Dardania Press
E shtunë, 1 Nëntor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Fadil Maloku (Marrëveshja për Asociacion me ose pa kompetenca, do mbetet gjithnjë një “fitil potencial zjarrvënës”, për një konflikt të ardhshëm)

17 Mars, 2023
in Vështrime
20 0
0
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!
23
SHARES
289
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
1.Nëse, veç s’ka asnjë zgjidhje tjetër përveç bërjes së Asociacionit, atëherë, kujtoj që ky Asociacion duhet patjetër, të përmbajë si formën ashtu edhe përmbajtjen e natyrës“sui generis”! Ai assesi, nuk guxon të përmbajë as edhe një element bazë, e as edhe një mundësi interpretimi me ekuivokë e me shprehje ambiguiteti. Ai në fakt duhet të jetë, parasëgjithash; i qartë (juridikisht), i lexueshëm (politikisht), i interpretueshëm (diplomatikisht) dhe i aplikueshëm (praktikisht dhe pragmatikisht). Ai duhet poashtu, të “privohet” si nga mundësit e keqinterpretimit ashtu edhe nga synimet dhe ambiciet pretenduese për t’u “rindërtuar” demografikisht, gjeografikisht, juridikisht e politikisht) në rrethana të reja të supozuara dhe hipotetike që po shpreson t’i realizoj Serbia, përmes amputimit apo eventualisht edhe zgjerimit të kompetencave shtesë që aludojnë në: shtetësi dhe autonomi?!

2. E gjithë kjo “ndërmarrje” (që duhet padyshim dhe ekskluzivisht të mbikëqyret dhe ofertohet vetëm nga ekspertiza kosovare) e “rindërtimit” të modelit një Asociacioni poashtu, “sui generis”, duhet përveç amputimit eventual (që mund t’i kërkoj me ngulmë Serbia!) të shtjelloj, analizoj, interpretoj, e bashkangjes  edhe ato specifika (që natyrshëm nuk e cenojnë e as nuk e dëmtojnë as sovranitetin e as Kushtetutën) që kanë bëjnë me superdiskriminimin e pakicës serbe ne Planin e Ahtisarit. Sepse, dukshëm po shihet dhe po kuptohet edhe nga naivet dhe injorantet juridik, se në Planin franko-gjerman, kemi “një plus ahtisar”?!  Andaj, për mendimin tim duhet të suspendohen të gjitha obligimet që dalin nga ato superprivilegjet e garantuara me  Kushtetutë. Arsyeja, është e thjeshtë; ato tani po barten tani në një model tjetër qeverisës. Sepse, s’ka asnjë kuptim të vazhdohet më tej me superprivilegjet ahtisariane, e në ndërkohë të shtohen ato me planin franko-gjerman!? Ngase, ideja e plus privilegjeve bashkë me amputimin e kompetencave të reja të planit franko gjerman, seriozisht do të mund fillimisht ta gërryenin, e kontestonin, e madje pastaj edhe ta rrënonin e gjithë konstruktin dhe karakterin e te karakterin e shtetësisë unitare të Republikës së Kosovës.

3. Për këtë shkak, ekipi i qeverisë së Kosovës duhet të angazhoj përveç; juristëve me përvojë, edhe diplomatë të rryer e largpamës (Shqipëria ka me bollëk), ekonomist që i kuptojnë trendët globale, historian që kanë informacione të sakta, sociolog vizionar, ushtarak karriere (Shqipëria mund të huazoj) dhe ekspert tjerë që kuptojnë dhe parashohin, si pasojat eventuale për gjithë kombin ashtu edhe shkaqet e bankrotit për shtetin e Kosovës. Të jemi të qartë; asnjë ekspert i jashtëm (sado që të jetë emër dhe me backgraund të njohur), nuk e posedon as ndjenjën, as obligimin e as ndërgjegjen dhe përgjegjësinë, sikurse munden ta kenë ekspertët shqiptar! Anipse, unë personalisht, kam bindje, se Asociacioni me ose pa kompetenca, do mbetet gjithnjë një “fitil potencial zjarrvënës”,për një konflikt të ardhshëm! Sepse, me Asociacion Kosova pa e shkrepur asnjë plumb (?); – po i dhuron në paqe Serbisë (500-1500 miliarda$); po e inauguron shtetëzimin e Kishës serbe (eksterritorialiteti) me 45 Kisha tjera të Kosovës; nuk po e merr njohjen reciproke; po e vazhdon mosnjohjen e pesë vendeve të BE-ne; po e amniston “ulësen” në OKB; po e humb agjendën e Partneritetit për paqe me NATO-n; poashtu, Kosova po vazhdon të mbetet “kryefjala” e Preambulës së Kushtetutës serbe. Natyrisht, (anipse nuk është koha tani!)për gjithë këtë mjerim aktual politik, “gishtin” duhet drejtuar kah (opozita; e servilosur dhe e dalldisur pas pushtetit) LDK-ja,(e “rugovistave” të rrejshëm) PDK-ja (e “komandantave” konformista!) dhe AAK-ja (e “YES”- menave!). Këto tri parti është dashtë në vitin 2010 të veprojnë në përputhje me tapitë (legale dhe legjitime) shtetërore që i mori nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë….

Me Asociacion Kosova pa e shkrepur asnjë plumb (?); – po i dhuron në paqe Serbisë 500-1500 miliarda$; po e inauguron shtetëzimin e Kishës serbe (eksterritorialiteti) me 45 Kisha tjera të Kosovës; po e humb njohjen reciproke; po e vazhdon mosnjohjen e pesë vendeve të BE-ne; po e amniston “ulësen” në OKB; po e humb agjendën e Partneritetit për paqe me NATO-n; Kosova, poashtu po vazhdon të mbetet “kryefjala” e Preambulës së Kushtetutës serbe. Natyrisht, (anipse nuk është koha tani!)për gjithë këtë mjerim aktual politik, “gishtin” duhet drejtuar kah (opozita; e servilosur dhe e dalldisur pas pushtetit) LDK-ja,(e “rugovistave” të rrejshëm) PDK-ja (e “komandantave” konformista!) dhe AAK-ja (e “YES”- menave!). Këto tri parti është dashtë në vitin 2010 të veprojnë në përputhje me tapitë (legale dhe legjitime) shtetërore që i mori nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë….

Tags: Fadil Maloku

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane!

Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane!

29 Tetor, 2025
Prejardhja e Vasojeviqëve dhe procesi i formimit të identitetit të tyre etnik

Prejardhja e Vasojeviqëve dhe procesi i formimit të identitetit të tyre etnik

28 Tetor, 2025
Manifestimet në Beograd pas grushtit të shtetit, me portrete të Mbretit Petar II dhe Patriarkut”.

Ljubica Štefan: Kisha Ortodokse Serbe dhe Grushti i Shtetit i 27 Marsit 1941

26 Tetor, 2025
HOTI I VENDIT MBI LIQEN TË PLAVËS ËSHTË I PREJARDHUN NGA FISI I LASHTË ILIR I AUTARIATËVE

HOTI I VENDIT MBI LIQEN TË PLAVËS ËSHTË I PREJARDHUN NGA FISI I LASHTË ILIR I AUTARIATËVE

26 Tetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In