Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917. Libri “Barbaritë greke në Shqipëri” është një libër tronditës. Brezave të rinj, që po rriten me antimitin e kufirit,
ky libër mund t’u duket tendencioz, ilustrim pikëpamjesh historike të frymëzuara prej nacionalizmit. Sepse vërtet dëshmitë që përshkruan autori nuk janë figurativisht barbari; sepse edhe vetë fjala “barbari” në këtë dritë nuk ka kuptimin që kishte në greqishten antike, si dallim me tjetrin, që nuk fliste gjuhën e akejve; por kuptimin me të cilin përdoret në kohët moderne, si dhunë e tmerr mbi popullsinë civile etnike autoktone shqiptar.
Prej këtij libri, që ribotohet i rijetësuar, ashtu si ishte në vullnetin e autorit, mund të kuptohet se sa shumë ka punuar shekulli i 20-të për shqiptarët, sa e rëndësishme ka qenë të krijohej kjo Shqipëri shtetërore që është për të mbajtur gjallë ndjenjat dhe mendimet shqiptare në hapësirën historike të vetën rreth e qark, sa ka reflektuar mendimi politik e gjeopolitik rreth faktorit shqiptar.
Historia që nuk njihet nga vetë ne shqiptarët.
“Bilanci i Masakrës Greke në Shqipërinë e vitit 1914”
250 fshatra u rrënuan, 100-mijë njerëz emigruan, 11 krahina të begata dhe të lulëzuara Gora, Devolli, Korça, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Frashëri, Skrapari, Tepelena, Kurveleshi, Gjirokastra u shkatërruan:
109 vite më parë, më 1914, shqiptarët masakroheshin nga ushtarët e Batalionit të Shenjtë aty afër Grykës së Këlcyrës, në Peshtan, Tepelenë ku mbysnin e hidhnin me dhjetëra foshnje në pus, kurse grave shtatzëna ua hiqnin me thika foshnjat e gjalla. Në Delvinë i çanin me bajoneta në trup së gjalli.
Në Luaras, Ersekë theren 14 fëmijë.
Nga 2 deri më 10 korrik 1914 në zonën e Panaritit të Korcës u mblodhën e u therën përmbi 375 shqiptarë, 298 prej Panaritit u therën në Grabockë e pastaj andartët ua hodhën kokat në Honin e Karakollit. Panariti u dogj.
Më 25 shkurt 1914 në Kuqar dhe Kosinë të Përmetit grekët therën fëmijët në sy të nënave si dhe bënë masakrime të pashembullta njerëzore në Kishën e Kosinës.
Më 29 prill 1914 në Sheshin e Rrapit të Hormovës, Tepelenë dhe në Kishën lart në Kodër grekët therën e vranë përmbi 217 shqiptarëve ku kanibalët grekë torturuan ç’njerëzisht shqiptarët e pambrojtur. U dogjën 98 shtëpi. U mor gjëja e gjallë, mijëra kokë të trasha e bagëti.
Ilire Reka
Diskutim rreth këtij postimi