E ndëgjova Presidentin e Federatës Ruse Vlladimir Putinin duke e theksuar rastin e Kosovës, të Donjetskiut dhe Donbasit (nuk e përmedi Krimenë), që sipas tij duhet trajtuar në shkallë specifike, për shkak të strukturës së popullsisë. Është mirë që çdo popull ta ketë pavarësinë dhe sovranitetin e vet.
Pra, Donjetski, Donbasi dhe Krimea të shpallën shtete sovrane dhe me Kushtetuta të mos u lejohet bashkimi me Ukrainën e as me Rusinë, ashtu si e ka të ndaluar Republika e Kosovës, për t`iu bashkuar Shqipërisë, Serbisë, Malit Zi apo Maqedonisë Veriut, si fqinj.( lexo: Kushtetuta e Republikës Kosovës, Prishtinë 2008, neni 1 alineja 3).
Lexova më 5 maj 2022 në portalin Drini, se më 23 dhjetor 1989 u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës. Lexova, po aty se më 5 maj 1991 u mbajt Kuvendi i kësaj partie, për të cilën isha i bindur se do të jetë zë i fuqishëm i kombit në luftë për çlirimin e viseve të pushtuara shqiptare dhe, për bashkimin kombëtar. Në dokumentin e Kuvendit prezantohen edhe emrat e zgjedhur (të gjithë personalitete eminenete për Kosovën dhe për shqiptarë, atëherë-HB), që do ta “drejtojnë” vednin, përkatësisht do të luftojnë për çlirimin e tij. Ata që nuk kanë njohuri për këtë parti, mësohet se nga themlimi (23 XII 1989) kishte qëndrim programor (Nuk po hy në çështje të Statutit, sepse organizmi i piramidës politike ishte tradicional, nga lartë poshtë-sa më lartë të drejtat më të mëdha, sa më poshtë obligimet më të mëdha sepse detyrat ishin të shumta e të drejtat ishin askund, sepse vendi ishte i okupuar-HB), se Republika e Kosovës do të ndertohet në parimin politik, si njësi federative në kuadër të Federatës Jugosllave. Ajo federatë ishte po në atë kohë në
shkatërrim e sipër, nga sllavët, pra nga ata që e kishin themeluar, dhe në te me përjashtim të shqiptarëve, si populli i tretë për nga madhësia, ishin të programuar të shfarosën nga viti 1949 e tutje, në të gjitha etapat.
Në Kuvendin e Dytë të LDK-ës, mbajtur më 5 maj 1991, mësohet se lëshohet pozicioni politik dhe programor, se Kosova duhet ndërtuar si shtet i pavarur. Pra, mirret një qëndrim dhe përseritet pa ndërprerje për dhjetë vjetë, që si konstantë pasive evolutive, duke krijuar miqë dhe duke bërë lutje okupatorit, një ditë Kosova do të shkëputet nga Serbia, sepse nuk do të ketë fuqi për ta mbajtur “peshën” e saj në “qafë”, sepse populli nuk i takon nacionalitetit sllavë.
E vërteta, askund nuk shënohet se “miqët tanë”, më shumë e përkrahnin RFJ (Serbinë), se sa kerkesën e një partie (me disa parti satelite), që të shkëputën nga Serbia gjakatare, e cila për çdo muaj po shënonte në “konton” e saj krime të çdo lloji, kuptohet ndaj atyre që bënin politikë aktive-antiokupuese.
E për të treguar se “miqët” tanë së pari shkonin në Beograd, se atje i merrnin së pari instruksionet, të cilat me prepotencë ua caktonte S. Millosheviqi. Pasi që “kryenin” punë në Beograd, “miqët tanë” vinin në Kosovë (Prishtinë) dhe na i zbraznin “letrat” me kushte të limituara se: “Kosova është pjesë integrale e Serbisë nga 23 marsi 1989”.
Ndërsa, ne e kishim shansën të dukemi elgantë dhe të kujdesëshëm, në pamje. Po, kishte negociator që propozonin, (jo si mendim të Beogradit) si provë për të na testuar, se ku jemi, se “mund të kthehemi në Kushtetutën e vitit 1974”, dhe asgjë më tepër. Këtu nuk përfundonte “pazari pa hangjinë” i ndërkombëtarëve, i cili pazar disa herë do të lëkundet si ide, se atë që e ka fituar si PROPOZIM Kraina e Kninit e që quhej “Z 4”, mund ta
ketë edhe Kosova. Pra, këto qëdrime i kishin ata që na kishin ndarë trevat copa – copa nepër kongrese e konferenca, dhe tash kërkonin prej neve që ta shtrijmë qafën edhe për të satën herë, dhe t`u themi se “jeni shpëtimtarë”. E ata të na e kthejnë me lavdata duke u thirrë në emra të njohur të historisë botërore, nga arsenali i demokracisë. E drejtuesve tanë u trashej ujemi, duke kujtuar se janë në rrugë të drejtë, në rrugë të kombit, pa e ditur se ishin futur në një stuhi në detin e pafund, e ku nuk kishte dalje në breg pa u shfarosë, sipas okupatorit.
Për fat më 1993 doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila që në ishte një forcë e ideuar drejtë. Ishte e ideuar nga militantët e republikës dhe bashkimit kombëtar. Në fillim, këto forca ishin minore, madje ilegale, por kurrë nuk u hamndën që të luajnë nga istikamet e të pranoin autonomi, republikë në kuadër të RSFJ (RFJ-ës), “Z 4”, por sa kam informata ishin dhe mbetën, që në hapin e parë Kosova të avansohet në Republikë të pavarur dhe sovrane-në shtet që duhet të jetë antar i OKB-ës. Po kishte ëndërrime që në vijim të pasonte etapa e bashkimit kombëtar. E ajo etapë nuk guxonte të zgjaste pafund, mësonin idealistët e saj. Nëse kërkesa jonë nuk pranohet, thonin e shkruanin ata, le të
dihet se do t`i marrim armët dhe do të luftojmë, deri në pikën e fundit të gjakut. E edukuar kështu, ngadal kjo forcë do të fillojë të shtrihet në tërë vendin, dhe sigurinë më sublime do ta gjejë në tokën e Shqipërisë Bregdetare, prej kah vinin kuadro, oficerë partiotë me dituri të lartë profesionale. Në Shqipëri, mu për këtë qëllim do të ndërtohet një shkollë, e cila përfaqsonte trurin e UÇK-ës, sepse atje organizoheshin ushtrime, nën kujdesin e oficerëve patriotë të Akademisë Ushtarake “SKENFDERBEJ”.
Nëse hulumtohet realiteti i rritës së UÇK-ës, në shumë etapa vërehet se më shumë vinin djemë e vasha patriot e partiote nga diaspora (sidomos nga Zvicra, Gjermania, Austria, Belgjika, SHBA….), për t`u rekrutuar në UÇK, se sa që rekrutoheshin në Kosovë, kuptohet në fillim. Ky fenomen e pati brengosur Adem Demaçin dhe për këtë qëllim disa herë do të shkojë në Shqipëri, në Slloveni, madje edhe në Norvegji për t` u takuar me Oficerin Ahmet Krasniqi, për të cilin flitej se është emruar Ministër i Mbrojtjës. E vërteta, në OSLLO, Adem Dema- Baca dhe Ahmet Krasniqi do të arrijnë marrëveshje, por ajo kurrë nuk u realizua, në saje të SABOTERËVE dhe atyre që kishin strategji të kundërt politike, që do të thot se ishin për politikë PAQESORE me okupatorin, duke shpresuar se do të marrin edhe çmimin “NOBEL”, për paqe, mundësi kjo që nuk ishte as teorike e as mjegull fluide e ëndrrave.
Në realitet, kur Fehmi Baftiu do ta pyet gjeneral Ahmet Krasniqin: “A jeni Ministër i Bujar Bukoshit apo i Adem Demaçit?, Gjenerali Ahmet Krasniqi do të përgjigjet
shkurt e shqip :” Jam MINISTËR i UÇK-ës”.
E kush dëshiron ta kuptojë këtë pozicionim të Gjeneralit, le ta kuptojë se kush ka pasë gisht në eliminimin e tij.
Në këto rrethana sidomos në Kosovë ishte pjekur një politikë që quhej “GANDIZËM”, se përmes tij do të pasojë çlirimi. E gandizmi dihet se ka pasë të bëjë me relacionet Britani e Madhe –Indi, pas Luftës së Dytë Botërore. Në rend të parë, këto dy vende nuk ishin fqinjë, por kishin një largësi shumë të madhe në mes veti. Së dyti, shteti kolonizator ishte me siperfaqe shumë i vogël, për ta krahasuar me tokën e popullit të okupuar. Tutje, popullsia e tokës okupuar (INDIA, në jug të Azizë) ishte afër 200 milionëshe, me 34 milionë banorë Anglezë në Britani në Evropë.
Rasti i Kosovës ishte në tërësi jashtë këtyre rrjedhave, edhe pse mund të thuhet se popullsia sllave në Kosovë nja 87% ishte e kolonizuar nga vitit 1912 e tutje, përmes dhunës që e ushtronte okupatori.
Prandaj, çlirimi i Kosovës si realitet, e përjashtonte çdo lloj kopje të “gandizmit” indas. E vërteta, propoganda politike ndodhte edhe nga fakti se një femër shqiptare e përkushtuar në punë të shenjët të BAMIRSISË, e që quhej Nëna Tereze, pikërishtë në Kalkutë të Indisë, e kishte themeluar një institucion bëmirës, sa që ia kishte lakmi çdo pushtet politik. Po ky realitet nuk i ndihmonte çlirimit të Kosovës në asnjë isntancë, sepse Serbia kurrë nuk mund të bëhet Agli, në asnjë variantë politike dhe kulturore.
Pra, në analizat historike duhet të ruhemi nga shabllonet. Bije fjala ata që e fituan luftën e Dytë Botërore, ata ia dhuruan veti të drejtën që ta marrin pushtetin. Kështu ngjau në të gjitha vendet ku u vëndos Diktatura e Proletariatit (sistemi një partiak i majtë). Në këtë sistem populli në aspektin filozofik gjithëmonë duhej të mbetej në frikë, se ai që ka luftuar, e fitoi të drejtën si individ, që të jetë si në Malësi ku, “mbretër janë të tanë”!.
E në rastin e UÇK-ës, rrethanat ishin krejtë tjera. Kishte parti pas 10 qershorit 1999, që e kishin kritikuar dhe luftuar UÇK-ën publikisht. Madje, përfaqsuesit e UÇK-s nuk kishin të drejtë për të luftuar për pushtet, pa krijuar parti politike, sespe pushteti në mënyrë demokratike mirret vetëm me fuqinë e votës ku konkurojnë partitë. E partitë i krijuan: jo një, por disa, që ishte gabim i tyre strategjik, nëse mendonin se “pushteti i takon pa dilema, madje se kishin derdhur gjak”. Realiteti i ri shkoi deri aty sa që partitë e tyre, do të fokusohen në reprezantim të regjioneve dhe lagjeve dhe mjerisht ashtu kanë mbetë edhe sot.
E vërteta, prapaskenat e LDK-ës plus…. nuk pushojnë edhe pas 10 qershorit 1999. Ato prapaskena janë sot duke çarkulluar në Gjykatën Speciale në Hagë, e cila hiqet si e Kosovës, dhe nuk është e saj fare. Të përfundoj: Ata që sot janë në Hagë, duhet konsioderohen se e drejtuan Luftën Çlirimtare deri më 10 qershor 1999. E vërteta, lufta e dy tre personalitetve që janë sot në Hagë duke u hetuar, është përgjegjësi e tyre, pse u themelua Gjykata Speciale nga Kuvendi I Kosovës. E ajo ngjau për faktin se ata akterë mendonin se vet nuk janë në ‘çarkullim’ në listën e Millan S. Protiqit dhe Dik Martit, të cilëve idenë ua skicoi një rusomadh, që ka gisht edhe në okupimin e Krimesë më 2014, por edhe në luftën e pashpalluar ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, me çka
Globi është vënë në udhëkryq shumë të ndërlikuar. Madje agresori po krekoset se “nuk është në luftë fare, por në një operacion special”.
Pengesat që i kishte UÇK në Kosovës dhe jashtë saj 1995-1999
Katër pengesat e brendëshme
Pengesa thelbësore për drejtuesit e UÇK-ës në luftën çlirimtare, ishte furnizimi i njësiteve efektive në Kosovë me armatim. Kjo ndodhi për faktin se pas Konferencës Dejtonit, më nuk kishte dilema se çka duhet bërë për çlirimin e Kosovës. Fakti u konfirmua se: Vetëm me fuqinë e armës, çlirohet Kosova. E okupatori i kishte të gjitha kushtet për ta realizuar Marrëveshjen Millosheviq-Tuxhman nga vitit 1991, për të cilën partitë që ishin në lëvizje politike si dhe “Qeveria e Kosovës në ekzil” nuk dinin asgjë.
Pengesa e dytë për UÇK-ën doli në skenë kur në qershor 1998 dezertoi një efektivë e FARK-ut, efektivë ajo që duke e dorëzuar tërë armatimin te okupatori, i solli në pikpyetje shumë të arritura me vargoj gjaku në fushëbeteja. E vërteta, dezertimi i FARK-ut e kurajoi pushtetin në Beograd, sa që një emisar (nga Vjena) do të thot se “tash është momenti që ta zbardhim Marrëveshjën Miloasheviq-Turxhman 1991”. Dhe, çështja e dezertimit nuk u bë problematike në LDK për asnjë moment, por nuk u problematizua nga negociatorët e shumtë që vinin e shkonin pa kryer punë. Këtë “indiferencë”, në planin e brendshëm, të LDK e shpjegon atmosfera në Kosovë si ishte pas dezertimit, edhe fakti se në shtator 1998, do të drejtohet një delegacion i prirë nga një femër, e cila delegacionin prej 13 përfaqësuesëve e vendosi në Drenicë, me mision që ta ÇARMATOS në tërësi UÇK-ën, sepse politika PAQESORE mbi ate jopaqesoren ka përparësi tek miqët e shumtë”. E që aksioni i Shtabit për ÇARMATIM të UÇK –ës nuk dha rrezultate, do të pasojë organizimi i një Komisioni për hulumtimin e KRIMEVE, i cili u themelua më 19 dhjetor
1998. Fatkeqësisht dokumentacioni për krime të okupatorit dhe vrasje enigmatike të aktivistëve të LDK-ës, mbeti para opinionit i panjohur. Atë material asnjë prokuror deri me tash nuk e ka hulumtuar, ashtu si nuk i ka hulumtuar edhe shumë vrsje enigmatike, si thuhet në dokuemnt, e ku figurojnë edhe emrat e atyre që fituan autorizim që të themelojnë edhe nënkomisone nepër degë, me të njetin destinacion.
Pra, nëse thuhet se “na takonte pushteti, ose kishim pushtet paralel, të takon edhe përgjegjësia”. Kujdes pra para historisë se….
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 22 korrik 2010 (Foto: Gerald van Daalen/Capital Photos)
Konkluzat e kësaj politike
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën më 2011, është grancion i
përjetëshëm i shtetësisë saj. Drejtuesit e pushtetit në Kosovë, duhet të mësojnë se insistimi i BE-s dhe OKB-ës që të bissedohet për Kosovën në nivele ndërkombëtare i ka dy qellime: Së pari ta zbres paksa vendimin e GJND dhe shqiptarët mos të lejohen se janë komodë në pozitën e tyre.
Dhe në anën tjetër, ta joshin Serbinë që të demokratizohet dhe mos ta ndjek politikën ruse, për ekspansion sepse mund të ndëshkohet sërish me intervenim të NATO-s. Pra, nga kjo analizë, nxjerrim përfundimin se Republika e Kosovës është nderkombëtarisht e siguruar nga NATO dhe GJND në aspektin ndërkombëtar.
Kurse në spektrin e brendshëm, Republika e Kosovës është duke u mbrojtur në saje të Kushtetutës që është obligative për të gjithë: pozitë, opozitë.
Adem Demaçi dhe Hashim Thaçi
Konferenca e Rambujesë 6 shkurt 19 mars 1999
Janë shkruar shumë “studime” kinse Adem Demaçi e ka refuzuar Konferencëne Rambujesë. Jo, Baci i ka refuzuar 10 pikat e panegociueshme, të cilat e plasonin Serbinë “këmbëkryq” në Kosovë.
Madje, kinse Baci ka provuar t` ia imponoi Hollbrukut qëndrimin e tij. E vërteta, pozita e Holbrukut gjithnjë e më tepër vinte duke u forcuar. Por qëndrimet e tij nuk kanë qenë gjithmonë në harmoni me të drejtën për çka populli i Kosovës i kishte marrë armët në dorë. E pozitën e Bacit jo që nuk e njihnin, por në shumë raste edhe është provuar dhe ia kanë arritur, si nga nga jashtë dhe nga brenda, ta nxjerin nga “loja”. Po, disa herë Hollbruk ka qenë i nervozuar dhe ka folë fjalë shumë rënda, për të gjithë Ballkanasit. Por është kuptuar se ai përfaqëson interesat strategjike të SHBA-ve në Ballkan dhe më gjerë. Pra, Kosova në “noteset” e Hollbrukut, Hillit etj., ishin një thermi, dhe nuk ishte e nevojshme për t` iu treguar se ku i ka rrënjët UÇK, nga vitit 1945 e tutje.
Megjithë këtë, kurrë, në asnjë situatë nuk kemi provuar që të huajëve t`ua shpjegojmë historinë tonë. Po, ua kemi shpjeguar kërkesat tona, të cilat ishin të shënuara në letër si dokuemnete , që nuk shkelnin mbi gjakun e luftës për liri, por as në të drejtat e qytetarit. Vetëm në një rast ka pasë dalje nga klishetë e diploamcisë, kur na është glorifikuar Gj. Washingtoni dhe mohuar Lufta Antifashiste. Aty për aty kemi shprehur një refuzim duke thënë: I njohim edhe ne të gjitha personalitetet respektive të Perendimit dhe të Lindjes. Madje është thënë se: “Gjorgj Washingtoni ka pasë skllavër në ranxhin e tij, se Lufta jonë Antifashiste ishte ajo që me armet e veta e çliroi çdo pëllambë të tokave shqiptare 1944/45, por që në Paris më 1946, u përseritë historia e Kongresit Berlinit (1878), Konferencës Londrës (1913) dhe Konferencës së Versajit (1919), pa i përmedur vitet!”. Në anën tjetër, në Beograd ka pasë fyerje kombëtare ndaj shqiptarëve, dhe Hollbruk vetëm ka qeshë.
Në Rambuje ishte një pazar i mundëshëm në çarkulim, por që deshtoi me fajin e palës: RFJ, Serbi dhe Rusi, të cilat nuk vunë firmën e tyre në dokuemnt fare, sepse jo vetëm 10 pikat e panegociushme, por edhe ca realitete tjera, Serbia kishte mbetur për t`i realizuar. E vërteta, as shqiptarët që ishin në Konferencë (të gjithë), as përfaqsuesit e BE e as ata të SHBA-ve, nuk e dinin planin e Sllobodan Milosheviqit për shfarosjen e shqiptarëve, plan ai që buronte nga Marrëveshja Millosheviq-Tuxhman nga vitit 1991. Prandaj, jo për shkak të mosnënshkrimit të dokumentit të Rambujes, por për ta shporrë Rusinë nga “kulaçi” i ndarjes së Botës, pasoi bombardimi i RFJ-ës për 78 ditë. E vërteta, NATO, sidomos SHBA ato ditë kanë mundur të bëjnë “manovra” eksperimentale sikurse në rrethana lufte. (Këtë rrethanaë V. Putini nga 24 shkurti 2022 kur e sulmoi Ukrainën po e quan Ofenzivë Speciale, pra jo luftë. Mbetet çka do të zbulojë me 9 maj 2022
në paradën e lajmëruar, e shpresoi se nuk do të thot asgjë të re sespe është në armiqësi me vetvetën-HB). Në ralitet, përfaqsuesit shqiptar, BE-ja dhe SHBA, nuk e njihnin politikën e okupatorit, i cli i kishte në tavolinë, jo më pak se 36 programe për serbizimin e Kosovës, sikurse e kishte serbizuar Sanxhakun e Nishit dhe gjashtë Fuqitë europiane ia kishin pranuar.
Po një fakt duhet shënuar kur jemi te Lufta e UÇK-ës në Kosovë. Fjala është te menjanimi i
përfaqsuesëve të UÇK-ës nga Marrëveshja e Kuamnovës, ku “myhyrët” e vet i vunë vetëm
përfaqsuesit e NATO-s dhe të Armatës Jugosllave (kjo e dyta e nënshkroi KAPITULLIMIN-HB). E pse ndodhi ky përjashtim, përgjegja mund të gjëndet prap, te dokumenti i Rambujesë, sepse aty nuk përjashtohet RFJ (Serbia) që të mbetet këmbkryq në Kosovës, me 11000 efektiva ushtarake dhe policore, e mos të flasim për administratë që mbetej në serbishte dhe me çirilicë. E vërteta, Rrezoluta e KS OKB nr 1244, e 10 qershorit 1999, e vërteton pozitën e Serbisë që “duhet ta ketë në Kosovë”. E atë pozitë e ka shkatërruar vet Serbia, me rastin e dërgimit të Republikës Kosovës (u shpallë Republikë sovarne më 17 shkurt 2008, me sugjerim të Presidentit SHBA -Bush i Riu!) në Gjykatën Ndërkombatare të Drejtësisë, ku e humbi padinë. GJND me rastin e shplljës së verdiktit, i dha të drejtë luftës së UÇK-ës, i dha të drejtë shpalljes së Pavarësisë Kosovës në çdo aspekt, pa
asnjë të drejtë rishqyrtuese. Lidhur me këtë, përfaqsusit e Republikës Kosovës sot e kanë një argument të pakontestueshëm në dorë, si aksiomë, se nuk ka NEGOCIATA me palën serbiane më.
Mund të negociohet vetëm ndonjë detal sepse çështjën e statusit të Kosovës shtet sovran, në çdo segment e saktëson Kushtetuta e saj. Përtej Kushtetutës, nuk ka asnjë fjalë për pleqërim, qoftë edhe nga ndërkombëtarët.
Ps: Shkrimi i kushtohet Ilir Konushefcit, Dr Hazir Malës, të gjithë heronjëve të Kosharës, sidomos Sali Çekut dhe efektivit kombëtar të Kuksit!
Prishtinë, më 9 maj 2022
/drini/
Diskutim rreth këtij postimi