Mulla Jakup Kardoviq- Kombi rrjedh nga një familje e cila ka në sfond gjenezën shqiptare Kjo familje rrjedh nga fisi Kuq i cili ka qenë i vendosur në lindje të Podgoricës. Për shkak të rrethanave të krijuara në këto treva familja e Ali Kuqit shpërngulet nga këtu dhe vendoset në Rozhajë. Një nga katër djemtë e tij ka qenë Kamberi, i cili e ka pas një djalë me emrin Kardo, (emër musliman, kurd, me prejardhje nga persishtja-iranianishtja e vjeter), dhe i cili është krijuar familja me mbiemër Kardoviq. Njëri nga djemt e Kardos është Mahmuti i cili ka pas dy djem Haxhi Sylën dhe Nuredinin. Haxhi Syla i ka pas dy djem Mujë-agën dhe Ahmet-agën, i cili ka qenë babai i Mulla Jakup Kombit.
Mulla Ahmet Aga, djali i dytë i Haxhi Sylë agës ishte hoxhë dhe muslihun ( merrej me pajtimin e gjaqeve). Fliste dhe shkruante përveq shqipes: arabisht, turqisht dhe boshnjakisht. Ka jetuar me të atin e tij Haxhi Sylë-agën në Rozhajë, pranë xhamisë së Kuqëve, dhe më vonë u zhvendos në Vuqë, ku iu lindën vajza Zuma, të cilën e martoi në Kosovë, Emira dhe djalin Jakupi.
Mulla Ahmet-aga kishte një pasuri të madhe në fshatin Vuçë , ndërsa jetoi dhe punoi në Rozhajë si imam në xhaminë e Sulltan Muratit. Truallin mbi të cilin është ndërtuar xhamia e Kuqëvë ka qenë pronë e tij, të cilën ia dhuroi Vakafit për ndërtimin e kësaj xhamie e cila ekziston edhe sot. Supozohet se mulla Ahmet-aga ka vdekur në moshë të re sepse asnjëri nga nipat të tij nuk e mbajnë ndërmend. Si një nga njerëzit e arsimuar në trevën e Rozhajës shkelqyeshëm fliste dhe shkruante : shqip,boshnjakisht, maqedonisht, turqisht, persisht, arabisht, italisht dhe gjermanisht. Mulla Jakup Effendiu pasi kreu Medresenë shërbeu si ushatarak turk në Berane, deri në largimin e turqve nga Sanxhaku në fund të viti 1912.
Kapitullimin e Jugosllavisë shqiptarët e Rozhajës e kuptuar si akt çlirimi kombëtar nga kthetrat e ish pushtimit sllav. Në Tregovishtë (Rozhajë) në gjithë Bihorin , në Plavë e Guci,në Pazar të Ri, Tutin, Sjenicë, Ribariq e në gjithë Sanxhakun vloj edhe njëherë gjaku i shqiptarit për liri dhe bashkim Kombëtar. Në këtë moment historik në Rozhajë vie patrioti Ferhat Draga me grupin e tij. Ai në mesin e kelmendasve te Rozhajes gjënë përkrahjen e duhur për mbrojtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Vija e demarkacionit në mes fuqive evropiane të asaj kohe, pra ne mes Gjermanisë dhe Italisë e cila ishte tërhequr me 23 prill të vitit 1941 ka sjellë ndarjen kufitare të administratës së re në mes të koalicionit. Kështu Tregovishta (Rozhaja) dhe qytetet tjera të Sanxhakut u ndodhën nën administrimin gjerman. Me marrëveshjen Romës të datës 18 maj 1941 vie deri tek revidimi i vijës kufitare më ç’rast shkon në dobi të italianëve. I gjithë Sanxhaku përfshirë edhe Rozhajën vihen nën administrimin Italian. Në emër të popullit të Tregovishtës qeverisjen lokale do ta formojnë njerëzit me eminent të kohës siç ishin Adem Naj Kurtagiqi, Mulla Jakup Kombi,(Kardoviq), Shefko Beqiragiqi, Zhujë Selman Daci, Ragip Nurkoviqi, Avdyl Bralaj, Meho Kallaqi, e shume burra shqiptare të treves se Malësisë së Rozhajës. Adem Naji Kurtaga emërohet prefekt i nënprefekturës së Rozhajës,pasi që kjo prefekturë tani ishte nën administrimin e shtetit shqiptarë, gjegjësisht nënprefektura e Pejës. Në këtë kohë formohet Komiteti i Kosovës në të cilin menjëherë kyçën Adem Naji Kurtagiqi, Zhujë Selman Daci,Sadik Selim Daci, Mulla Jakup Kombi nga Rozhaja Shefki Kershiqi dhe hoxhë Osman Rastoderi nga Petnica si dhe Ibër Mashiqi e Nexhip Zeka nga Berana.Me këtë rast Jakup Kombi formoi formacionet e vullnetareve shqiptare dhe u zgjodh komandant i tyre, formacione këto që në gjirin e vet mblidhnin shumë vullnetar shqiptar.[4] Pas formimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, mulla Jakup Effendiu në vitin 1920, kthehet në fshatin Vuqë në tokën e babait të tij dhe fillon punën si imam shtetëror në fshatin Bishevë, i cili në atë kohë kishte statusin e komunës. Masakrat e Kosta Peçancit në Shahoviq, Pavin Pole dhe Rozhajë, siq u quajt “ Thërrja e Rozhajës”, nuk kishin të ndalur, mandej vazhduan vrasjet e pandërprera në fshatrat shqiptare të rrethit të Rozhajës. Krimet malazeze të kryera ndaj popullësisë së pafajshme e detyruan Mulla Jakup Kombin të dërgoj ankesë qeveritarëve, por pa kurfar suksesi. Por emgjithate tek qytetarët e Rozhajës shum shpejt arriti të krijoj një autoritet të madh kështu që ata pas fillimit të Luftës së Dytë Botrore masovikisht u futën në radhët e policisë të quajtur policisë “ Vullnetare” ( që ishte një lloj ushtrie civile) të cilën e formoi Mulla Jakupi, në gusht të vititi 1941.
Lufta e Dytë Botërore atë e gjeiti në Tutin, ku ai shërbeu si Kryetar komune në dy manndate , ku krijoi një miqësi të madhe në zonën trekufitare të rajonit të Sanxhakut. Kur Pazarii Ri dhe Sjenica ishin të kërcnuara me shfarosje nga çetnikëve serbë Mulla Jakup Effendiu organizoi menjëherë Rozhajasit dhe ata të Bishevës dhe gjithashtu e informoi mikun e tij në Kosovë Shaban Polluzhën duke kërkuar nga ai që menjëher t’u vijë në ndihmë Pazarit, sepse ishte i rrezikuar nga çetnikët. Këta dy njerëz, përveq Aqif Blytës, Xhemail Koniçanit, vëllezërve Dresheviq (Dreshaj) luajtën rol kyç në mbrojtjen e Pazarit të Ri nga çetnikët serbë.
Në Pazarin e Ri arritën 3.200 shqiptarë të armatosur nga e gjithë Kosova dhe rreth 2,000 sanxhaklinjë të armatosur nga Bisheva dhe Peshterri, nga fshatrat e djegura të rrethit të Dezhevës dhe të Pazarit.
Pas sulmit të parë të çetnikëve ndaj Pazarit të Ri (4 nëntor 1941) thirrjës së Aqif Effendiut iu kishin përgjigjë Shaban Polluzha me 3200 dhe Mulla Jakup Kombit me rreth 2600 luftëtarë, dhe kryen një kundërofensivë në qytetin e Rashkës. Forcat e bashkuara shqiptare nga Kosova dhe forcat e Sanxhakut ishin në hyrje të qytetit të Rashkës. Megjithatë, rënia e qytetit u parandalua nga gjermanët pasi që ishin paralajmëruar se nuk duhet të hyjnë në qytet. Më vonë, çetnikët të cilët mbijetuan humbjen më të madhe në Pazarë kan thënë kështu: “Ne patëm me përfundu me Pazarlitë sikur mos të arrinte një hoxhë duke thirrur ezan , në kalë të bardhë me njërën nofull në tokë tjetrën në qiell”.
Mulla Jakup Effendiu si një hero ka qenë njeri më besnik i Aqif Blytës. Gjatë sulmit çetnik në Novi Pazar Aqif Blyta ia ka besuar 420 serbët lokalë (të moshuar, gra dhe fëmijët), të cilët i ka strehuar në lokalet e Gjykatës së Qarkut dhe në burgun në Novi Pazar, nga hakmarrja që mund të ndodhte ndaj tyre për krime të kryera nga ana e çetnikëve në këtë periudhë.
Përveç se u dallua në mbrojtjen e Pazarit, mulla Jakup Effendiu, kur qe nevojshme, dhe nxitoi për të ndihmuar edhe Sjenicës. Ishte 12 dhjetori 1941 kur partizanët kishin shkelur një marrëveshje me udhëheqësit Sjenicës u përpoqën për të marrë më mashtrim këtë qytet! Pastaj Hasan Zvizdic, president i Këshillit të Mbrojtjes bëri thirrje për ndihmë tre liderëve të Sanxhakut : Sulejman Hoxhë Paçarizin, Xhemail Koniçanin dhe mulla Jakup Kombin. Ata pastaj rrethuan me ushtarët e tyre dhe partizanëve u shkaktuan humbjen të rëndë.
Rreth Rozhajës pas përfundimit të luftës kishte disa grupe të shqiptarëve që ishin fshehur në male Haile, Kullë, Buxhov, e gjetkë. Për mulla Jakup Effendiun kishte informacione se ishte fshehur në shtëpinë e tij në Rozhajë. Është interesant të theksohet se sipas komunistëve përshkruhej kështu: “Qëllimi ishte të kapet i gjallë dhe të dorëzohet tek autoritetet përkatëse për gjykim. Përshkak se ishte natë e errët , dhe ai nuk ishte i lidhur, në nji moment provom të ikë. Luftëtarët kan reaguar shpejt dhe e vranë “. Megjithatë, qytetarët e vjetër dhe familjarët tregojnë krejtësisht të kundërtën. Ata pohojnë se në fillim në vitin 1945 një grup i partizanëve në mesin e të cilëve ishin disa komunist të Rozhajës shkuan në drejtim të shtëpisë së Mulla Jakupit në mënyrë që ta arrestonin. Banorët e Rozhajës para se të vini komunistët e kishin lutur që të largohet nga Rozhaja sepse do tavrasin komunistët. Megjithatë, ai nuk e bëri dhe mbeti i fshehur , siq thuhej, në shtëpinë e tij (?).
Kur e kan xjerrë nga shtëpia pran tij ishin gruaja dhe dy vajzat e tij. Partizanët i kishin thënë se janë të detyruar ta burgosin dhe se duhet të gjykohet për gjoja se përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Hamzagaj në Tutin, por atij i ishte e qartë se çfarë po ndodhte. Mulla Jakup Effendiu, e hoqi nga xhepi orën e tij nga ari ia dha gruas dhe u hallashtis me familjen e tij.
Partizanët ishin të habitur nga paraqitja e tij, dhe njëri prej tyre komentoi, “A është e mundur që ky njeri i vjetër bëri qudira të tilla?” Në rrugën nga shtëpia e tij drejt ndërtesës së qeverisë së re, në udhëkryq të urës kryesore të Ibrit, në bregun e majtë të lumit Ibër, njëri nga partizanët nga pushka automatike shtiu brutalisht mbrapa shpinë dhe e vrau. Partizanët e akuzuan për at se qka kishte ndodhur në mesin e vitit në 1944 kur vëllezërit Dreshaj në Tutin kishin ekzekutohet vëllezërit Hamzagaj të cilët ishin në radhët e komunistëve, sepse ai ishte president i komunës, thuhet se ka miratuar likuidimin e tyre. Vrasja e Mullah Jakup Effendiu Kardoviq në vitin 1945 ishte vendimtar për të gjithë hoxhallarët e trevës së Rozhajës, ishte një sinjal për t’u tërhequr dhe të merren vetëm me punën e tyre. Pastaj vjen periudha kur shumica e Kardoviqëve u shpërngulën në Tutin, Novi Pazar, Shkup dhe Turqi.
Varrimi i rahmetli Mula-Jakup-efendisë u kry nga një numër i madh i xhematit duke ia falë xhenazën pran xhamisë së Kuqëve ku kishin marrë pjesë njerz të shumtë nga Rozhaja me rrethinë, Bihori, Tutini dhe Peja. Varri i Mulla Jakup Kombit ndodhet në varrezat e Kuqëve në Rozhajë.
Diskutim rreth këtij postimi