Kur flasim për kritikën letrare mund të themi se është edhe “zanatë” arti i të bukurës për të bukurën, vërtetësia e krijuesit letrar, ku lexuesi e merr si pasqyrë analizën që i bëhet veprës. Diskurs teorik i bazuar në teorinë e literaturës, sa edhe zbërthimin e një vepre letrare që janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, gjykimi që i sjellë librit në duar të Shefqet Dibranit na bënë të njohur argumentin, objektivitetin, thelbin e temës, stilit, formës dhe mesazhit!
Në teorinë e kritikës nuk mund të themi se kritika është literaturë, por diskurs që përcakton (thuhet) për literaturën. Në rastin e Shefqet Dibranit i kemi që të dyja: Krijues dhe kritik letrar, ku artin e letrave e pasuron dhe është komplimentative që elementet e refleksionit për veprën ndriçojnë dhe i japin vendin që meriton.
Kritika letrare, a mund të quhet vepër letrare?
Mu nga kjo kritika quhet Kritikë letrare, pra mund të themi se (+) është çelës i vlerave letrare! Shefqet Dibrani në kritikën e tij përcakton edhe më mirë, parë se edhe vetë është krijues, veç analizës jep mendimin e vet, kështu që i afrohet lexuesit duke i hapur “rrugë” ndriçuese për veprën në lexim. Problemi te ne është se kemi mangësi në këtë çështje, kemi krtik të mirë po jo të mjafteshëm.
Ta marrim Prend N. Buzhala, kritika e tij rreth veprës ka dozë aq të ndjeshme, ndihet afiniteti letrar, thuajse është duke biseduar drejtëpersëdrejti me autorin, këto dy paralele pasurojnë filozofinë e kritikës letrare, kulturë që ia kemi lakminë! Në anën tjetër “deviza“, e një vepre në analizën që i jep Shefqet Dibrani ka qëndrim filozofik që përcakton vlerën, çka bindemi se vepra është lexuar me pasion.
Kur veprës i jep dritë, do të thotë shtëllisë të menduarit kritik dhe i kundërvihet paragjykimit. Në atë sa kam arrirë ta lexoj kritikën e Shefqet Dibranit ka një dy luftim të hapur mbretëror, principin që të lejohet kundërshtimi, dhe në asnjë mënyrë ndarjen apo përçarjen me pretekst se ideja qëndron dhe filozofia e vlerësimit mos të jetë shkas për dhe kundër që të dëmtohet vepra, aty ku kritika është objektive, dhe subjektivitetin e njeh me një me shtesë të një metafore që zbusin ndikimin qoftë ai për inate apo nga kryelartësia! Kjo kulturë e kritikës letrare të Dibrani ka emër, e përsëris se është vetë krijues, pra kemi të bëjmë me një kritik të kulturës letrare të një urtësie mjeshtërore që rrallë e hasim, dhe mu nga kjo e kemi atë “shtytjen” letrare, që është jo vetëm eksperiencë por studim gjeo-kritkë, sikur t’ishte një studim psikanalize!
Shpesh poetet sjellin “paragjykime në vargjet e tyre” me mesazhet që ata i vlerësojnë, këtu kritika ka të bëjë pikërisht me analizë psiko-filozofi në zbërthim, dhe kjo (prirje) sipas kritikut mund të thuhet se më shumë është zë i lartë se literaturë e vlerës. Shefqet Dibrani këtë teori nuk e përfillë, ai i përket një filozofie që teoria e analizës se një vepre është prodhim i dijes mbi dhe për artin letrar, mu si kronikë historike me simbiologjinë e artit, ku edhe i jepet temës jetë!
Polarizimi mes krijuesit dhe kritikut a është dogmë apo devizë artistike?
Renditja poetike, elementet mes reales dhe imagjinatës, vendi dhe mesazhi i metaforës, ajo “mes rreshtave” thuhej dikur e kam fijen në shoqërinë tonë, çastet historike në kontekst me krijuesin, forma dhe stili, ndikimet, literatura në mërgim e sa e sa çështje tjera që donë zbërthim në shoqërinë tonë, n’anën tjetër nuk kemi pas as “fatin” e as mundësinë të jemi “krijues oborresh” po “të përshtatshëm me sistemin ideologjik” pa dyshim, këtu kritika ka “guxim”, kjo “modë ” e plagosmë për shoqërinë tonë e tema tjera që kritika i vë në pasqyrë në mënyrë teatrale dhe që e pasurojnë gjithë artin e letrave të bukura!
Morali vepra dhe kritika!
Teoria e mospëlqimit, mendimi në mos zhgënjim, arsyes, përgatitja e një vepre, e një përmbledhje poetike, ese e tregime, arti i kritikës i vë në shkallë të meritës, në pajtim me urtësinë e artit. E, sipas etimologjisë kritika përmban në vete gjykimin.
Çdo krijues, shkrimtar a poet e rishkruan historinë letrare, hedh themelet sipas traditës, paraqet vizionin e tij, peripecitë, mu si një tablo arti të kompletuar me figura që imagjinohen apo edhe ato që janë reale duke i m’veshur sa më bukur personazhet, qofshin ato negative (që do një mund tepër më të madh) dhe tjera figura që e lirojnë rrafshin e letrave në rrjedhë më të këndshme, këtu Shefqet Dibarni nuk është i mbushur me negativizmat e si karakteristikë e njëanshme që ndodhë bukur shpesh në shoqërinë tonë, apo Dibrani është më “selektiv” në lexim të krijuesve që ai i zgjedhë!
Shefqet Dibrani e ka këtë kulturë, pra nuk është diakronik po sinokronik, sinokronizëm me kohën, me histori moderne në kohë të duhur, në kohë që nuk pret se vonesa në letrat shqipe ka qenë dhe si duket prapë çalon nga ndikime ideo-besime që dëmtojnë jo vetëm artin, të kaluarën, të tashmen po dhe lënë pasoja për t’ardhmen!
Ne ta vlerësojmë me: Kjo është literaturë në “martesë ” që vepra të jetësohet!
Një vepër është në jetë deri sa lektorët e saj, estetika e perceptimit jetësohet nga jo mediokritet po nga lektor, këtu kritika ka rolin kyç që veprës t’i jap jetë me kulturë letrare! Përderisa shkruajmë nuk jemi të trishtuar, shkrimtarët kanë “aksin” e tyre mes dy botëve apo edhe më shumë, epokë moderne, epokë reale, apo imagjinatë që ta pasurojnë veprën sa më bukur sa më ngadhënjyese e që kritika ta vë atë në udhëtim të këndshëm për në duar të lexuesit, ndaj Dibrani do të na këshillonte që të shkruajmë mirë që t’i jepet mundësi kritikës ta thotë fjalën e vet që i takon dhe që e ngritë artin dhe emrin e tyre!
Ta marrim kronologjinë e autorëve tanë: Klasik jo të mjaftueshëm, rilindës të frytshëm ani se pak me vonesë, modern e post-modern më të rrallë, po në udhëtim të duhur që të zënët hapi ynë parë se jemi paksa në vonesë!
Besoj se Prend Buzhala, Shefqet Dibrani e të tjerë që kritikën e kanë tashmë “mjeshtri” do të pajtohen me mua nëse them se është kohë e ngutshme që të kemi studime universitare rreth kritikës si lëmi në vete, po pse jo edhe “shkencë” nëse më lejohet, kështu që botuesit tanë në Dardani, Shqipëri e vende tjera ku botohen veprat e autorëve tanë të mirën në shqyrtim dhe të jenë në takim me vlerat e letrave të bukura!
Në kontekstin e “krizës” teorike, kritikës, studimeve letrare, krijuesit ndihen më të vetmuar dhe se puna e tyre nuk ka mbështetje as materialisht as edhe për njohje të mjaftueshme, kjo që tash e sa vjet e them se horizontet e metodologjisë që të hapet një kapitull i ri ku studiuesit e letërsisë dhe kritikës ta thonë fjalën dhe vlerësimin për botim të veprave, e mos të biem në grackë vetëm se arrimë t’i botojmë pa asnjë kriter letrar!
Nuk e kuptoj pse Shtëpitë Botuese (ndoshta jo të gjitha) nuk punojnë në këtë drejtim, pse ata nuk i kanë redaktorët e vet, dhe pse autorët duhet ta paguajnë librin dhe ai libër mos të jetë në asnjë librari, në bibliotekat e shkollave në fshatra dhe qytete?
Ku është Akademia e Prishtinës, ajo e Tiranës që nuk dukën në këto tema, për artin dhe kulturën kombëtare?
Paris, 15.03.2022.
Diskutim rreth këtij postimi