Dardania Press
E martë, 13 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

Në 10-vjetorin e amshimit             

 IDEALI DHE PARIMËSIA - ISHIN UNIKE NË JETËN E KADRI MANIT

20 Janar, 2023
in Uncategorized
19 1
0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?
22
SHARES
279
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
 
 
IDRIZ ZEQIRAJ
       Familja, vëllazëria, miqësia, shokët dhe dashamirët, përkujtojnë, me dashuri e nderim të thellë, qendresëtarin dhe luftëtarin e përkushtuar të çështjes kombëtare, Kadri (Os)Manin. Pothuajse, të gjithë ne, e kemi njohur veprimtarinë e gjithmonshme, të larmishme: arsimore, krijuese, publicistike, botuese e, mbi të gjitha, atdhetare.
     Për jetën, veprën dhe kujtimet e begata, që ruaj për mikun tim të rinisë dhe të pleqërisë, i kam shpalosur në Akademinë Përkujtimore, kushtuar Kadri Manit, të organizuar në Shtutgart të Gjermanisë, me rastin e shuarjes fizike të tij. Pastaj, për veprimtarinë jetësore dhe kujtimet e kohës, për bacën Kadri, i kam thënë edhe në Akademinë Përkujtimore, me rastin e një-vjetorit, të organizuar në Prishtinë. Andaj, sot, mendoj të ju kursej në kohë, duke respektuar auditorin dhe folësit tjerë.
 
             Jeta dhe veprimtaria e Kadri Manit, mund të përkufizohet në katër kohë:
      1)Kadri Mani, pishtar i arsimit;
      2) Qëndresëtar në tre gjykime, i dënuar me 27 vjetë burg të rëndë, prej tyre 17.5 vjetë të vuajtura në                      burgjet: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Beograd, Pozharevc, Nish, Leskovc, Maribor, Zagreb dhe gjetkë;
     3) Mërgimtar në Shqipëri dhe Zvicër;
    4) Rikthimi në Kosovën e lirë.
     Burgjet e gjata dhe mërgimi kishin ndërprerë studimet post-diplomike. Për rrjedhojë, në moshën 70 vjeçare magjistroi dhe 5 (pesë) vjetë më vonë bëri përgaditjet e duhura, për mbrojtjen e doktoraturës. Por, pikërisht, në moshën 75 vjeçare, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Kadri Manit. Duke lënë një veprimtari krijuese prej 10 librash, tashmë, të botuara, si dhe materialin e dosuar edhe për 10 libra të tjerë, që presin botimin, duke rrumbullaksuar shifrën në 20 libra, krijimtari letrare dhe publicistike.
 
                     Bashkëjetesa në arsim dhe në veprimtarinë ilegale
     Kadri Manin, e njoha në vitet `60-a, kur ai erdhi në Gjimnazin dhe Normalen e Pejës, nga Revista letrare “Jeta e Re”, ku ai punonte, për të abonuar shkollarët e mesem, me këtë revistë letrare. Hyri në klasë, i shoqëruar nga Prof. Dr. Sylë Dreshaj. Na solli të falat e Dr. Esad Mekulit dhe prosinë e tij, “për lexim e studim”. Ai vazhdoi, duke thënë se “leximi letrar, është alfa dhe omega e mësuesëve. Si nxënës, keni edhe lehtësira pajtuese”. Disa nga ne aprovuam menjëherë, por, abonenti i parë ishte Ibrahim Rugova.
     Dy vjet më vonë Kadri Manin e takova në Shkollën 8-vjeçare “Rilindja” në Keçekollë, përkatësisht, Kolaj. Kemi ndarë dhomën dhe ushqimin. Ndonëse një 10 vjeçarë më i madh në moshë, më trajtonte si vëlla të vogë dhe shok. I përkushtuar për arsimin dhe fort i pasionuar pas librit dhe shtypit. Mungonte biblioteka dhe gjithëçka tjetër, përveç librave shkollorë.
      Me porosi të bacës Kadri, trokita në të gjitha redaksitë e Prishtinës, përfshi edhe magazinën e Librit Shkollor. Prej andej, në redaksinë e “Nova Makedonia”, në Shkup, ke xhaxhi shkrimtar, Mehmedali Hoxha, drejtor i botimeve në gjuhën shqipe, përfshi revistat “Pionieri” dhe “Gëzimi”.
     Në përgjithësi, pritje fisnike, por, në një rast, në Prishinë, edhe burokratike. Ne ishim modest në kërkesa: Abonime me gjysmë çmimi për revistat dhe librat falas, të mbetura stoqe, për dobësi menaxhimi në shitje, për 10 shkollat e zonës. Siç thotë urtësia: “Lypja të koritë, por, nuk të lënë pa gjë”.
     Veprimtaria ilegale me Kadri Manin, është një kapitull në vete. E veçanta është se ishte një letër e Kadriut, me shokë, e sjellur në Tiranë, nga anëtarja e grupit ilegal, poetesha preshevare, Sadete Emrullahu-Presheva, nusja e ardhshme e profesor Avni Preshevës, që u bë shkak i prangosjes të njëkohshme, edhe pse në dy shtete: Kadriu në Jugosllavi, ndërsa unë në Shqipëri!
 
            Kadri Mani – një jetë për Atdhe
     Për drejtëpeshimin dhe drejtorientimin kombëtar, Kadri Mani, u referohej të burgosurëve politikë familjarë: “Vëllait Ramiz Osmani, i dënuar me 20 vjetë burg politik, me kushërinjtë: Shefki Osmani, Nuhi Osmani, Musli Osmani dhe fshatari ynë, Zylfi Musliu, të cilët kanë merita burgu, të orientimit të drejtë politik, si pjesëtarë të NDSH-së, në vazhdën e Mulla Idriz Gjilanit dhe të Gjon Sereçit”.
     Kadri Mani konsiderohet si rreze e shqiptarizmës, i cili, me fjalën e shkruar dhe veprimin e provuar, frymëzoi brezat shqiptarë, qoftë si mësues; qoftë në gjyqe e burgje; qoftë në veprimtarinë aktive në Mërgatën shqiptare. Pararendës mentorë, si frymëzim jetësor, kishte politikanët luftarakë, Hasan Prishtinën dhe Ymer Berishën, me brezin e tyre idealistë; rilindasin Sami Frashëri dhe urtësinë unike të Ibrahim Rugovës.
     Me botimin e revistës, “Shqipëria Etnike”, nga Kadri Mani, lëndëzohet, qartazi dhe pa ekuivoke, djathtizmi i trashëguar familjar i tij. Fati më ka buzëqeshur, të jem kryeredaktor i kësaj reviste politike, shoqërore dhe letrare, me redaktorët, djalin e zgjuar tropojan, të zbritur në Tiranë, krijuesin e talentuar, Zeqir Lushaj dhe rapsodin Agim Gashi, me shokë, me dhimbje – deri në lot, të dytë të shuar kësaj bote. Revista në fjalë, ishte botim i veçantë, por botohej edhe në Portalin e hershëm shqiptar “Zemra Shqiptare.net”, të menaxhuar nga mjeshtri i letrave, atdhetar i devotshëm, zadrimori lezhjan, Shqipëri, Gëzim Marku.
     Politika redaktuese, dinjitoze e profesionale, me tematikë, thellësisht, atdhetare, të Portalit “Zemra Shqiptare.net”, me qendër në Londër, që mbulon gjithë Etnikumin shqiptar dhe Diasporën shqiptare, bëri emër të mirë. Lexuesit e bollshëm e motivuan edhe më shumë vullnetin botues të bacës Kadri. Nderimi që botuesi -par exelance- , Gëzim Marku, i bënte Kadri Manit, qoftë në gjallje, qoftë edhe pas shuarjes fizike të tij, është proverbial, që dinë ta bëjë vetëm intlektuali për intelektualin, fisniku për fisnikun.
           Zhgënjimi i skajshëm dhe pengu i madh i bacës Kadri
     Kadri Mani kishte guximin intelektual, si rrallë kush. Kurrë dhe asnjëherë nuk e joshi lakmia materiale dhe aq më pak ndjenja e karrierizmit. Fat jetësor e pati martesën me nusen Shukrije Bunjaku-Osmani, e cila, me përkujdesjen të pashoqe, për rritjen, edukimin dhe shkollimin e fëmijëve: Hidajetës, Rabitit dhe Ylberit, ia lehtësoi dhe mundësoi bashkëshortit Kadri, t`i përkushtohet, tërësisht dhe jetësisht, çështjes kobmëtare. Si bashkëshorte dhe nënë ideale, asnjëherë nuk është dëgjuar të ankohet për mungesën e babait të fëmijëve në shtëpi, duke akceptuar dhe arsyetuar objektivisht burgun, sa të gjatë, aq edhe të rëndë, duke dëshmuar atë thënien lapidare se “gruaja është shtylla e shtëpisë!”
      Kadri Mani dhe brezi ynë, ndjenjën e idealizmit e kishim shumë të zhvilluar. Mendonim, më saktë, ëndërronim se në Atdheun e lirë – Kosovë, shqiptarët do jenë në punë dhe, pas saj, në  bibliotekë publike apo në atë të shtëpisë. Sepse qëllimi i bacës Kadri, me shokë, ishte begatimi dhe prosperimi i Kosovës. Por, zhgënjimi ishte i skajshëm.
      Edhe pse lufta kishte mbaruar, lirinë e sollën fluturaket e NATO-paktit, me hedhjen e bombave të tyre, kundër pushtuesëve serbo-sllavë, disa “komandantë”, me uniformën e UÇK-së, të instruktuar enkas, nga UDB-a e Serbisë dhe SHISH-i enverist i Shqipërisë, vrisnin shqiptarët, kryesisht, ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, veprimtarët e LDK-së, gazetarët me integritet dhe luftarak, dhe kuadrot e hershëm të LPK-së, thjeshtë, për motive politike, për pushtet e para.
      Këto krime të ngeshme, paraprakisht, të amnistuara, ishin zhgënjyese, dëshpruese, madje tmerruese, për Kadri Manin. Rrjedhimisht, Baca ynë zemrak e luftarak, sa i përkushtuar, aq edhe i përvuajtur, për ta bërë Atdheun të lirë, iku kësaj bote, me pengun e madh të pasigurisë, iku me buzëqeshjen e ngrirë, sepse kriminelët bredhin të lirë.
       Përkujtimi adhurues, për jetën dhe veprën e Kadri Manit, do të rrojë ndër breza.
                        Përjetësisht Lavdi!

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Osman Ferizi

HAJDUT MË KRAVATA! – R E A G I M

13 Maj, 2025
THIRRJE PUBLIKE!!!???

THIRRJE PUBLIKE!!!???

12 Maj, 2025
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (VI)

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (VI)

12 Maj, 2025
SHËNIME NGA HISTORIKU I ARSIMIT NË LUGINËN E PRESHEVËS

SHËNIME NGA HISTORIKU I ARSIMIT NË LUGINËN E PRESHEVËS

13 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In