në vitin 2022 kur Kosova nuk ishte ende shtet) ai studioi “Eposin e Kreshnikëve” në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut e Preshevë. Fillimisht financuar nga Ministria e Kulturës e Kosovës, puna e profesor Nezirit për për dokumentimin e traditës epike do të vijonte falë financimit të familjes së tij.

Nuk mund të mungonte kjo bujari kur bëhej fjalë për rritjen e vetëdijes për këtë pasuri shpirtërore dhe ndërgjegjësimin për të kthyer sytë kah ruajtja e saj.

“Është shërbesa ime për forcimin e identitetit tonë etnik, por edhe respekti që të gjithë duhet të tregojmë për krijueshmerinë njerëzore”, shprehet profesori.

Shqetësimi i profesorit është vëmendja e munguar për Eposin në Tiranë e Prishtinë.

“Rrudhja e repertorit do ta “vrasë” këtë pasuri të jashtëzakonshme që kemi. Finlanda e ka dokumentuar, publikuar dhe përkthyer Eposin e vet në 51 gjuhë, përfshirë atë shqipe. Tradita epike finlandeze është e krahasueshme me atë të Rugovës në Kosovë, ndërsa “Eposi i Kreshnikëve” numëron plot 600 mijë vargje të mbledhura, e megjithatë nuk ka vëmendjen e merituar”, shprehet profesori.

Atij i pëlqen të sjellë edhe një anekdotë, kur një studiues kinez e pati pyetur “se mos ka ngatërruar një zero e vargjet janë 60 mijë e jo 600 mijë”. Eposi Gesar i Kinës, një ndër më të mëdhenjtë në botë ka 1 milion vargje, dhe studiuesi i huaj shprehte habinë sesi Eposi i shqiptarëve numëronte plot 600 mijë vargje të mbledhura.

Puna sapo ka filluar …

Publikimi në Universitetin e Harvardit është një arritje për Albanologjinë, pasi do të jetë më e lehtë për studiuesit e huaj të njohin madhështinë e Eposit shqiptar, jo vetëm si vlerë kombëtare, por edhe si trashëgimi botërore.

Megjithatë, profesor Neziri e ka një dëshirë. “Nuk duhet të mjaftohemi. Me këtë koleksion duhen shkruar disertacione parë nga aspekti epikologjik, dialektologjik, morfologjik, etnokulturor, etnomuzikologjik, e të tjera”.  

Aktivitetin e përshëndetën edhe prof. David Elmer nga Universiteti i Harvardit dhe prof. Nicola Scaldaferri, profesor i Etnomuzikologjisë dhe Antropologjisë në Universitetin e Milanos.

Profesor Elmeri e cilësoi publikimin “si të rëndësishëm për jo vetëm për studimin e epikës shqiptare, por edhe për studimin e traditave epike europiane në përgjithësi”. Ndërsa profesor Scaldaferri vlerësoi metodologjinë e kërkimit, një kompliment aspak i vogël në shkencë.

“… Ata që kënduekshin ndë mjedis të vashzavet e rasa të laudeve”
“Çeta e profetëve”, Pjetër Bogdani (1685)

Në ekspeditën e viteve ‘30 profesor Parry pati fotografuar lahutarin Ali Hyseni, fotoja e të cilit është kopertinë e librit “Këngë të egra, këngë të buta” dhe ruhet me fanatizëm në Universitetin e Harvardit. Tani, pas thuajse një shekulli, një lahutar shqiptar ulet këmbëkryq e këndon në Harvard.

Isë Elezi përcolli emocione të jashtëzakonshme përmes tingujve të kujtesës shekullore arbërore, por siç u shpreh ai në përfundim të takimit ,“është radha e të rinjve, në Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit, apo gjetkë, që ta duan dhe të bëjnë më të mirën e tyre për kombin”. 

Tags: HarvardZymer NeziriZynmer Neziri

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

15 Shtator, 2025
Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

15 Shtator, 2025
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Si do ta mirëpriste Amerika një “Lidhje të Re të Prizrenit” me dimensione panshqiptare? 

11 Shtator, 2025
150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

11 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In