Kjo duhet të vlej sidomos për disa politikan të shitur shqiptar. Këtë shkëputje e bëra vetëm për dy fshatra. Këto shenime jan pjes e dy librave qe se shpejti do te dergohen ne Botim Masakrat serbe-malazeze dhe te tjerve ne Trojet Shqiptare 1912-1999
MASAKRA SERBE NË LLAP – GALLAP E VITIT 1921 -,,RRFIA,,
1. Sharban
Rexhep Seferi 11 vjeç; Qazim Seferi 8 vjeç; Hamidja, e ëma e tyre 50 vjeçe (janë vrarë); Bahtir Behluli 24 vjeç; Mihanja, e ëma 60 vjeçe; Hasimja, e shoqja 23 vjeçe, me dy foshnja (janë djegur në zjarr); Mustafë Ramadani 50 vjeç; Zylfije Qazimi 54 vjeçe; Zarifja, e shoqja e Asllanit 50 vjeçe; të bijat e saj, Hava 15 vjeçe, Nailja 10 vjeçe; Sherif Jashari 83 vjeç; Abdurrahman Mehmeti 50 vjeç; Selimi 4 vjeç e Bajrami 2 vjeç; e bija Gjylishahja 14 vjeçe; Adilja, motra e Ramadanit 51 vjeçe; Azeminja, e shoqja e Tahirit 30 vjeçe, me të birin Rexhepin 1 vjeç, dhe të ëmën Zejnepen 64 vjeçe (kësaj Azemines iu ka shpuar barku me bajonetë e iu ka mbytur fëmija,duke e hedhur, kurse të tjerët janë mbytur me pushkë e bajoneta).Në këtë fshat,një fshatari të mbytur nga serbët më pare, i kishin mbetur gjallë e shoqja 40 vjeçe dhe të bijat,njëra 18 e tjetra 16 vjeçe.Kësaj radhe xhandarët serbë dhunuan të dyja vajzat e pastaj i vranë, bashkë me nënën e tyre.Rrahman Mehmutin me familjen e tij 9 anëtarëshe, pas vrasjes i hodhën në zjarr.Në këtë fshat janë djegur e plaçkitur 28 shtëpi . Është plaçkitur tërë bagëtia e fshati. Një numër shumë i vogël njerëzish kanë shpëtuar duke ikur pyjeve.
2. Bellopojë
Musli Shahini 12 vjeç; Fazilja, e ëma e Ibushit 55 vjeçe; Fatimja, e shoqja e Ibushit 38 vjeçe, me të bijtë, Rifatin 12 vjeç e Xhemailin 2 vjeç dhe të bijën Feriden 4 vjeçe; Eminja, e shoqja e Ramadanit 20 vjeçe; Qamilja, e ëma e Sinanit 50 vjeçe; Fazilja, e shoqja e Sinanit 28 vjeçe, me të bijat Mihanën 11 vjeçe e Hyrishahen 10 vjeçe; Nazifja, e bija e Dibranit 22 vjeçe; të bijat e Shaqirit, Hanifja 20 vjeçe dhe Rabishja 18 vjeçe (Rabishja është mbytur duke ia nxjerrë me bajonetë fëmijën nga barku); Mahmut Ejupi 15 vjeç; Jashar Shabani 14 vjeç; Sali Mehmeti 12 vjeç; Ramadan Mehmeti 4 vjeç (të gjithë këta janë mbytur me bajonetë); Hashimi tre muajsh, i biri i Mehmetit(është ngulur në bajonetë dhe është djegur në zjarr); Ajvaz Mehmeti 20 vjeç dhe shoqja Rabishja 19 vjeçe, e ëma Azizja 44 vjeçe; Abdullah Ibrahimi 55 vjeç; Abdurrahman Sadiku 40 vjeç; Dinorja 38 vjeçe; e shoqja e Jasharit (të gjithë këta janë therur me bajoneta e janë djegur në zjarr); Hatixhja 43 vjeçe, e shoqja e Nimanit; Emin Ademi 41 vjeç e Bajram Salihu 62 vjeç, janë vrarë me pushkë e bajoneta); Arifen 50 vjeçe,që ishte e martuar në fshatin Tërnavë, kishte ardhur për të vizituar vëllezërit në fshat,serbët e zunë dhe e dogjën në zjarr për së gjalli; Xhemajl Matereja, është pushkatuar me të gjithë familjen e tij 9 anëtarëshe, pa mundur të shpëtojë asnjë (ndër ta, një fëmij dymuajshë është therrur me bajonetë).Në këtë fshat, janë djegur 25 shtëpi, 32 janë plaçkitur.
(Ma.sc Adem Ajvazi-MASAKRAT SERBE NË LLAP DHE GALLAPIN ( PODUJEVË
Diskutim rreth këtij postimi